Kreu Ditar Brigada e dytë sulmuese e partizane e lindur në stuhi

Brigada e dytë sulmuese e partizane e lindur në stuhi

97
0

-Me rastin e 75 vjetorit të formimit – 28 Nëntor 1943 – 28 Nentor 2018-

Momenti historik kur u formua Brigada

Pas fitores së madhe të Stalingradit dhe të Kurskut, Ushtria e Kuqe po përparonte pa u ndalur drejt perëndimit, duke thelluar katastrofën e trupave nazi-fashiste, po rritej vrulli i luftës së vendeve të tjera antifashiste kundër forcave agresore. Si rezultat i kësaj lufte më 8 Shtator 1948, Italia fashiste kapitulloi pa kushte.

Gjatë vitit 1943 edhe Lufta jonë ANÇl ishte ngritur në një shkallë më të lartë duke u shndërruar në kryengritje të Përgjithshme të armatosur popullore. Populli ishte bashkuar më fort rreth PK. Ndërsa organizata tradhëtare e “Ballit Kombëtar” kishte kaluar në bashkëpunim të hapur me pushtuesit gjerman. Lufta ia kishte hequr maskën dhe “Legalitetit” Partia kishte bërë dhe bënte një luftë të vendosur për demaskimin e këtyre organizatave tradhtare. Në këto kushte u muarën një varg masash për forcimin e zgjerimin e Këshillave NAÇl si i vetmit pushtet i popullit në Shqipëri. Në vjeshtën e vitit 1943, radhët e Ushtrisë NÇl u zgjeruan me luftëtarë dhe me komunistë. Mijëra të rinj, punëtorë, fshatarë dhe nxënës shkollash, mbushën radhët e UNÇl.

Brigada e II-të S. u formua në krahinën malore të Çermenikës që banohej nga fshatarë të varfër liridashës. Ajo përfaqësonte një hapsirë territorial jashtëzakonisht nevralgjike për lidhjen e Shqiprisë së Jugut me atë të Veriut dhe për fatet e kryeqytetit dhe të qyteteve të rëndësishme të Atdheut tonë.

Kushtet e krahinës kur u themelua brigade II-të S.

Krahina e Çermenikës ka një natyrë dhe klimë të ashpër. Në dimër temperatura e saj është shumë e ulët, ndër më të ftohtit në krejt vendin tonë. Konfiguracioni malor me një reliev tepër të thyer, me masive malorë dhe me një terren të pyllëzuar, të mbuluar në mjaft vende me pyje të dëndura siç janë: të Bizës, Orenjës, Gurakuqit etj. Ky terren siguronte veprimet luftarake dhe manovrimin e njesive partizane në drejtim të Tiranës, Elbasanit, Librazhdit dhe Dibrës. Populli i thjeshtë i Çermenikës e simpatizoi lëvizjen dhe Luftën NAÇl duke e përkrahur atë moralisht e materialisht, por një pjesë e kësaj zone  që ndodhej afër rrugës automobilistike të Librazhdit e që quhej Çermenika e Zezë. Qysh në fillim të vitit 1943, kishte rënë nën ndikimin e organizatës tradhëtare të Ballit Kombëtar”, këta kishin mundur të bënin këtu një grupim forcash reaksionare kundër Lëvizjes NAÇl.

Çermenika e Zezë u bë më vonë një arenë e rrezikshme veprimesh në doli të nazistëve gjerman dhe tradhëtarëve të vendit sidomos gjatë Operacionit të dimrit që synonin shuarjen krejtësisht Lëvizjen NAÇl këtu dhe gjetkë. Një vështirësi e kësaj brigade ishte edhe baza jashtëzakonisht e dobët ekonomike e zonës ku u formua dhe veproi ajo në muajt e parë. Populli i shfrytëzuan gjer në palcë, vuante edhe për kafshatën e bukës së misrit, organizatës së Partisë së Qarkut Elbasan, ju ngarkua detyra të mbushjes së radhëve të brigadës me partizan, por edhe për dërgimin e komunistëve, drejtues dhe të paisjes me armatime, veshje e ushqime. Ky qark i dha brigadës 150 partizane e partizanë dhe 22 komunistë një pjesë e tyre kuadro drejtuese.

Në Çermenikë kishin ardhur nga grupe të ndryshme këta partizan: Nga Qarku i Gjirokastrës 59, nga Mallakastra 28, nga Berati 35 dhe nga Dumreja 30. Me këta më 15 Tetor 1943, te Guri i Muzhaqit të Orenjës, u formua batalioni I-rë i Brigadës II-të S. Në fillim të Nëntorit erdhën nga qarku i Beratit edhe 180 partizanë. Pagëzimi i parë me zjarr. Ditët e parë të Nëntorit të vitit 1943, u krijua situatë e nderë, si pasojë e përgatitjeve që vazhdonin të bënin forcat e reaksionit u vendos në bashkëpunim me ato të pushtuesve gjerman për të sulmuar e kapur e mbajtur qytetin e Dibrës.

Komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë i përgjigjet Haxhi Lleshit: “Sapo marrim letrën tënde të 31 Tetorit, ku na shkruan për sulmin që ju ka bërë ju Xhem Gostivari tok me gjermanët. Ne po nisim sa më parë në ndihmën tuaj batalionin e Çermenikës dhe një pjesë të efektivave të Brigadës II-të S., që jemi duke formuar tashti e që jemi duke pritur edhe efektiva të tjera, por meqenëse ti i kërkon me urgjencë”, çështjen e Brigadës II-të e lemë kur të kthehen që andej”. Gjatë luftimeve për mbrojtjen e qytetit të Dibrës, forcat e batalionit të I-rë të Br.II-të ashtu dhe repartet e tjera bashkëvepruese, luftuan heroikisht duke i shkaktuar armikut humbje të rënda.

Pas përfundimit të luftimeve në Dibër, batalioni I-rë i Brigadës II-të së bashku me batalionin e Çermenikës u kthye në stanet e Linosit ku ishin grumbulluar edhe partizanet e tjerë në pritje për inaugurimin e Brigadës së II-të S. Për formimin e Brigadës së II-të S. partizane erdhën partizanë e partizane nga krahinat e ndryshme si: të Tiranës, Elbasanit, Mallakastrës, Kurveleshit, Beratit, Korçës, Devollit, Kolonjës etj. ku për disa ditë me radhë qëndroi në stanet e Linosit afër partizanëve Komandanti i Përgjithshëm, i cili u kujdes drejtpërdrejt për problemet e organizimit dhe ndihmën nga afër organizatën e Partisë dhe Shtabin e brigadës në gjithë punën organizative e ushtarake që u zhvillua në brigadë.

Më 28 Nëntor 1943, në ditën e shënuar të ngritjes së Flamurit Kombëtar, forcat e brigadës zbritën në Shëngjergj, ku u zhvillua ceremonia e inaugurimit të saj. Në këtë ceremoni muarën pjesë Komandanti i Pergjithshëm te UÇl, Spiro Moisiu, anëtar të tjerë të Shtabit të Përgjithshëm të UNÇlSH, të Këshillit të Përgjithshëm NAÇl shumë malësore të kësaj krahine, nxënësit e shkollës e çeta e Shëngjergjit. Organika e Brigadës në ditën e inaugurimit. Shtabi i Brigadës: Komandant Beqir Balluku, Komisar Vasil Konomi, zv/komisar Kiço Ngjela, përgjegjësi i rinisë Alqi Kondi, Intendent Gani Goxhi.

Veprimet luftarake të Br.II-S në operacionin armik të Dimrit dhe dalja e saj nga rrethimi

Komanda gjermane dhe qeveria kuislinge, planizuan masa serioze për likuidikmin e rrezikut që i kanosej, duke ndërmarrë një ofensive të madhe kundër UNÇl. Armiku para se të fillonte operacionin në zonat e Çermenikës, Shëngjergjit dhe Martaneshit, kishte kryer operacione kunder forcave partizane të Pezës dhe të Dibrës. Në operacionin armik të Dimrit morën pjesë katër divizione hitleriane dhe disa mijëra xhandarë, ballistë e zogistë, gjithsej afro 45.000 vetë. Përballë tyre, UNÇl, kishte një efektiv prej rreth 20.000 vetësh partizanë. Operacioni i madh armik i dimrit ka qenë prova më e rëndë e UNÇl për njesitet e repartet partizane në Zonën e Çermenikës, Shëngjergjit, Martaneshit etj. Armiku nuk arriti të realizonte qëllimet e tij luftarake për asgjesimin e forcave të Brigades dhe të partizanëve të tjerë në këto zona.

Brigada e II-S, në kushte të rënda të një epërsie shumë të medha numerike e teknike të armikut dhe të reaksionit të tërbuar, mund jo vetëm t’u bënte ballë sulmeve të forta të tyre që vepronin në shumë drejtime, por edhe të çante me luftë dhe të dilte nga rrethimi. Për mjaft ditë, në një rajon shumë të kufixuar dhe të mbyllur nga të gjitha anët me efektiva gjermanë e ballistë, brigade luftoi me trimëri dhe u shkaktoi armiqve humbje në njerëz e teknikë dhe ua prishi planet për rrethimin e shpejte dhe asgjesimin e efektivit partizn në bazat e veta.

