Kreu Ditar Lart zemrat

Lart zemrat

37
0

Kajo Karafili lindi në fshatin Bllacë të Pogradecit në vitin 1921. Ai është nga partizanët e parë të Pezës dhe nënkomandant çete, komandant i batalionit të 3-të të Grupit partizan të Pezës. Kajo u shqua për veprime të guximshme dhe të suksesshme.

Myrvete Peza, lindi më 20 Dhjetor 1924 në Pezë. Në vitin 1941, ajo radhitet si luftëtare në çetën e Pezës dhe mori pjesë në shumë luftime. Myrvetja ishte mbesa e komandantit të Grupit, Myslim Peza dhe e fejuara e komandantit Kajo. Partizania Myrvete Peza u nda nga jeta në 10 Janar 1944 në moshë të re, 20 vjeçe, por ashtu siç i kishte hije një luftëtareje partizane.

Në vitin 1928, regjimi i Zogut i dënoi me nga dhjetë vjet burg babanë dhe vëllanë e Kajos, të cilët vdiqën në burg nga vuajtjet e tmerrshme. Kjo e mbushi djaloshin me urrejtje të thellë ndaj regjimit në fuqi. Për këtë, me disa të holla që kishte, bleu një “tetshe” austriake dhe një pushkë. I pari që gjeti vdekjen nga plumbat e Kajos ishte tagrambledhësi dhe spiuni më i urryer i krahinës. Nga ajo ditë, Kajua s’u nda nga armët. Mërgoi një kohë jashtë atdheut, ku do të njihej me Myslym Pezën për të mos u ndarë kurrë.

Trim i rrallë, zemërzjarr, i zgjuar dhe shumë i shkathët ishte Ai. Që në vitin 1942, në forcat e Pezës që përbëheshin vetëm nga një çetë. Kajua u zgjodh zv/komandant i çetës që vepronte në afërsitë e Tiranës dhe që drejtohej nga  Myslim Peza. Më vonë, nga fillimi i vitit 1943, me formimin e batalioneve në grupin e Pezës, Kajua ishte komandant i batalionit që vepronte në zonën e Kavajës, i cili u bë tmerr për armiqtë.

Të shumta janë aksionet që ka bërë Kajua si në Tiranë,  Kavajë e gjetkë. Dhe të gjitha aksionet e tij kanë dalë me sukses.

Në Qershor të vitit 1943, forca të mëdha fashiste të përbëra prej 14.000 vetësh dhe të armatosura me mjete më modern të kohës, sulmuan forcat e Pezës, me qëllim që t’i asgjesonin. Lufta që bënë partizanët ishte e madhe dhe heroike. Armiqtë, jo vetëm që nuk i asgjesuan çetat e Pezës, por përkundrazi, forcat partizane u rritën në numër dhe morali i tyre u ngrit. Në këtë luftë, e cila zgjati 12 ditë, Kajua me grupe të vogla partizanësh, godiste vazhdimisht forcat fashiste atje ku ato nuk e prisnin, natën e ditën, në çadra e në marshim dhe kudo u shkaktonte humbje të rënda.

Si rezultat i përpjekjeve dhe masakrave që po bënin forcat fashiste, gratë, fëmijët dhe pleqtë e Pezës ishin larguar nga shtëpitë e tyre dhe ishin fshehur në pyllin e Fjollës. Fashistët e diktuan këtë nga të qarat e fëmijëve dhe, pasi e rrethuan pyllin, filluan të qëllojnë me mitrolozë e pushkë kundër grave, pleqve e fëmijëve. Kajua me një grup partizanësh sulmoi forcat fashiste, i shpartalloi ato dhe i nxori fshatarët nga rrethimi. Ja, kështu kalon Kajua nga një aksion në tjetrin, nga një luftim në luftime të tjera.

Vdiqe që të rrojë Shqipëria

Përmes heroizmit të trimave, Kajo Karafili, Mustafa Lleshi, Myrvete Peza dhe Bajram Tusha që ranë gjatë luftimeve në kulmin e Operacionit të Dimrit më 10 Janar të vitit 1944, në Lis Patros, na vjen me tërë madhështinë e tij heroizmi partizan. Na shfaqen para syve këta luftëtarë sypatrembur të Pezës heroike, ashtu siç ishin duke bërë një luftim të pabarabartë.

Lufta e këtij grupi të vogël partizan, është ngjarje e shënuar, ajo është epilogu i heroizmit të Kajo Karafilit, e këtij heroi që la gjurmë të pashlyeshme të trimërisë në vitet e luftës. Luftëtarët partizanë u zunë pritë nazistëve 9 km në lindje të Kavajës. Zhvillohen luftime nga mëngjesi në mbrëmjen e 10 Janarit. Luftimet vazhduan edhe natën. Ishte një kacafytje e vërtetë, një luftim i pabarabartë. Armiku zbrapset duke lënë në fushën e luftimit kufoma. Kush binte nën breshërinë e plumbave të automatikut të Kajos e shokëve të tij nuk dilte i gjallë. Ky episode zë vend në krah të shumë heroizmave të tjera të partizanëve të Pezës, të Heroit Kajo Karafili.

