Kreu Aktualitet Identifikohet personi që hodhi kapsollën që plagosi efektiven e Policisë

Identifikohet personi që hodhi kapsollën që plagosi efektiven e Policisë

161
0

Pas prangosjes së 11 personave që protestuan në mënyrë të dhunshme përballë parlamentit paraditen e së enjtes, pritet që numri i të arrestuarve të rritet pasi mësohet se policia ka identifikuar të tjerë protestues që sulmuan uniformat blu.

Burime nga grupi i hetimit thanë për Klan se është identifikuar mes protestuesve edhe personi që hodhi kapsollën në drejtim të efektives Ina Nuka, e plagosur më rëndë në këtë protestë. Burime nga Spitali i Traumës bëjnë me dije se, gjendja e 24-vjeçares është e stabilizuar dhe brenda ditës së premte pritet të udhëtoje drejt Stambollit ku mjekët do të kryejnë një ndërhyrje të specializuar për të rikuperuar gishtat e dëmtuar. Të njëjtat burime thanë se Nuka ka humbur njërin prej gishtave ndërsa 2 të tjerë janë dëmtuar rëndë.

Gjatë protestës së të enjtes mbetën të plagosur edhe 11 efektivë të tjerë të policisë si dhe 3 protestues. Në ambientet e spitalit vazhdojnë të marrin mjekim vetëm 2 punonjës policie, ndërsa pjesa tjetër bashkë me 3 protestuesit janë larguar pasi morën ndihmën e parë.

Pas përfundimit të protestës ekspertët kriminalistë shkuan në vendngjarje dhe konstatuan se kapsollat që u hodhën drejt punonjësve të policisë kishin në përbërje sasi të lartë baruti. Prokuroria e Tiranës ka regjistruar kryesisht procedim penal ndaj 11 protestuesve për 5 vepra penale, “Plagosja e rëndë me dashje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë’’, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme dhe prishje e qetësisë publike”. Ndërsa shërbimi për çështjet e brendshme dhe ankesave pritet të verifikojë edhe veprimet e punonjësve të policisë gjatë protestës së banorëve të zonës së Astirit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here