Home Aktualitet Rama iu dorëzon lejen e legalizimit dy kompanive italiane

Rama iu dorëzon lejen e legalizimit dy kompanive italiane

275
0

EME dhe Italfashion janë dy kompani italiane që prodhojnë për tregu e huaj, madje edhe për marka të mëdha fashion në Europë. Ata e kanë vendosur biznesin në të njëjtën godinë, ku janë të punësuar 300 gra e vajza. Por edhe investitorët italianë nuk i kanë shpëtuar absurdit që ka shoqëruar tranzicionin shqiptar, një pjesë e godinës ku është vendosur biznesi i tyre ishte ndërtim pa leje. Kryeministri Edi Rama, i cili vizitoi këto investime, iu dorëzoi edhe lejen e legalizimit.

Pronari i ndërtesës shpjegoi se shtesën pa leje e ngriti nga dëshira e investitorëve për të zgjeruar biznesin. “Ky është konstruksion që e kam filluar në 2004-n. 70% ka qenë me leje ndërtimi dhe me hipotekë. Më kërkuan firmat italiane që unë të bëjë një shtesë, për të shtuar punëtorët.”

Loading...

Vetëm Italfashion nga ka 185 punonjës që ka aktualisht, synon që brenda një viti të arrijë në 300. “Ne prodhojmë për Benetton, për grupin Max Mara, i cili është ndërkombëtar dhe mendojmë që do të rritemi shumë këtu, në Shqipëri. Jemi këtu që prej një 1 viti e gjysmë e përbëhemi nga 185 veta, por brenda një viti, qëllimi ynë është të bëhemi 280-300 veta. Jemi shumë të kënaqur që jemi këtu.”

Duke i dorëzuar lejen e legalizimit, Kryeministri theksoi se ajo, jo vetëm i jep fund një situate paligjshmërie, por nga një ndërtesë pa leje e kthen në kapital. “Kjo fabrikë këtu është goxha e veçantë, se bën për Benetton, për “Max Mara”. Thashë me vete, o Zot si erdhi puna, Benetton prodhon në Shqipëri në ndërtim pa leje. Edhe me leje, edhe pa leje nuk ka. Nga ky moment je në rregull deri atje, vetëm mos shko më andej. Nga ky moment që ti e regjistron e gjithë kapitali që ti ke harxhuar këtu të kthehet në kapital i gjallë. Kështu, ti mund të vësh koletaral, mund të vazhdosh të bësh investime, por të tjerat mund t’i bësh me leje të gjitha.”

Pronari i godinës u shpreh se për të, godina pa lejen e legalizimit dhe investitorët është thjesht një ndërtim. “Leja përbën një vlerë të shtuar,” – tha ai.

Duke folur për zhvillimin e këtij sektori në Shqipëri, sipërmarrësit italianë u shprehën të kënaqur me ecurinë  e investimit në Shqipëri. Ata nënvizojnë avantazhin e Shqipërisë, sidomos në ofertën e forcës së punës.

“Po shtrihemi me ritme të shpejta. Krahu ynë i punës në Shqipëri është mjaft i kualifikuar dhe jemi shumë të kënaqur me rezultatet që po marrim. Punojmë fort me personelin tonë dhe kemi shumë besim tek njerëzit që kemi gjetur këtu. Orët e punës jashtë orarit i paguajmë dyfish,” – u shpreh një prej investitorëve, duke nënvizuar se pagesa shkon në 40 mijë lekë.

“Qëllimi ynë është që të rrisim gradualisht eficencën në mënyrë që të investojmë edhe në favor të personelit. Kemi besim që shumë shpejt do t’ia arrijmë.”

Krahas trajtimit financiar dhe trajnimit profesional, Kryeministri Rama foli me investitorët edhe për aspektin social si një komponent të rëndësishëm në investim. “Ju thashë t’ju bëjnë edhe një kopsht për fëmijët dhe më thanë se do e bëjnë, por vetëm se nuk duhet ta bëjnë pa leje.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here