Kreu Ditar Mustafa Matohiti, binjak me Pavarësinë

Mustafa Matohiti, binjak me Pavarësinë

95
0

“Mustafa, o trim me fletë/T’u qepën të rinjtë si bletë./I ndave çetë më çetë/

Ashtu si e dije vetë”…

I lindur dy javë para shpalljes së Pavarësisë nga patrioti i madh Ismail Qemali, Mustafa Matohiti erdhi në jetë si binjak me ngritjen dhe valvitjen e Flamurit Kombëtar në Vlorë. Dhe koha do të tregonte se ai do të bëhej një luftëtar i orëve të para për çlirimin e vendit, për lirinë e popullit, për mbrojtjen e flamurit deri dhe me jetën e re të tij.

“Bilbili i Labërisë”

Kështu e quanin populli dhe partizanët heroin e ardhshëm. Mustafai ishte një orator i përsosur dhe fliste me zjarr për atdheun e dashur, me urrejtje të thellë shprehej kundër Zogut dhe fashizmit dhe bindeshe për vërtetësinë dhe drejtësinë e fjalës së tij. Me gjuhën dhe gojëtarinë e tij të rrallë, ai ngrinte peshë zemrat e njerëzve patriot dhe i hidhte në luftë për fitoren e lirisë dhe ditë më të mira për popullin e vuajtur shqiptar. Ishte një figurë e madhe, patriot i flaktëe, dinjitoz, zemërçelik, truplidhur, model i thjeshtësisë që jetonte në gjirin e popullit. Dyert e shtëpive të vegjëlisë, ishin kurdoherë të hapura për këtë bir besnik të tij. Luftëtar i paepur dhe me një maliher në krah, kalonte mal më mal, stan më stan e fshat më fshat, i maskuar dhe illegal në qytete, duke biseduar shtruar, kuptueshëm e përzemërsisht me njerëzit.

I papërkulur

Jeta e Mustafa Matohitit kalonte nëpër dallgë, Ishte nga një familje e varfër e fshatit Lekdush i krahinës së Kurveleshit.  Peshë të rëndë kishte jeta e tij: me vuajtje e skamje dhe kalonte përmes  halleve e vështirësive të mëdha që po i dëmtonte shëndetin, po i brenin mushkëritë. Megjithatë, ai qëndrontë i pamposhtur, i papërkulur si malet e Labërisë, gjithnjë me moral të lartë dhe shikonte gjithnjë përpara duke zgjedhur i vendosur rrugën për: lirinë e popullit! Ai shprehej: “Liria i ka rrënjët në gjak dhe në gjak lind, rritet e lulëzon”.

Në Delvinë kishte mbaruar shkollën fillore. Me konkurs fitoi dhe kreu shkollë të mesme në Tiranë për officer. Këtu i kuptoi edhe më mirë padrejtësitë e regjimit në fuqi, prandaj dalëngadalë u bë një antizogist i pathyer. Mbante lidhje me njerëz përpatimtarë dhe bënte propaganda në rretghe të ndryshme shokës, kunder sundimit zogist.

Veprimtarinë antizogiste e kishte filluar qysh në moshë të re, kur ishte 17 vjeç, në vitin 1929, në nënprefekturën e Gusmarit ku do të mblidhej poopulli me rastin e festës së Pavarësisë, ishte edhe Mustafai. Ai shfrytëzoi rastin dhe u ngrit e foli duke thënë ndër të tjera: “Në na akuzojnë se jemi kusarë, por kusarë janë ata që na akuzojnë ne, kusarët janë nëpër qytete, nëpër zyrat  qeveritare dhe këta duhen akuzuar si të tillë”… Po me këtë guxim, Ai foli edhe një vit më vonë para popullit të Tepelenës.

Nuk kaloi shumë kohë dhe aktiviteti i tij revolucionar ran ë sy të spiunëve të Zogut, të cilët e përgjonin dhe e raportuan. Më 15 Maj 1937, arrestohet në Vlorë dhe burgoset në Tiranë. Edhe brenda mureve të burgut, qëndroi i papërkulut. Gati çdo natë merrej në pyetje, i bëheshin presione e kërcënime dhe mbaheshin proces-verbale. Xhelatët e torturuan dhe u përpoqën të zbulonin  aktivitetin e tij e të shokëve të tjerë, por ai nuk nxori nga goja asnjë fjalë. Ishte i vendosur në idetë dhe rrugën e tij. Për mungesë faktesh, pas disa muajsh e liruan. Detyrimisht u dërgua në Delvinë, pastaj më fshatlindjen e tij, duke qenë nën survejim. Agjentët e fshehtë të regjimit antipopullor ndiqnin çdo lëvizje të tij.

Jeta e Mustafait ishte bërë e padurueshme. Qëndrimi i tij në Shqipëri ishte i pasigurt, prandaj në fillim të vitit 1938, u hodh fshehurazi në Greqi, ku kërkoi strehim politik, por kjo nuk iu pranua dhe e dorëzuan te autoritetet shqiptare. Për një kohë u mbajt në burgun e Gjirokastrës dhe më pas e liruan dhe e mbajtën nën kontroll. Duke qenë në një gjendje të keqe ekonomike, u detyrua të punonte punëtor krahu në rrugën Sarandë-Butrint, njëherazi vazhdonte  të përhapte idetë komuniste. Përsëri u diktua dhe po veprohej kundër tij.

