Kreu Ditar Komandant trim dhe i zgjuar

Komandant trim dhe i zgjuar

513
0

-Me rastin e 74 vjetorit të krijimit të Batalionit të Mokrës (17 Maj 1943-2017)-

74 vjet më parë, në Mokrën kreshnike, u krijua Batalioni Partizan që u quajt “Batalioni i Mokrës”, mbi bazën e Çetës së mëparshme me një përvojë të madhe në luftën kundër pushtuesve fashistë italianë që kishte arritur numrin 300 partizanë. Më 17 Maj 1943, në fshatin Pleshisht të Mokrës së Sipërme, grumbullohen të gjitha forcat partizane të çetës së krahinës, forcat e çetave të vogla në bazë fshati si dhe njesiteve guerile, shndërrohen në një formacion me të gjerë partizan. Pra formohet Batalioni Partizan me komandant, akademistin ushtarak Reshit Çollaku, një patriot i flaktë që studio mundësitë për të organizuar në Mokrën kreshnike dhe trime njësi guerile, çeta partizane dhe në fund, Batalionin partizan. Ai e njihte Mokren dhe Mokratët ashtu siç edhe ata e njihnin atë se ishte një djalë i këtyre maleve dhe e bëri Mokrën një kala të pamposhtur të LANÇ-it. “Do t’i luftoj deri në fund pushtuesit italianë në këtë Luftë Çlirimtare, do të jem me popullin, miqtë dhe shokët e mij që kanë rrëmbyer armët dhe luftojnë kundër fashistëve italianë këtu në Mokër dhe janë të shumtë. Këtu kemi dhe armiqtë, bejlerë e ballistë që na ngatërrojnë punë, na spiunojnë, nxitin hasmërinë, sjellin xhandarë dhe milicë të urruer për të frikësuar popullin, për ta detyruar atë të vejë të punojë në tokat e tyre e për t’u marrë të dhjetat etj. Prandaj në Mokër duhet ta zgjerojmë dhe ta thellojmë akoma më tepër luftën tonë, sepse dhe armiqtë do t’i shtypim më shpejt dhe populli do të shohë se në gjirin e tij fle një forcë e madhe”.

Reshiti kishte një kulturë dhe e njihte artin ushtarak. Ishte shumë i çiltër, i qeshur, me sy të zinj që i ndritnin në një fytyrë të mprehtë. Portreti i tij ishte portret i një komandanti partizan të matur dhe të qetë. Ai ishte vetëm trim i vendosur, fjalën që thoshte e maste, nuk fliste shumë, por fjalët i kishte rë qeshura e me zjarr”. Në Batalionin e Mokrës krahas komandantit dhe komisarit u emërua dhe zv/komandanti Ethem Haxhiu nga Çezma e Madhe e Mokrës së Sipërme, i cili në shtator të vitit 1942, krijon një çetë të vogël në fshatin e tij për të luftuar pushtuesit fashist Italian në krahinën e Mokrës. Ethemi kishte një trup të drejtë, fytyrë ezmere. Të bëntë për vehte. Si komandant i Çetës Ai e udhëhiqte çetën e fshatit të Çezmës duke dhënë shëmbullin personal dhe kërkonte që të gjithë pjestarët e çetës ta ndjenin veten përgjegjës për çdo detyrë që i ngarkonte çeta që ai drejtonte. Ethemi kishte një miqësi me Reshit Çollakun që e donte, e vlerësonte dhe i çmonte shumë cilësitë e mira të tij. Me krijimin e Batalionit Partizan të Mokrës. Çeta partizane e Çezmës së Madhe u inkuadrua në këtë Batalion dhe Ethem Haxhiu, u emërua zv/komisar i tij. Batalioni i Mokrës i armatosur më së miri, i komanduar me mjeshtri nga Heroi i Popullit Reshit Çollaku, filloi menjëherë veprimet luftarake dhe si rrjedhim Mokra u çlirua dhe u spastrua nga xhandarët milicë e ushtarë të pushtuesve fashistë italiane dhe shërbëtore të bindur maçokë të tyre. Fshatarët morën frymë lirisht, u çliruan nga ato taksa  shumë të rënda, puna e tyre mbrohej. Ndërsa forcat armike nuk guxonin të futeshin në krahinën e Mokrës.

