Kreu Aktualitet 74-vjetori i Çlirimit, nderim Dëshmorëve të Atdheut!

74-vjetori i Çlirimit, nderim Dëshmorëve të Atdheut!

92
0

Kryeministri Edi Rama nderoi sot kujtimin dhe sakrificën e të rënëve të Luftës Nacional Çlirimtare, në homazhet e zhvilluara me rastin e 74-vjetorit të Çlirimit të Atdheut, në Varrezat e Dëshmorëve. Kryeministri vendosi një kurorë me lule dhe u përkul në shenjë respekti para Monumentit “Nënë Shqipëri”. Përfaqësuesit më të lartë të shtetit, Presidenti Ilir Meta, Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, ministra të kabinetit qeveritar, deputetë e veteranë të luftës zhvilluan gjithashtu homazhe dhe vendosën kurora me lule.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here