Kreu Aktualitet Shkolla Qendër Komunitare

Shkolla Qendër Komunitare

404
0

Shkolla Qendër Komunitare sipas zv/kryeministrit Niko Peleshi është një qasje revolucionare e Ministrisë së Arsimit. Teksa ka ndjekur një ditë aktivitetesh të hapura për komunitetin në Shkollën e Mesme të qytetit të Korçës, “Raqi Qirinxhi”, ne kuadër të programit te mbështetur nga IADSA, “Ditë të Hapura”,  numri dy i qeverisë është shprehur se kjo është një mundësi e mirë për nxënësit të cilët jo vetëm mësojnë dhe argëtohen por edhe zbulojnë vetveten, kultivojnë aftësinë për të diskutuar dhe debatuar çka i paraprin përballjes së tyre me tregun e punës në te ardhmen.  I shoqëruar edhe nga autoritetet vendore Peleshi ka vizituar të gjitha klasat e mësimit të kësaj shkolle, të cilat janë kthyer në kabinete përkatëse përmes pikturave murale , një simbolikë që e bën orën mësimore më të ngrohtë dhe pozitive. Ndërkaq Peleshi është ndalur edhe tek ndërtimi i mjediseve të shumta sportive në qytetin e Korçës, çka sipas tij është një mundësi e mirë për të rinjtë dhe kohën e tyre të lirë. Ky projekt i kthen shkollat përveç institucioneve të formimit dhe dijes në pika të rëndësishme reference për komunitetin dhe zonat ku ato ndodhen.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here