Home Ditar Kujtime të Heroit të Popullit, Myslim Peza

Kujtime të Heroit të Popullit, Myslim Peza

305
0

-Me rastin e 73 vjetorit të Kongresit Historik të Përmetit – 24 Maj 1944-24 Maj 2017 (marrë nga libri i Babë Myslimit: “Kur dhashë besën”) –

Myslim Peza si protagonist kryesor i LANÇ-it dhe i Luftës së Dytë Botërore, si fillestar në krijimin dhe organizimin e njësiteve të para luftarake antifashiste NAÇl dhe i çetës së Parë Antifashiste në Shqipëri dhe në Europë më 5 Qershor 1940 dhe në kthimin e saj në Çetë Partizane më 21 Gusht 1941, si dhe me Konferencën e parë antifashiste NAÇl më 16 Shtator 1942, ku u formua Fronti i Përgjithshëm NAÇl dhe krijimi i këshillave popullore si në fshat dhe në qytet me parullën “Të bashkohemi në luftën antifashiste NAÇl pa dallim feje, krahine dhe ideje, për çlirimin e vendit nga fashistët dhe bashkëpunëtorët e tyre. Për një Shqipëri të re, të lire dhe demokratike, pa shtypës e shfrytëzues”.

Loading...

Dihet se me krijimin e PKSH më 8 nëntor 1941, me në krye Komandantin e Përgjithshëm, e futi luftën NAÇl në një etapë të re si përsa i përket udhëheqjes së Luftës, por edhe në një front të organizuar nga pikëpamja politike, ideologjike, organizative-ushtarake dhe njohja e kësaj luftë Antifashiste nga aleanca ushtarake BS-Angli-SHHBA. Dërgimi i emisionit ushtarak aleat Anglo-Amerikan pranë Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë NAÇl e dëshmojnë më së miri këtë.

Në Kongresin Historik të Përmetit nën udhëheqjen e PKSH dhe Komandantit të saj, populli ynë shkonte me një bilanc të pasur fitoresh kundër fashistëve italiane, të cilët kapitulluan më 8 Shtator 1943 duke e dobësuar frontin nazifashist. Lufta heroike e forcave partizane me brigadat e krijuara partizane, i bëri ballë me sukses operacioneve armike naziste-balliste sit ë dimrit dhe të pranverës 1944. Ushtria NAÇSh doli më luftarake, më e organizuar dhe me moral më të lartë. Numri i partizanëve dhe i partizaneve erdhi duke u shtuar dita-ditës, tani forcat partizane nga brigadat sulmuese partizane, kaluan në një organizim më të lartë ushtarak në divizione. Shumë krahina ishin çliruar, armiku po strukej nëpër qytete. Në arenën Ndërkombëtare u morën ndryshime të mëdha në luftën e frontit antifashist. BS dhe Ushtria e saj e Kuqe, kishte vënë përpara bishën naziste dhe po e ndiqte drejt strofkës së saj, Berlinit.

Në këtë atmosferë lufte e fitoresh, po përgatitej Kongresi Historik i Përmetit, i cili me vendimet që mori po e çonte vendin drejt fitores së madhe kundër pushtuesve nazisto-gjerman dhe reaksionit ballisto-zogist që bashkëpunoj me armikun kundër popullit dhe Frontit NAÇl dhe Ushtrisë NAÇl. Për këtë ngjarje të madhe, Babë Myslimi me emocion kujton: “Nga Grosi kaluan në Gjyzsulkonie, bëheshin 40 delegatë të shoqëruar prej 30 partizanëve të Pezës, do të përshkonim male e lumenj për të arritur në vendin që kishte caktuar Partia për mbledhje. Ne u nisëm për në Garunjë, kurse Maliq Muçon me batalionin e parë e nisëm përpara në Kazie. Batalioni i parë do të tërhiqte vëmendjen e spiunëve të armikut, ndërkohë që ne do të na duhej të kalonim Shkumbinin. Gjatë natës së 9 Majit kaluam Shkumbinin dhe u shtrimë për të pushuar në një korie me plepa. Në të error u nisëm drejt Jugut. Mbas shtatë ditësh e netësh arritëm në Helmës të Skraparit. Belshi e Sulova, Tomorrica e Skrapari na pritën e na përcollën jashtëzakonisht mirë, me aq dashuri e me aq kujdes. Nuk më shlyhen nga kujtesa burrat gojëmbël, të thjeshtë e mikpritës të Skraparit, si Pasho Hysi apo xha Sinani i ati Kahreman Yllit, Zylyftar Veleshnja mjaft të tjerë. Në Helmës në atë katund të bukur malor u takuam me Komandantin e Përgjithshëm. Ishte një takim gjithë mall e dashuri. Në darkën kur ksha arrit në Helmës, tek po pinim një gotë raki.

