Kreu Aktualitet Spitalet në gadishmëri për festat e fundvitit

Spitalet në gadishmëri për festat e fundvitit

171
0

“Spitalet dhe Urgjenca Mjekësore do të jenë në gadishmëri 24 orë në ditët festive. Deklarata u bë nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e cila festoi vigjiljen e Krishtlindjes me fëmijët e shtruar në Pediatrinë e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka marrë të gjitha masat për të siguruar shërbim 24 orë në ditët e festave, me personel të shtuar në urgjencat e spitaleve”, tha Manastirliu.
Urdhri i Ministrisë së Shëndetësisë për gadishmërinë gjatë festave të fundvitit parashikon edhe sigurimin e barnave dhe materialeve mjekësore shtesë për çdo emergjencë.
Gjithashtu në ditët e festave vendoset në gadishmëri edhe shërbimi i autoambulancave dhe Njësisë së Helikopterëve.
Është përcaktuar edhe lista e mjekëve “on call” për çdo spital, pra që do jenë në gadishmëri për çdo situatë emergjente.
Festës në Pediatrinë e QSUT-së ju bashkua edhe administratori me ekipin e OShEE-së me dhurata për të gjithë fëmijët. Aktorët e “Portokallise”, balerinë profesionistë dhe animatorë e personazhe të dashur për fëmijët krijuan atmosferë festive me dhurata e kërcime në të gjitha repartet e Pediatrisë.
Ministrja Manastirliu i ftoi të gjithë për të qenë më shumë solidarë në këto ditë të festave të fundvitit me ata që kanë më shumë nevojë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here