Më 24 Maj 1943, në fshatin Pleshisht u mblodhën  të deleguarit e këshillave NAÇl të Mokrës për të zgjedhur Këshillin NÇl krahinor të Mokrës. Por çështja kryesore e tyre mbeti gjithmonë mobilizimi i mëtejshëm i fshatarësisë në LANÇl. Komanda e Batalionit Partizan të Mokrës, kishte një varg bazash të LANÇ-it në krahinë dhe rrethina si në shtëpinë  e Liko Gjona në Laktesh, në Potgozhan te Maro Mokra, në Pleshishtë te Thanas Maçolli, te Lia Tona në Kalivaç  etj.

Komanda e Batalionit Partizan të Mokrës, vendosi pezullimi i shfrytëzimit të minierave të Çervenakës dhe Katjelit duke ia hequr nga duart armikut keto miniera kombëtare, keto lëndë shumë të vlefshme për shqiptarët. Shkatërrimi i këtyre minierave, kishte rëndësi politike dhe ekonomike, ndikonte shumë në gjendjen morale, politike të zonës së Mokrës dhe të gjithë vendit. Për ruajtjen e tyre, Komandanti i batalionit ndau forcat në dy grupe. Në Kutjel, me që ky fshat ishte më afër forcave italiane shkoi vetë Reshit Çollaku. Plani i sulmit dhe nxjerrja nga shfrytëzimi i minierave, ishte hartuar nën kujdesin e tij.Plani i veprimit duhej të kryhej me veprime të shpejta dhe vetëm natën, për arsye se në ndihmë të minierave mund të mberrinin nga Pogrageci apo Korça forca të mëdha italiane. Për aksionin e Çervenakes dhe Katjelit, komanda e Batalionit, caktoi natën e 24 Majit 1943. Në mesnatë partizanet hynë në miniera dhe grupet e shkatërrimit pa vonës iu vunë punës për t’i nxjerrë ato jashtë përdorimit dhe për të tërhequr materialet e nevojshme. Brenda 2-3 orëve u boshatis miniera nga makineritë dhe pajisjet e punës nëpër galeritë së bashku me specialistët e punëtoret italianë u çuan në Pleshisht të Mokrës duke u trajtuar shumë mirë. Kështu minierat u bënë të përdorshme për një kohë të gjatë.

Ja si e përshktuan këtë aksion luftarak në atë periudhë, Buletini i LANÇ-it me 30 Maj 1943: “Natën e 24 Majit, forca partizane të Batalionit të Mokrës, zbritën në rrethin e Pogradecit dhe morën në dorëzim minierat e kromit të Çervenakës dhe Katjelit. Fitorja u arrit pa asnjë humbje. Në Çervenakë u shkatërrua motori e u prishën galeritë, kështu që minierat nuk mund të përdoreb më. Barakat u dogjën e u morën 18 arka me dinamit, kapsolla e fitila, naftë, sende ushqimore, material pune, tesha për fjetje, pushkë, revolver etj. U shkatërruan e u dogjën material që nuk duheshin dhe nuk mund të merreshin.

Në këtë aksion shumë të rëndësishëm partizanet e batalionit të Mokrës treguan trimëri, shkathtësi e zgjuarsi si Llazi Angjeli, Dhimitër Runina, Cene Mane, Lutfi Kullolo, Ethem Haxhiu, Beçe Palla, Llazi Kokoneshi, Zyko Kalivaçi, Koli Gusho, Riza BVallia, Pasho Kullolli, Xhafer Spahiu, jonuz Misliu, nexhat Tirana, Jovan Gjika. Gjatë muajit Qershor, veprimet e forcave të armatosura partizane u drejtuan kundër objekteve të ndryshme të armikut. Kur forcat e milicisë u orvatën të depërtonin në Mokrën e Sipërme, një pjesë e forcave të Batalionit të Mokrës të pakrahasuara nga çetat vullnetare të fshatrave, e pritën armikun me zjarr duke e detyruar të tërhiqej në panic drejt Pogradecit. Veprime të armatosura partizane të Batalionit të Mokrës në pika të ndryshme strategjike në krahinë dhe rrethina, sidomos kundër rrugëve të komnunikacionit, ku qarkullonin forca të shumta ushtarake e vunë armikun në alarm dhe tensione të vazhdueshme, gjë që krijoi për të një gjendje pasigurie.

LLAZI TONA

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here