Partizanët e Brig.II-S u ndodhën gjatë këtij operacioni në kondita të rënda klimatike, me mungesa të mëdha matertiale, të zbathur, të zhveshur e të uritur, natë e ditë në luftime, ata qëndruan heroikisht dhe njesia e tyre nuk u mposht. Një mbështetje e fortë për partizanët  e kësaj Brigade në këtë periudhë të vështirë, ishte përkrahja e madhe e popullit të thjeshtë. Fshatarët patriot të këtyre zonave, megjitha terrorin e armikut, nuk ua mbylli kurrë derën partizanëve të lodhur në luftime e marshime, por ndanë me ta edhe copën e fundit të bukës, që e ruanin për fëmijët.

Kuadrot dhe partizanët që u rezustuan vështirësive të operacionit në zonat malore dhe vazhduan përleshjet me armikun në zonën e Tiranës e të Fushë-Krujës, duke i dhënë goditje deri në strofkullën e vet, deri brenda në kryeqytet, kaluan një shkollë të madhe të kalitjes revolucionare dhe u bënë kuadro të afta drejtuese të reparteve e nënreparteve partizane në veprimet e mëvonshme luftarake.

Kalimi i Br.II-S në Jug dhe veprimet luftarake të saj gjatë operacionit armik të Qershorit

Komanda gjermane dhe kuislingët, organizuan në Qershor 1944, operacionin luftarak për të mbytur lëvizjen NAÇl dhe për të shkatërruar ishtrinë partizane që kishte turpëruar rëndë repartet dhe njesitë e Hitlerit, të dislokuara në atdheun tonë e që ua kishte bërë jetën të pasigurt: Armiqtë hodhën në mësymje katër divizione e gjysëm gjermanë dhe disa mijëra xhandarë, ballistë e zogistë. Komanda gjermane në operacionin e Qershorit synonte që me goditje kocentrike nga Korça, Elbasani, Berati në drejtim të Përmetit e më vonë në drejtim të Vlorës e Gjirokastrës të rrethoheshin e asgjesoheshin forcat kryesore të UNAÇl në Shqipërinë e Jugut, të shkatërrohej pushteti popullor dhe të siguroheshin prapavija të sigurta për forcat gjermane që vepronin në Ballkan.

Gjatë operacionit armik të Qershorit 1944, Br.II-S me veprime luftarake të manovrushme dhe me përpjekje të përbashkëta edhe të brigadave të tjera, bënë të dështonte plani i komandës gjermane. Nën drejtimin e Shtabit të Përgjithshëm UNAÇl, ajo u doli në prapavijë forcave armike, i goditi ato në shpinë, shkatërroi forcat reaksionare balliste dhe pushtetin e vjetër në krahinën e Dangëllisë, ngriti dhe fuqizoi pushtetin politik e ushtarak këtu. Gjatë mësymjes së përgjithshme të UNAÇl për Çlirimin e Shqipërisë së Mesme dhe të Veriut, Brigada e II-t S, luajti rol të rëndësishëm si forcë goditëse në Shqipërinë e Jugut për dëmtimin e kolonave gjermane që tërhiqeshin nga Greqia nëpër territorin tonë gjatë rrugëve automobilistike Leskovik-Korçë-Bilisht-Kapshticë dhe Strugë-Qafë Thanë-Librazhd, të cilat ishin të vetmet rrugë të tërheqjes së tyre nëpër Shqipërinë e Jugut.

Në Qarkun e Korçës, Br.II-S zhvilloi një veprimtari të gjërë luftarake. Me formacionet e saj, të shtrira gjatë gjithë rrugës automobilistike, që nga Leskoviku e deri në Kapshticë dhe që nga Struga deri në Prrenjas, ajo mbajti nën goditje të vazhdueshme kolonat armike dhe pikëqëndresat gjatë rrugëve duke u shkaktuar atyre dëme të mëdha në njerëz e material deri në asgjesimin e plotë të disa forcave. Nuk kishte natë dhe ditë që gjatë gjithë rrugës të mos bëheshin disa goditje nga forcat e brigadës.

Brigada në bashkëveprim me forcat partizane të batalioneve territorial, asgjësoi përfundimisht bandat reaksionare të Ballit Kombëtar në krahinat e Kolonjës e të Devollit, likuidoi në përgjithësi krejt reaksionin e armatosur në zonën e Korçës, shkatërroi pushtetin e vjetër, forcoi dhe rivendosi pushtetin popullor. Ajo çliroi qytetin e Leskovikut dhe të Ersekës dhe në bashkëpunim me Br.IX-S e një batalion të Br.XX-S çliruan qytetin e Korçës. Gjatë gjithë luftimeve të zhvilluara në Shqipërinë e Mesme dhe të Jugut, br.II-S, i shkaktoi armikut humbje të rënda në njerëz dhe materiale luftarake etj.

Lavdi të përjetshme partizanëve të Brigadës së II-të Sulmuese!

XHEVDET ÇELMETA

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here