Kreu Sociale Një tjetër çerdhe e re po ndërtohet në qytetin e Elbasanit

Një tjetër çerdhe e re po ndërtohet në qytetin e Elbasanit

156
0

Një tjetër çerdhe e re po ndërtohet në qytetin e Elbasanit, një investim i Agenzia Italiana per la Cooperazione Allo Sviluppo, Save the Children dhe Bashkisë së Elbasanit.

E ndërtuar në pjesën jugore të qytetit, çerdhja do t’i shërbejë komunitetit të kësaj zone duke parashikuar të gjitha shërbimet që duhet të kenë institucione të tilla.

Përveç infrastrukturës e cila përfshin, ngrohje, kuzhinën, këndet e lojërave, çerdhja e re do të ketë gjithashtu dhomën e psikologut, dhomën e nënave, ku këto të fundit të ushqejnë foshnjat, pra një standard i cili duhet të përhapet në të gjitha çerdhet dhe kopshtet.

Kryetari i Grupit Parlamentar Taulant Balla dhe Kryetari i Bashkisë së Elbasanit panë nga afër punimet, të shoqëruar edhe nga drejtuesja e shoqatës MedPak Zela Koka.

“Edhe kur vjen fjala për projekte me organizata të rëndësishme ndërkombëtare, apo qeveri partnere, Bashkia Elbasan zë një rol lider në këtë proces, po të kemi parasysh një projekt me të cilin Bashkia e Elbasanit përmbush një kërkesë të kahershme të banorëve të kësaj zone të Elbasanit të cilët prej vitesh kërkonin një çerdhe.

Ky është një projekt i cili përmban në vetvete të gjithë asistencën e domosdoshme për fëmijët, duke përfshirë këtu edhe psikologun e përditshëm, ushqimin, këndet e lojërave, ngrohjen, pra një edukim i plotë parashkollor, sipas të gjitha standardeve më të mira” tha Balla.

Për Kryetarin e Bashkisë Z. Sejdini, një bashkëpunim i tillë ishte mjaft i efektshëm, përderisa një zonë e qytetit kishte nevojë për shërbimin e një çerdheje:

“Kjo është një çerdhe e një niveli tjetër që përfshin të gjitha kategoritë e fëmijëve. Është çerdhe me të gjithë treguesit modern që kërkohen për mirërritjen dhe edukimin e fëmijëve.

Shpresoj që jemi duke bërë një punë të mirë, të nevojshme dhe të domosdoshme dhe një shërbim për fëmijët, që mbetet puna më e mirë që ne bëjmë.”

Partner lokal në këtë investim është shoqata MedPak, drejtuesja e të cilës, Znj.Zela Koka, shprehet e kënaqur me zbatimin e standardeve më të fundit në këtë çerdhe:

“Në Bashkinë e Elbasanit po ndërtohet kjo çerdhe, bazuar në standardet e miratuara nga Qeveria Shqiptare në vitin 2016, që janë standarde bashkëkohore, ku do të ketë brenda, përveç mirërritjes së fëmijëve, edhe kujdesin për zhvillimin e tyre.”

Aktualisht në Bashkinë e Elbasanit funksionojnë 3 çerdhe, ndërkohë që nisur nga kërkesat në rritje të qytetarëve, kjo bashki është e angazhuar në shtimin e këtij shërbimi dhe ndërtimin e të tjera çerdheve, tashmë me standardet e kësaj çedheje.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here