Kreu Ditar Myslim Peza, legjendar i Luftës së Dytë Botërore

Myslim Peza, legjendar i Luftës së Dytë Botërore

493
0

-Me rastin e 120 vjetorit të lindjes – 1 Maj 1897 – 1 Maj 2017-

Myslim Peza u lind më 1 Maj 1897 në Pezë të Madhe. Rrjedh nga familja e Sheh Hazizit të  Teqes së Pezës. Babai i tij Sheh Haziz Peza, ka qënë i lidhur me patriotët e kohës për të luftuar dhe çliruar nga sundimi turk dhe për të përhapur e mësuar gjuhën shqipe. Në luftën për pavarësinë e vendit tonë nga Turqia në vitin 1912, u përfshinë vëllezërit Shyqyri e Myslim Peza duke përkrahur patriotin Aqif Pashë Elbasanin. Pas mbarimit të Luftës së Parë Botërore; Shyqyriu dhe Myslimi me 60-70 vullnetarëë pezakë për 11 ditë qëndruan në Lushnje në mbrojtje të Kongresit të Lushnjes.

Loading...

Në Dhjetor të vitit 1921, A. Zogu bëri grusht shteti dhe mori qeverinë. Peza u bë streh e antizogistëve. Në Shkuet 1922, xhandarët e dërguar nga Zogu në pabesi, e arrestojnë Myslim pezën së bashku me kushëririn e tij Gani Peza dhe për një kohë u mbajtën në burgun e Peqinit; më pas i internojnë në Korçë ku qëndrojnë një vit. Më 1923 kthehet nga internimi dhe lidhet me shokët e shoqërisë demokratike “Xhoka” të Tiranës për zgjedhjet e Asamblesë Kushtetuese, të cilat u manipuluan nga Zogu, i cili u zgjodh kryeministër dhe Ministër i Punëve të Brendshme. Në Revolucionin Demokratiko-Borgjez të qershorit 1924, të dy vëllezërit Peza, morën pjesë dhe përkrahën forcat revolucionare të Fan S. Nolit, Bajram Currit, Hasan Prishtinës dhe të Riza Cerovës. Pas dështimit të Revolucionit të Qershorit, Shyqyriu dhe Myslimi filluan të ndiqeshin si përkrahës të Qeverisë së Fan Nolit.

Më 5 shtator 1926, Myslimi së bashku me Lam Lokën, Brenda në Tiranë me atentat hoqën qafe majorin zogist Osman Balin, i cili kishte bërë disa vrasje për Esat Pashë Toptanin dhe Zogun. Pas kësaj vrasje, Myslimi me Lam Lokëm, dalin komit duke ju fshehur përndjekjeve të spiunëve. Gjykata zogiste i dënoi në mungesë me pushkatim. Për kapjen e Myslim Pezës, u vunë në dispozicion mijra napolona flori, u kapën dhe u torturuan shumë të afërt dhe miq të tij. Pas 4 vjetësh përndjekje, burgosje dhe internimi i 66 veteve dhe internimi i familjes, fëmijëve dhe të afërmeve që kishin strehuar, u hakmuar qeveria e Zogut. Në këto kushte, myslim peza së bashku me Sul Ajazin, u arratisën në Maqedoni. Myslim Peza lidhet me patriotin Haxhi Lleshi, i cili e ndihmoi dhe e përkrahu me gjithçka. Këtu u lidh dhe u miqësua me Kajo Karafilin, Mustafa Kaçaçin dhe shumë emigrant që ishin përndjekur nga qeveria zogiste, menjëherë pas pushtimit Italian të Shqipërisë më 7 Prill 1939. Në fillim të Korrikut 1939 pasi ndahet në Resnje me H. Lleshin, kthehet në Pezë pas 9 vitesh.

Më 5 Qershor 1940, Myslim Peza me familjen e tij, Dyrrit, Shyqyriut, të Çelmetajve dhe të shokëve që kishin ardhur për të luftuar fashistët Italian dhe bashkëpunëtoret e tyre, formoi Çetën e parë patriotike në Pezë që është dhe Çeta e parë antifashiste në Shqipëri dhe në Europë. Myslimi me anën e mikut të tij Dem Xhepën dhe Esat Dishnicën u takua me Komandantin e Përgjithshëm, ku ranë dakort për luftë kundër pushtuesit fashist Italian. Më pas në Çetë erdhën komunistët Qemal Stafa, Mihal Duri, Kristo Themelko, Vasil Shanto, Misto Mame, Pandi Nasho, baki Starja, Todi Morava, Mustafa Gjinishi, Ymer Dishnica, Todi Lubonja, Lefter Goga, Maliq Muça, Loni Grazhdani etj. Kjo çetë filloi menjëherë veprimtarinë luftarake kundër pushtuesve, prenë linjat telefonike Durrës-Ndroq-Tiranë, ku dhe u plagos për vdekje. Peza u sulmua më 13-16 Mars 1941 nga 700 karabinierë , xhandar e milicë dhe vazhdoi gjithë ditën porn ë fund fashistët u tërhoqën duke lënë shumë të vrarë e të plagosur. Por edhe nga Çeta ranë 5 Dëshmoret e parë: Sadi Sinani, Hasan Peza, Rrem Haka, Vath Korriku dhe Xhaferr Durishti dhe mbetën të plagosur: Skender Peza, Emin Çelmeta, Lul Brahja, Shkurt Rexha dhe Qemal Deliallisi. Babë Myslimi, pas luftës së 16 Marsit, kaloi në Maknor, pezë të Vogël, Grebllesh, Pinet, Kënetë të Shijakut, Shahinaj, Kuç. Nga zona e Shijakut, Çeta kaloi në Garunjë të Peqinit dhe ndaloi në Ramosh të Shpatit të Vrapit, tek shtëpia e Sul Ramushit,. Gjatë natës u gjetën të rrethuar nga xhandarët, por shokët e çetës, Kajo Karafili, Avdi Kasalli, Zyber Peza, Hamdi Grori, të cilët ishin jashtë shtëpisë, hapën zjarr kundër xhandarëve dhe  bënë të mundur që Babë Myslimi dhe shokë të tjerë të dalin nga rrethimi. Në këtë betejë ra heroikisht Sulejman Ymeri, ndërsa mbetën të vrarë 5 xhandarë. Lufta e Ramushit ishte një ebtejë ku armiku u shpartallua keqas.

