Kreu Aktualitet Kryeministri Rama në Samitin e Zagrebit

Kryeministri Rama në Samitin e Zagrebit

85
0

“Integrimi Europian mbetet prioriteti i qeverisë shqiptare dhe e ardhmja e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor duhet të jetë e ankoruar fort në perspektiven e Bashkimit Europian”. Kështu mësohet se ka deklaruar Kryeministri Edi Rama, në Samitin e Kryeministrave të Iniciativës së Europës Qendrore, që po mbahet në Zagreb. Gjatë fjalës së tij në Samit Rama ka theksuar se në të njëjtën kohë me këtë prioritet duhet punuar edhe më fort për të forcuar bashkëpunimin dhe dialogun mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, për t’u ofruar popujve tanë mundësi sa më të mëdha dhe zhvillim sa më të shpejtë. Kryeministri u shpreh i bindur se e ardhmja e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Europian dhe NATO.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here