-Ai “miku” që të dërgoi letër në Arbanë, Mehdi bej Frashëri, po përgatit kthimin e Zogut në Shqipëri.

-Kjo s’ka për të ndodhë kurrë, – thashë, – veçse po të zhdukemi të gjithë.

-Bazi i Canës mendon se i vetmi rregjim në Shqipëri mund e duhet të jetë ai i Zogut – tha Komandanti. – Po Kongresi ynë do të flasë gjithë botës në emër të vullnetit të vërtetë të popullit shqiptar.

Nuk ishte derdhur gjak për të sjellë në fuqi zogistët apo ballistët. Po derdhej rrëke gjaku për të çliruar vatanin, për të ndërtuar Shqipërinë Demokratike, për të sjellë popullin në fuqi. Ecëm drejt Përmetit, qyteti ku do të mbahej Kongresi. Kaluam shpate e qafa malesh derisa arritëm në luginën e bukur të Vjosës, ku ngrihej qyteti i vogël, por i përvëluar i Përmetit.

-Ja dhe qyteti i trendafilave, – foli gjithë shend Komandanti.

-Ai, e pyeti: Po, u përgjigj. Unë nuk kisha shkelë kurrë ma parë në atë qytet, po emri i Përmetit ishe për mua i njohur dhe i afërt. Aty kishte jetuar e internuar familja ime afër katër vjet; aty më ishin rritur fëmijët e mi, Dija e Skënderi dhe goca e vëllait, Myrvetja.

Ne u zbritëm kuajve dhe hymë në qytet ku populli na priste me përshëndetje e brohoritje të zjarrta. Komandanti ecte në krye. Njerëzit e njihnin dhe thërrisnin: “Rroftë Komandanti! Urra! Urra! Në drekën e së nesermes m’u dha rasti të njihem me shumë shokë të tjerë të Luftës e nder ta me të paharruarin Hysni Kapo. Foli bukur për rolin udhëheqës të Partisë e të Komandantit të Përgjithshëm në Luftën  NAÇl. Mbas tij Haxhi Lleshi shprehu edhe një herë përkrahjen e popullit të Dibrës për LANÇ-n dhe besimin në fitoren e armëve tona. Folën edhe mjaft delegatë nga Ushtria, krahinat, rinia, gruaja etj.

Mbaj mend se Gogo Nushi e shokë të tjerë m’u lutën edhe mua të flisja ndonjë fjalë. Unë e kam pas shumë zor të folmen, po aty u ngrita dhe thashë: “Unë kam luftue fashizmin e tradhëtarët, kam ba luftën e drejt të popullit. Kam qenë e do të jem besnik i popullit e i luftës sëtij, prandaj edhe partizanët më therrasin “Babë”. Salla shpërtheu në duartrokitje të forta dhe unë e pashë se s’ishte nevoja të flisja më gjatë.