Në Pezë më 15 Marts 1943, krijohet Batalioni i parë partizan me komandant M. Pezën dhe komisar Mustafa Gjiunishin. Nga data 13-18 Qershor 1943, forcat fashiste prej 14.000 vetësh filluan operacionin kundër forcave partizane të Pezës. Plani i tyre ishte rrethimi dhe agjesimi i forcave partizane të Pezës. Por armiku nuk  ia arriti qëllimit se forcat partizane të  Pezës, mbaheshin nga populli dhe komandanti i tyre Myslim Peza, i cili i shpartalloi ato. Më 17 Korrik 1943, Shtabi i Përgjithshëm i UNÇl vendosi krijimin e Grupit Partizan të Pezës me komandant Myslim Pezën dhe komisar Kristo Themelkon. Pas kapitullimit të Italisë fashiste në shtator 1943, Grupi Partizan i pezës pati shumë përpjekje me armikun ku i sollën deme në njerëz e material. Në luftën e Arbanës më 9 Tetor 1943, forcat partizane përballuan një mësymje të ashpër të trupave të nazisteve gjermane. Në Nëntor 1943, komanda gjermane përgatiti operacionin “505” për asgjesimin e Grupit Partizan të Pezës, por nuk pati sukses.

Më 10 Janar 1944, forcat gjermane organizuan një operacion kundër Batalionit të tretë Partizan të komanduar nga Kajo Karafili në Lis-Patos për ta asgjesuar. Lufta vazhdoi gjithë ditën dhe gjermanët patën humbje të mëdha në njerëz e mateeiale luftarake. Këtu ra duke luftuar heroikisht, komandanti i batalionit Kajo Karafili, Muystafa Lleshi komisar kompanie, mitralieri trim Bajram Tusha dhe Myrvete Peza. Nga Nëntor 1943 deri në Mars 1944, Grupi Partizan i Pezës, përballoi 5 operacione gjermano-balliste ku i shkaktuan armikut humbje në njerëz e armatike. Në fillim ë pranverës 1944, gjermanët ndërmoren operacionin “Busard” kundër partizaneve të Pezës, ku hodhën mbi 4000 forca të përforcuara mer artileri dhe 1000 trupa balliste për t’i mbështetur në luftime, por edhe kësaj here dështuan me turp.

Mbajtja e Kolngresit të Përmetit më 24 Maj 1944, konsolidoi fitoret e arritura nga Këshilli NAÇl dhe Shtabi i Përgjithshëm i UNAÇl. Në Kongresin e Përmetit, Myslim peza zgjidhet në postin e zv/kryetar i Komitetit Antifashist NAÇl. Në Berat, kur Komiteti Antif NAÇl u shndërrua në Qeveri Demokratike, u zgjodh zv/Kryeministër me gradën Gjeneral major. Më 18 Shtator 1944, në Pezë formohet Brigada XXII-të S, kryesisht me partizanë të Grupit partizan të Pezës. Kjo Brigadë çliroi Mirditën, Pukën, mori pjesë në Çlirimin e Shkodrës dhe jashtë kufijve shtëtëror dhe çliroi Tuzin, Podgoricën, Vishegradin ish-territore të Jugosllavisë. Pas Çlirimit, Myslim Peza ka qenë zgjerdhur deputet i Kuvendit Popullor në të gjitha legjislaturat, ku mbajti postin e zv/Presidentit të Presidiumit të Kuvendit Popullor deri në vitin 1982. Figura e Myslim Pezës është vlerësuar duke e quajtur atë si një njeri i thjeshtë që e donte popullin fukara, ishte i lidhur me kohë me luftën. Ai ishte hedhur në luftë dhe ishte në armiqësi me rregjimin kusar dhe xhahil të Ahmet Zogut. Ai u lidh me luftën për çështjen e madhe të Çlirimit të popullit dhe të Atdheut duke e udhëhequr atë deri në Çlirimin e plotë të saj.

Për kontributin e dhënë gjatë LANÇl dhe pas Çlirimit, i janë dhënë titujt më të lartë “Hero i Popullit” dhe “Hero i Punës Socialiste”. Myslim Peza u nda nga jeta më 7 Shkurt 1984.

XHEVDET ÇELMETA

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here