Home Aktualitet Rama: Zgjedhjet janë të popullit, nuk janë të partive

Rama: Zgjedhjet janë të popullit, nuk janë të partive

301
0

Prononcimi i Kryeministrit Edi Rama pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste:

Kryeministri Edi Rama: Shqipëria nuk mund të kthehet mbrapa, se dhuna nuk është alternativë, se kërcënimet nuk janë program, se gjithë ky proces ku ne jemi futur është realisht një proces historik, pasi Bashkim Europian na pret për t’u ulur në tavolinë edhe për të negociuar anëtarësimin , por edhe pasi Shqipëria dhe shqiptarët presin çlirimin e drejtësisë nga kthetrat e gjykatësve  dhe prokurorëve të korruptuar. Kështu që procesi i Vetting-ut është një proces absolutisht jetik për Shqipërinë që duam, ndërkohë që është patjetër shumë e rëndësishme për Shqipërinë që kemi që të dialogojmë sëbashku, natyrisht me opozitën, pa e kthyer në një lojë kungulleshkash dhe pa venë kushte. Të ulemi në tavolinë dhe të diskutojmë ballë për ballë për të gjetur zgjidhjen. Për të gjetur zgjidhje për çka opozita pretendon brenda kornizës kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, natyrisht dhe në funksion të aspiratës së këtij populli, jo thjesht për të bërë zgjedhje të lira e të ndershme, por dhe për të përcaktuar rrugën e tij si vazhdim i domosdoshëm i rrugës së përcaktuar që me rilindasit tanë, Shqipërinë europiane.

Loading...

Shqipëri europiane pa drejtësi europiane nuk mund të ketë!

Shqipëri europiane pa pastruar gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar nuk mund të ketë!

Shqipëri europiane me kërcënime për dhunë, për destabilizim, për t’u kthyer mbrapa në kohët e zymta që shqiptarët i kanë ende të freskëta në kujtesë, nuk mund të ketë!

-Zoti Meta është gati të lërë mandatet e deputetëve të tij për tu afruar me opozitën. Partia Socialiste, çfarë është e gatshme të lërë që të ulet në një tryezë me Lulzim Bashën?

Unë e konsideroj qeverinë përgjegjësi dhe detyrat qeverisëse përgjegjësi, jo privilegje të cilat i ke e nga të cilat heq dorë. Nga kjo përgjegjësi, ne nuk mund të heqim dorë për sa kohë jemi mandatuar nga populli për të ushtruar këtë përgjegjësi në shërbim të njerëzve. Nga ana tjetër, e kam thënë dhe e përsëris. Çdo gjë në funksion të adresimit në Kodin Zgjedhor të çdo lloj shqetësimi që mund të ketë opozita, në bashkëpunim me OSBE/ODIHR, që kanë bërë dhe ata rekomandimet e tyre, e po ashtu për çdo mekanizëm të ri që mund të krijohet në funksion të përforcimit të garancive psikologjike për opozitën, se në këndvështrimin tim nuk ka nevojë, ne jemi të hapur ta pranojmë. Por për këto jemi gati të ulemi e të diskutojmë.

-Ata kanë kërkuar qeveri teknike, tashmë kanë avancuar nga kërkesa për votimin elektronik.

Faleminderit se më dhe një lajm që nuk e kisha.

-Po ju jap dhe lajmin tjetër që nuk janë regjistruar në KQZ.

Edhe këtë lajm nuk e kisha. Unë i qëndroj asaj që kam thënë gjithmonë. Zgjedhjet janë të popullit, nuk janë të partive, janë të qytetarëve, jo të politikanëve. Politikanët mund të regjistrohen, mund të mos regjistrohen, mund të paraqiten, mund të mos paraqiten, por nuk mund t’i thonë popullit, ti nuk duhet të paraqitesh ditën që ti do të na gjykosh, se ne duam të gjykohemi ditën që ne kemi qejf. Kjo nuk mund të ndodhë!

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here