Të nesermen më 24 Maj, salla ku do të mbahej Kongresi, furgulloi nga duartrokitjet e brohoritjet e furishme për Komandantin e Përgjithshëm. Me brohoritje e duartrokitje u miratua rendi i punimeve të Kongresit. Himni i Flamurit, himni i luftërave e fitoreve tona na e mbushi shpirtin gjithë afsh. Drejtuesi i punimeve të Kongresit Omer Nishani ja dhe fjalën Komandantit… Duartrokitjet e brohoritjet e shoqëruan fjalën e Tij, fjali mbas fjalie. Ai e deklaroi dhe Kongresi historik i Përmetit në emër të popullit kryengritës mori vendimin e njohur që pushteti t’i jepej popullit, që Zogut t’i ndalohej njëherë e përgjithminë hyrja në Shqipëri.

Kishte ardhur koha të merrnim Vendimin e dëshiruar prej kohësh: Të ndërtohej Shqipëria e re demokratike popullore! Të mos njihej asnjë qeveri tjetër që mund të formohej Brenda ose jashtë Shqipërisë! Kongresi duhej të hidhte themelet e shëndosha të Shtetit të ri Shqiptar. Mbasdite e morën fjalën shumë veta, një ditë e gjysmë rresht. Në të vërtetë duheshin ditë të tëra për t’i thënë të gjitha ato që ndienim e dëshironim, por koha nuk priste. Shokët tanë të grupeve, brigadave e batalioneve, po vazhdonin përleshjet me armikun.

Delegatët floën thjesht e me guxim. Ata kërkuan të mos përsëritej më e kaluara e hidhur, të kapeshin e të dënoheshin kriminelët dhe armiqtë e popullit, të vazhdohej pa ndërprerje lufta për çlirimin e plotë të vendit dhe vendosjen përfundimtare të pushtetit popullor të dalë nga LANÇl. Më pas u paraqitën kandidatët për në Këshillin ANÇl. I pa shlyeshëm ka mbetur në kujtesën tonë, formimi nga ai Këshill i Komitetit Antifashist me atributet e qeverisë së përkohëëhme popullore dhe shpallja e emrit të sekretarit të përgjithshëm të PKSH e Komandantit të Përgjithshëm të UNAÇ, Kryetar i Komitetit. Në postin e zv/kryetarit të Komitetit Antifashist, u dëgjua emri i një fshatari të thjeshtë që dinte të shkruante e të lexonte fare pak, i Myslim Pezës.

Tek po hanim drekë, Ai e falenderova Komandantin, por nuk isha i qartë se ç’ishte caktimi Im si zv/kryetar dhe grada e Kolonelit. Ta them shqip, i tha Myslimi: s’është nevoja me m’i ngarkue mue këto poste e grada. Unë jam besnik deri në vdekje i kësaj rruge që kemi nisë. Kush jep besë, nuk lyp pjesë. Gradoni ndonjë që na duhet ta afrojmë me luftën tonë, se mue s’më ngelet hatri. Këto ishin fjalët e thjeshta të Myslim Pezës. Komandanti vuri buzën në gaz dhe i tha:

-Edhe unë ndershmërisht po ta them. Ty mund të mos të të ngelet hatri pse nuk gradohesh, po i ngelet popullit ama!

-Mirë, o Komandant – i tha Babë Myslimi. Unë mbi popullin nuk ve asgjë. Po edhe populli le ta dijë zemrën time. Nuk asht keq.

-E di populli, tha Komandanti, e di dhe me rrahu shpatullat. Gjithë ato ditë nuk m’u shqit nga mendja rasti i Bajram Currit mbas fitores së Revolucionit të Qershorit. Kryeministri i Qeverisë demokratike, Fan Noli, më vend që ta mbante në krah atë udhëheqës popullor, e dërgoi në Krume dhe nga i graduar colonel e nxori në pension.

Në Berat, kur Komiteti Antifashist u shndërrua në Qeveri Demokratike, pas emrit tim ishte shkruar zv/kryeministër, grada Gjeneral major.

-A këtu e prishe fare, o Komandant, – i thashë.

-Përkundrazi, tha Ai. Këtu e ndritëm fare.

XHEVDET ÇELMETA

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here