Kreu Aktualitet Në Prekaz, në nderim të martirëve të familjes Jashari

Në Prekaz, në nderim të martirëve të familjes Jashari

46
0

Në përfundim të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, Kryeministri Edi Rama dhe Kryeministri Ramush Haradinaj, sëbashku me kabinetet qeveritare kanë kryer homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz. Kryeministrat Rama e Haradinaj, si dhe anëtarët e dy qeverive vendosën kurora me lule në Memorialin ku sot prehen heronjtë e Pavarësisë së Kosovës, martirët e familjes Jashari.

Dy kryeministrat vizituan edhe shtëpinë e Adem Jasharit, ku u pritën nga Rifat Jashari, vëllai i heroit epik të Kosovës. Kryeministri Rama, pasi i shprehu nderimet familjes së Ademit, iu drejtoi një mesazh urimi të gjithë shqiptarëve në vigjilje të festave të nëntorit.

“Shumë faleminderit për mikpritjen dhe për mundësinë që na u dha që të nderojmë historinë e lavdishme të kësaj familjeje. Besoj që nuk ka një vend më të përshtatshëm për t’iu uruar të gjithë shqiptarëve, kudo që janë, festën e flamurit kuq e zi, flamurit me shqiponjën dy krenare që është simboli që duhet të na inspirojë çdo ditë për të qenë një trup dhe dy shtete me sytë drejt bashkimit tonë kombëtar në Europën e Bashkuar”, – u shpreh Kryeministri Rama.

Një foto familjare përmbylli edhe këtë vizitë në Prekaz.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here