Kreu Aktualitet Hyn ligji në fuqi që ndalon pijet alkoolike dhe energjike nën 18...

Hyn ligji në fuqi që ndalon pijet alkoolike dhe energjike nën 18 vjeç

74
0

Tashmë pijet alkoolike dhe ato energjike nuk do të lejohen ligjërisht të konsumohen nga të miturit. Kuvendi i Republikë së Shqipërisë ka sjellë madje disa ndryshime në ligjin nr 9518 “Për mbrojtjen e të miturve nga përdorimi i alkoolit” ku theksohet se përveç pijeve alkoolike do të ndalohet edhe përdorimi i pijeve energjike dhe atyre të gazuara që përmbajnë sheqer të shtuar.

Masat dhe gjobat- Në ligj bëhet me dije se ndalohet ofrimi i pijeve alkoolike dhe energjike të miturve nga personi madhor që e shoqëron atë në vende publike. “Ofrimi i pijeve alkoolike dhe pijeve energjike nga personat madhorë që shoqërojnë të miturit në njësi tregtare, përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë nga 10 mijë deri në 20 mijë lekë. Ofrimi i pijeve alkoolike dhe pijeve energjike nga personat madhorë që shoqërojnë të miturit në baret, restorantet, kinematë apo klubet e natës përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë nga 20 mijë deri në 30 mijë lekë.”,-theksohet në ligj.

Gjithashtu, në këtë të fundit bëhet me dije se shitja e alkoolit dhe pijeve energjike te personat nën 18 vjeç ndalohet rreptësishtë nga të gjitha dyqanet, marketet apo njësitë e tjera të shitjes. Të gjithë personat e dyshuar si minorenë do të kontrollohen nëpërmjet mjetit të identifikimit për të ndaluar përdorimin e lëndëve të sipërpërmendura. Gjithashtu, do të ndalohet çdo lloj reklamimi i pijeve të gazuara që përmbajnë sheqer të shtuar në institucionet arsimore për të mitur.

“Ndalohet transmetimi i publicitetit për pijet alkoolike, pijet energjike dhe pijet e gazuara që përmbajnë sheqer të shtuar në brendësi të këtij programi drejtuar të miturve, si dhe 60 minuta para dhe pas këtij programi”,-thuhet në ligj. Ndërkohë, radiotelevizionet, mediat e shkruara publike ose private, si edhe agjencitë publicitare, brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, duhet të miratojnë rregulla për përmbajtjen e mesazheve publicitare që kanë të bëjnë me pijet energjike dhe pijet e gazuara që përmbajnë sheqer të shtuar.

Synimi- “Ky ligj ka si qëllim parandalimin e pasojave shëndetësore nga konsumi i alkoolit, pijeve energjike dhe pijeve të gazuara që përmbajnë sheqer të shtuar nëpërmjet përdorimit të tyre nga të miturit”,-theksohet në ligj. Në këtë të fundit bëhet me dije se “pije energjike” konsiderohen ato pije joalkoolike, në të cilat përmbajtja totale e kafeinës tejkalon sasinë 150 mg/l dhe që në përbërje të tyre kanë të paktën një ose më shumë substanca stimuluese ose tonike, të tilla si: taurinë, D-glukuronon y-lakton, guaranë, maltodekstrin, xhensen, karnitinë, kreatinë dhe gingko biloba. Ndërkohë, “pije të gazuara që përmbajnë sheqer të shtuar” konsiderohen ato pije joalkoolike, të gazuara, që përmbajnë sheqer, agjentë të tjerë ëmbëlsues apo aromatizues, natyral apo artificial, si dhe acid ushqimor, përjashto ujin mineral dhe ujërat e gazuara, lëngjet e frutave dhe pijet e bëra me qumësht ose produktet e qumështit.

Çfarë ndalon ligji, masat administrative- Ndalohet ofrimi i pijeve alkoolike dhe energjike të miturve nga personi madhor që e shoqëron atë në vende publike.
Ofrimi i pijeve alkoolike dhe pijeve energjike nga personat madhorë që shoqërojnë të miturit në njësi tregtare, përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë nga 10 mijë deri në 20 mijë lek?. -Ofrimi i pijeve alkoolike dhe pijeve energjike nga personat madhorë që shoqërojnë të miturit në baret, restorantet, kinematë apo klubet e natës përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë nga 20 mijë deri në 30 mijë lekë.

Shitja e alkoolit dhe pijeve energjike te personat nën 18 vjeç ndalohet rreptësishtë nga të gjitha dyqanet, marketet apo njësitë e tjera të shitjes.
Të gjithë personat e dyshuar si minorenë do të kontrollohen nëpërmjet mjetit të identifikimit për të ndaluar përdorimin e lëndëve të sipërpërmendura.

Do të ndalohet çdo lloj reklamimi i pijeve të gazuara që përmbajnë sheqer të shtuar në institucionet arsimore për të mitur.
Ndalohet transmetimi i publicitetit për pijet alkoolike, pijet energjike dhe pijet e gazuara që përmbajnë sheqer të shtuar në brendësi të këtij programi drejtuar të miturve, si dhe 60 minuta para dhe pas këtij programi

Radiotelevizionet, mediat e shkruara publike ose private, si edhe agjencitë publicitare, brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, duhet të miratojnë rregulla për përmbajtjen e mesazheve publicitare që kanë të bëjnë me pijet energjike dhe pijet e gazuara që përmbajnë sheqer të shtuar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here