Qëndresa e komandantit të batalionit të tretë të Grupit partizan të Pezës, Heroit të Popullit Kajo Karafili me shokë, ndriçojnë dukshëm vetitë, virtytet e partizanëve, ajo qëndresë rrezat atdhedashuri, trimeri e guxim, vendosmëri, sepse bëhej në kushte të pabarabarta dhe në ditët tronditëse të operacionit, kur epërsinë në luftime e kishte armiku.

Kajo Karafili shquhej për gjakftohtësinë në veprimet që kryente. Në çdo rrethanë, edhe në kushtet më të vështira, ai nuk e humbi këtë cilësi të veçantë dhe falë saj dilte i fituar edhe nga kurthet e pritat më të rrezikshme. Emri i Kajo karafilit shndërrohej në sinonim të guximit dhe të heroizmit partizan. Në çdo hap që hidhte, në vitet e luftës, gjeje tek ai guxim e trimëri. Falë guximit, Kajua dilte faqebardhë në plotësimin e çdo detyre. Kajua ishte një luftëtar dhe komandant sypatrembur. Ai kishte një karakter të fortë dhe një qendresë të papërkulur përpara çdo vështirësie që i kanosej. Kajua kishte aftësi që të orientohej në çdo situatë luftarake sado e ndërlikuar që të ishte dhe vepronte me guxim. Ai u shqua përherë si një atdhetar, komunist e komandant i vendosur dhe armiqtë dridheshin kur dëgjonin emrin e Kajos.

Kajo Karafili në dhjetra e dhjetra raste u ballafaqua me vdekjen. Falë guximit, ai i tha vdekjes: Ik tutje, më hap rrugë! I tha frikës: zbrapsu! Në çdo rast përcolli te shokët trimëri duke e zbrazur automatikun në vijat e para të luftës ose në pikat më kritike të qëndresës.  Veprimtaria luftarake e Kajo Karafilit në vitet e luftës, është e lidhur në një të vetme me luftrat dhe Popullin e Pezës. Armiku hodhi në vitet e luftës mbi Pezë një rreth të hekurt. Iu sul me mijëra ushtarëve me bajoneta të mbërthyera në tytat e pushkëve, e goditi me artileri, iu sulë sorrat e hekurta nga qielli, nisen operacionet: i pari operacion në vitin 1941 dhe pastaj: operacioni i dytë…I tretë…operacioni i tetë…operacioni i Dimrit…Një varg pambarim operacionesh. Armiku kërkonte ta shuante qëndresën në Pezë, por: Peza qëndronte!

Peza luftonte!

Këtë këngë e morën në valle partizanët e Brigadës kur luftëtarët e Pezës, të mbledhur ten je lëndinë, formuan Brigadën e 22-të Sulmuese. Këta luftëtarë të provuar me vite në luftime u përcollën nga Peza nëpër shtigje lufte. Do të ecnin shokët e Kajo Karafilit e qindra dëshmorëve që ranë në Pezë nëpër shtigje të tjera lufte. Do të kacafyteshin partizanët e brigadës së Pezës me pushtuesit e tradhëtarët kudo: në Mirditë e në Pukë. Me guxim ata kaluan Drinin nën breshëri plumbash dhe goditje artilerie dhe me sulme të papërmbajtura iu turrën Shkodrës. Brigada jonë e pati përherë në krahë Brigadën e Pezës në luftimet për çlirimin e Mirditës, Pukës e Shkodrës. Eshtë një epope e vërtetë lufta e Brigadës së 22-të Sulmuese në Malin e Deçiçit për çliirimin e Tuzit. Luftoi Brigada e Pezës në Mal të Zi e mandej do të shtegtonte larg, gjer në Bosnjë.

Luftëtarët e Pezës dhe populli i saj, krenohen me trimëritë e Kajos e të Dëshmorëve të tjerë, ashtu siç krenohej Kajua për shokët që kishte në llogore. Krenohej gjithë Shqipëria për qëndresën partizane në Pezë. Përherë luftëtarët e Pezës me fytyrë nga era, përherë me fytyrë nga armiku! Trimëria partizane në Pezë, mbetet e gdhendur në vargun lapidar të këngës: O moj Peza heroike,/Digje Myslim Peza, digje!

Heroizmin e gjen në gjurmën e çdo partizanë, në gjurmët e çdo pezaku, në ëndrrat e të rinjve Kajo Karafili, Myrvete Peza, që si trima ecën krah për krah njeri-tjetrit. Me gjakun tuaj të pastër, ju shkruat historinë e Shqipërisë së neserme.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here