Kreu Aktualitet Nis rehabilitimi i plotë i 45 kilometrave të Qafë Qelë-Fushë Arrëz

Nis rehabilitimi i plotë i 45 kilometrave të Qafë Qelë-Fushë Arrëz

82
0

Në kuadër të programit të qeverisë për mirëmbajtjen e akseve rrugore kombëtare, Autoriteti Rrugor Shqiptar filloi punën për rehabilitimin e plotë të aksit Qafë Qelë-Fushë Arrëz. Vlera e punimeve rehabilituese në këtë aks me gjatësi 45 kilometra do të arrijë në 8.7 milion euro.

“Një rehabilitim i thellë dhe i plotë i paketës së shtresave asfaltike, nënshtresave, veprave të artit, urat, tombinot, kanalet e kullimit të ujërave dhe sidomos me plotësimin e elementëve të sigurisë rrugore përmes sinjalistikës horizontale dhe vertikale. Për një gjatësi gati prej 12.5 mijë metrash linear ne do të vendosim edhe barrierat mbrojtëse”, u shpreh drejtori i ARRSH-së Afrim Qendro.

Më tej, ai sqaroi se afati kohor i kësaj kontrate është gati 12 muaj por ARRSH beson se do të arrijë ta mbarojë përpara këtij afati.

“Natyrisht ritmet e kantierit do të jenë në varësi të kohës gjatë këtij sezoni të dimrit por mendojmë se përpara vjeshtës së vitit që vjen, ky kantier të jetë mbaruar dhe kjo rrugë të kthehet përfundimisht në parametrat që duhen. Kjo nuk do të ndikojë aspak gjatë sezonit dimëror, për mirëmbajtjen dimërore dhe për të siguruar kalueshmërinë në këtë aks për të gjitha llojet e mjeteve. Një falenderim të veçantë dua ta bëj për sektorin e policisë rrugore, jo vetëm në këtë rast por në gjithë programin e mirëmbajtjes pasi pa mbështetjen e Policisë Rrugore ne nuk do mund të arrinim këto rezultate”, nënvizoi Qendro.

Gjatë vizitës në qytetin e Pukës, Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar zhvilloi edhe një dëgjesë publike me banorët në lidhje me programin e mirëmbajtjes së rrugëve dhe ndikimin e tij në mjedis. Qendro tha se në kuadër të programit për mirëmbajtjen me performancë është bërë e mundur ndërhyrja në një pjesë të konsiderueshme të akseve duke realizuar rehabilitimin e plotë të shtresave dhe nënshtresave asfaltike.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here