Kreu Aktualitet Protesta, shuplakë qeverisë, grusht opozitës, shpresë shoqërisë

Protesta, shuplakë qeverisë, grusht opozitës, shpresë shoqërisë

161
0

Kryeministri Rama në fjalën e tij sot në Kuvend beri dhe njëherë thirrje për dialog me studentët:

“Adashi im me mbiemër, Rama Luan, tha që studentët kanë të drejtë të na nxjerrin të gjithë jashtë, ndërkohë, juve ju kanë nxjerrë jashtë, sepse u detyruat të hidheni në ilegalitet dhe ta ndikoni protestën, të maskuar.

Tani, për të mos humbur kohë, së pari, dje janë formuar edhe organet e para të drejtësisë së re: Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Këshilli i Lartë i Gjyqësorit pasi u krijua dhe Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. Ndërkohë që, për sa i përket propozimit të tyre, nuk është as çështje procedurale, as çështje buxheti që është tek Presidenti, propozimet e tyre janë të refuzuara sepse janë propozime të bëra për të mos u bërë kurrë.

Tani, leximi im i protestë së studentëve shumë shkurt!

E para, protesta i dha një shuplakë qeverisë.

E dyta, protesta i dha një grusht opozitës.

Dhe e treta, protesta i dha një shpresë shoqërisë.

Shoqëria kërkon zgjidhje dhe shoqëria nuk mund ta pranojë që zgjidhja mund të vijë me porosi nga doktoresha e shkencave Monika Kryemadhi, nga profesor Lulzim Mziu, apo nga profesor Qorri.

Zgjidhja vjen me dialog.

Opozita kërkon vetëm bllokim të zgjidhjes, sepse kërkon që të nxjerrë gështenjat nga zjarri duke futur studentët në qorrsokak. Qeveria zgjidhjen e ka dhe do ta japë me dialog. Pse na duhet dialogu? Për shembull, ka një pikë aty që thotë vetting-u i titujve. Ne kemi një plan si duhet bërë kjo. Duhet rënë dakord për planin dhe një gjë di unë, brenda 6 muajve të ardhshëm kryetarja e LSI do të jetë doktoresha e parë e shkencave që do të heqë bluzën e doktorit e do të mbetet me çizmen e Lëvizjes Socialiste për Integrim,” u shpreh Rama.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here