Luftëtar sypatrembur

Mustafai nuk qëndronte në një vend. Lëvizte gjithnjë me punë përmes rreziqeve. E gjeje herë në Këlcyerë e Përmet,, herë në Zagori e Lunxhëri, herë në Delvinë e Konispol, herë në Sarandë e Bregdet, Vepronte sypatrembur nën hundën e armiqve. Në fillim të vitit 1942, mori pjesë në një mbledhje që bëhej në Fterrë. Kishte shkuar prefekti i Gjirokastrësa. Matengleni hiqej sikur ishte mësues i fshatit. Prefekti foli për “drejtësinë” dhe fitoret e fashizmit Italian. E mori fjalën edhe Mustafa Matohiti, i cili iu drejtua prefektit me fjalët: Mirë, more zoti prefekt, të gjitha këto që na thatë janë të mira e të ëmbla, po kur fashizmi qenka kaq i ëmbël e i ndritur, pse ne nuk kemi sheqer, dritë…? Neve na mungon edhe buka e misrit, edhe kripa që vendi ynë e prodhon kaq shumë”.

Mustafa Matohiti e priti me indinjatë dhe urrejtje të thellë pushtimin fashist Italian të Shqipërisë. U hodh menjëherë në veprimtari të dendur antifashiste. Me themelimin e Partisë, përqafoi pa rezerva vijën luftarake të saj. U rreshtua në rradhët e komunistëve. Në Qershor 1942, pranohet anëtar i Partisë. Gëzim i madh. Mori forca të reja, Sa s’fluturonte! U ngarkua me detyra të rëndësishme. Në fillim komisar politik i çetës së kurveleshit dhe përgjegjës i celulës së Partisë të kësaj zone. Mori pjesë në krye të forcave partizane, në luftimet për çlirimin e Gusmarit dhe të gjithë Kurveleshit. Më pas u caktua me punë partie në përmet, Tepelenë e Kurvelesh. Me formimin e Grupit IV partizan “Çamëria”, caktohet komisar i tij, pastaj komisar i Brigadës VI Sulmuese, duke drejtuar e marrë pjesë trimërisht në të gjitha aksionet luftarake të saj.

Jeta e tij është e një luftëtari të përkushtuar, të vendosur. Ishte njeri i fjalës dhe i veprave. E shihte të ardhmen e Shqipërisë me optimizëm, me besim në fitore. Shihte vrasje e djegie nga armiku dhe shprehej: “S’ka ç’i bën flaka këtij vendi, nuk mposhtet lufta jonë! Nuk shterojnë radhët tona…Edhe shtëpi të reja do të bëjmë, edhe njerëz të rinj do të ritim që të mbushen radhët. Nuk do të thahemi, nuk do të zhdukemi kurrë”.

Kulmi i trimërisë

Për trimërinë e Mustafa Matohiti flasin sa e sa beteja, ku ai ishte në ballë, ku është dëgjuar thirrja e tij luftarake: “Para partizanë”!, ku kanë gjhëmuar maliheri dhe automatiku i tij. Por kulmi i trimërisë të komisar Marenglinit, u shpalos në betejën e Margëlliçit të patosit në Mallakastër, atje ku ai drejtoi dhe luftoi në vijë të parë të zjarrit, atje ku u ndërpre jeta e tij, ku u shtri trupi i tij, ku ndritën sytë e tij, ku toka u skuq me gjakun e tij. Eh, beteja e Marglliçit! Një legjendë historikë, një mal me heroizëm partizan. Armiqtë të humbur, partizanët fitimtarë. Ata ferra, partizanët trëndafila. Ata me bukë të bardhë, partizanët pa bukë; ata të mbrojtur me betonarme, luftëtarët e lirisë të shtrirë në tokën mëmë. Tokë e përgjakur, kala e përflakur. Trimëri e rrallë. Tetë orë luftë e rreptë. Vështirë të gjesh një betejë si e Margëlliçit, ku të tregohet kaq heroizëm, ku merituan titullin e lartë katër luftëtarë Heronj të Popullit, të cilët nuk u panë me Yllin e Artë në kraharor, por ata mbetën tërë jetën Yje të Pashuar!

Në Margëlliç luftonin Brigada e VI S. dhe mallakastriotet kundër 1000 nazistëve e 500 ballistëve. Luftë e pabarabartë: tre armiq me një partizan. Vendi u ndez tym e flakë. Në radhët e sulmuesve ishte edhe komisar Matohiti, që thërriste: “Guxim vëllezër, guxim! Para partizanë! Dhe sulej me furi përpara. Por vrulli i tij u ndal, u godit, u plagos për vdekje, por veten nuk e dha. U orvat të ngrihej, por nuk mundi.

Dhimbje. Pikëllim. Shokët vazhduan sulmin deri në fitoren e plotë. Gjermanë e ballistë u tërhoqën me bisht në shalë. Të turpëruar, të mundur. Fitorja partizane e Margëlliçit bëri jehonë të madhe. Ra komisari, por dhimbja e luftëtarëve të lirisë u kthye në forcë. U ndezën gjakrat. Sulmi i fundit. Shpërthyen brohoritjet dhe një betim: “Hakën do ta marrim”! Dhe fjalët: “Nuk vdes komisari ynë, jo! Mustafa Matohiti kurrë nuk ka për të vdekur, as sot dhe as mot. Ai dhe dëshmorët e tjerë, do të rrojnë si frymëzim i përhershëm. Gjaku i tyre ndriçon dhe diellzon Atdheun! Dhe kënga: “Ah, Muço Matohiti që s’të shoh me sy”. E në vazhdim një mal me këngë!

Mustafa Matohiti lindi afër ditës së Shpalljes së Pavarësisë, kur në Vlorë Flamuri u valëvit, por fitoren nuk e pa. Ai ra në fushën e nderit, në lulen e rinisë, në moshën 32 vjeçare. Nder e lavdi Heroit të Popullit, Mustafa Matohitit!

SEVO TARIFA

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here