Kreu Aktualitet Nis aksioni “Të pastrojmë Shqipërinë që Duam”

Nis aksioni “Të pastrojmë Shqipërinë që Duam”

42
0

Aksioni kombëtar “Të pastrojmë Shqipërinë që duam” nisi në orën 09:00 të mëngjesit të ditës së sotme dhe do të vijojë deri në mbrëmje. Një ditë e veçantë, ku janë angazhuar mijëra të rinj në të gjithë Shqipërinë, në bashkëpunim me stukturat e mjedisit, prefektët dhe kryetarët e bashkive, të cilët kanë përgatitur plane konkrete veprimi, për zonat që kanë nisur dhe do të vijojnë të pastrohen. Nga Durrësi, në një nga zonat e ndotura industriale të qytetit bregdetar, ministri Klosi tha se ky kontribut vullnetar duhet përgëzuar, por se ky operacion po vijon intensivisht prej më shumë se një viti, në mbrojtje të mjedisit, si një nga angazhimet e rëndësishme të qeverisë. “Këtu jemi në një zonë, e cila është një zonë industriale, zonë e cila ësthë një zonë e ndotur dhe për këtë gjatë gjithë këtyre kohëve ne kemi folur, jemi në përgatitje të një aksioni të madh, që do të zgjidhë përfundimisht problematikat e zonës më të ndotur mbase në zonën bregdetare, që është landfilli i Porto Romanos dhe për të realizuar këtë duhet një përpjekje e përbashkët ashtu siç jemi mbledhur sot, së bashku me bashkinë, prefekturën, organet e pushtetit qendror dhe lokal në bashkinë e Durrësit, por edhe kontributin e qytetarëve. Do të ketë një zgjidhje të fundme të problematikave të landfillit të Durrësit, por kjo do të vazhdojë gjithashtu me përpjekje për të mbajtur pastër, në përpjekje për të eliminuar ndotjet, që vijnë nga makinat e përdorura, qeset plastike, nga guroret në malin e Krujës, për të eliminuar ndotjen, që vjen nga shumë industri, që tashmë kanë marrë vëmendjen një e nga një”, tha ministri Klosi.

Fjala e ministrit Klosi: 

Sot është një ditë e veçantë, një ditë ku mijëra e mijëra të rinj në të gjithë Shiqpërinë janë angazhuar në aksionin “Të pastrojmë Shqipërinë” dhe ky është një kontribut vullnetar dhe për këtë duhen përgëzuar të gjithë ata që marrin pjesë në këtë aksion. Ne si ministri e mjedisit jemi të angazhuar në të gjithë këtë operacion, që nuk është vetëm sot, por që është në vazhdim gjatë një periudhe më të gjatë sesa një vit për të krijuar të gjitha mundësitë dhe premisat për të larguar shkaqet nga të cilat vendi ynë bëhet pis. Këtu jemi në një zone, e cila është një zonë industriale, zonë e cila ësthë një zonë e ndotur dhe për këtë gjatë gjithë këtyre kohëve ne kemi folur, jemi në përgatitje të një aksioni të madh, që do të zgjidhë përfundimisht problematikat e zonës më të ndotur mbase në zonën bregdetare, që është landfilli i Porto Romanos dhe për të realizuar këtë duhet një përpjekje e përbashkët ashtu siç jemi mbeldhur sot, së bashku me bashkinë, prefekturën, organet e pushtetit qendror dhe lokal në bashkinë e Durrësit, por edhe kontributin e qytetarëve. Do të ketë një zgjidhje të fundme të problematikave të landfillit të Durrësit, por kjo do të vazhdojë gjithashtu me përpjekje për të mbajtur pastër, në përpjekje për të eliminuar ndotjet, që vijnë nga makinat e përdorura, qeset plastike, nga guroret në malin e Krujës, për të eliminuar ndotjen, që vjen nga shumë industri, që tashmë kanë marrë vëmendjen një e nga një për të pasur mundësisë që të patrojmë por për të pastruar më shumë sesa mbeturinat që janë në rrugë, të pastrojmë shkaqet nga të cilat ne bëhemi pis. Edhe njëherë përgëgzime për të rinjtë e lëvizjes të pastrojmë shipërinë e cila prej disa vitesh është në këtë aktivitet pro që ka shumë më tepër nevojë për pjesmarrjen e mijëra e mijëra qytetarëve të cilët duhet të kuptojnë se shqipëria mund të pastrohet edhe në një ditë në qoftë se ne të gjithë premtojmë dhe vendosim që mbetjet të mos ti hedhim kuturu.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here