Kreu Politike Vettingu, mundësi që qytetarët të trajtohen me dinjitet

Vettingu, mundësi që qytetarët të trajtohen me dinjitet

367
0

Fjala e kryetarit të PS Tiranë Saimir Tahiri gjatë takimit elektoral në Kashar:

Përshëndetje të gjithëve dhe faleminderit!

Është kënaqësi e veçantë t’ju takosh.

Ky është ekzaktësisht vendi ku mund të flasim shumë më shumë për çfarë kemi bërë për këtë zonë. Juve iu kujtohet që kur kemi ardhur këtu në 2013-n bashkë me Edi Ramën, fiks në këtë vend, ndahej Tirana e vjetër, Tirana qytet dhe Tirana fshat. Dhe ju në atë kohë na thonit ne nuk e meritojmë të kemi një jetë më pak dinjitoze sesa qytetarët që jetojnë pak metra më tutje. Ne nuk e meritojmë të shërbehemi më pak, të shërbehemi më keq. Ne nuk e meritojmë të jemi qytetarë të dorës së dytë. Ky është fiks vendi, sot, për të kujtuar atë që nisëm në 2013-n dhe që e përfunduam bashkë falë besimit tuaj.

Sot Kashari dhe çdo zonë që ka qenë si zonë e dorës së dytë, falë reformës territorial e që miratuam ne në parlament është pjesë e Tiranës për të shërbyer me dinjitet dhe për të jetuar me dinjitet dhe kjo falë besimit tuaj. Kështu që realisht faleminderit. Faleminderit shumë për besimin që na keni dhënë çdo ditë të këtyre katër viteve.

Unë e di shumë mirë që në qoftë se mikrofoni do ishte në dorën tuaj, secili prej jush  kishte shumë probleme për të na thënë. Veçanërisht në këtë zonë do kishim shumë gjëra për të na thënë e për të na kujtuar nga ato që s’janë bërë akoma. Pa asnjë diskutim qeveria e Edi Ramës dhe Partia Socialiste ka bërë shumë gjatë këtyre katër viteve. Po mos mendoni që ne nuk dimë ato që nuk kemi bërë. Ne i dimë shumë mirë ato që nuk kemi bërë dhe po angazhohemi bashkë me ju për t’i zgjidhur për katër vitet e ardhshme. Ne e dimë që kjo zonë ka nevojë për ujë. Ne e dimë që këtu familjet vuajnë për ujë. Ne e dimë shumë mirë që këtu ka nevojë për legalizime akoma më shumë. Këtu ka nevojë për t’i dhënë njëherë e mirë zgjidhje çështjes së pronave. Këtu ka nevojë për të punuar për t’i dhënë dinjitet jetës së secilit prej jush dhe çdo familjeje që banon këtu.

Ne e dimë që duhet të punojmë akoma më shumë për ju. Por një gjë duhet ta dini të gjithë bashkë: asgjë e mirë nuk vjen duke parë nga njëri-tjetri, por gjithçka e mirë mund të vijë në qoftë se bëhemi bashkë, për të punuar për t’i dhënë më shumë dinjitet jetës suaj, për t’i dhënë fund halleve që iu kanë shoqëruar në 25 vite dhe për të pasur më në fund Kasharin që duam, Tiranën që duam dhe Shqipërinë që duam.

Në të gjitha takimet e mia shumë prej jush më kanë thënë sesa vuajnë për të marrë pronën e tyre. Sa kanë vuajtur dhe në dyert e administratës, sa kanë vuajtur dhe kur kanë shkuar te gjykatat? Administratën po e rregullojmë dhe na duhet patjetër më shumë punë. Por një gjë është e sigurt, në përfundim të 4 viteve, ne përmbushëm një ndër angazhimet tona më të mëdha që ishte reforma në drejtësi.

Për pak ditë fillon Vettingu. Vetting-u është mënyra më e mirë për të pastruar nga sistemi i drejtësisë të gjithë ata që kanë vjedhur, janë majmur, janë korruptuar në sistemin e drejtësisë. Ka shumë prej jush që janë përplasur dyerve të gjykatave dhe s’kanë marrë kurrë drejtësi. Ka shumë prej jush që kanë humbur pronën apo nuk e kanë marrë ende pronën. Ka shumë prej jush që kanë pasur probleme pa fund në jetën e tyre dhe ka shumë prej jush që kanë pasiguri për të ardhmen vetëm për këtë shkak. Për shkakun e mungesës së reformës në drejtësi. Ne e përmbushëm këtë angazhim. Ishte angazhimi ynë më i madh dhe e përmbushëm. Në fund të 4 viteve ne i dhamë fund mënyrës së pacipë  para dyerve të gjykatave për më shumë drejtësi.

Unë jam i bindur që askush prej jush nuk mendon se të gjitha zgjidhen në datë 25, pas datës së zgjedhjeve. Unë e di shumë mirë që ju jeni të vetëdijshëm se Shqipëria që duam ka nevojë për më shumë punë, ka nevojë për më shumë kohë dhe mbi të gjitha për të qenë sa më shumë bashkë për t’i zgjidhur të gjitha. Por unë di një gjë, siç e dini dhe ju: – ka vetëm një mënyrë për t’i dhënë rrugën e duhur, drejtimin e duhur dhe për të pasur Shqipërinë që duam dhe në datë 25 kjo është vetëm e vetmja mënyrë e jona për t’u bërë bashkë dhe për të shkuar për të votuar PS dhe Edi Ramën! Asnjë mënyrë tjetër nuk ka.

Unë e di që ju jeni lodhur me sherret e politikës, ju jeni lodhur me atë që shikoni në televizor ditë për ditë, ju jeni lodhur me bastet e politikës, ju jeni lodhur me gjithçka ndodh dhe që ju duket sikur s’ka të bëjë me jetën tuaj të përditshme. Ka një zgjidhje miqtë e mi, bindni këdo njihni, bindni këdo që ka votuar cilëndo parti tjetër në zgjedhjet e kaluara dhe në cilëndo zgjedhje! Bindini që të votojnë vetëm një alternativë, sepse vetëm një alternativë ka në datë 25, dhe kjo është Partia Socialiste e Shqipërisë.

Në qoftë se në të kaluarën keni dëgjuar: s’ka problem shpërndarja e votës se këtu jemi, mos e bëni më, votoni vetëm Partinë Socialiste të Shqipërisë. Në qoftë se në të kaluarën keni dëgjuar që hajde s’ka problem këtu jemi të gjithë bashkë, po thonë shpërndani votën. Mos e bëni më dhe bindini të gjithë. Ka vetëm një alternativë dhe kjo është Partia Socialiste. Në qoftë se në të kaluarën dini që keni komshinj apo të afërm që kanë bërë pazar me votën për cilëndo arsye, shpjegojani që pazari në datën 25 kushton një pazar më shumë për 4 vitet e ardhshme. Dhe kjo është e gjitha në kurrizin tuaj dhe familjeve tuaja.

Kështu që bindini të gjithë ata që njihni, që nuk ka pazar në datën 25. Ka vetëm një alternativë dhe kjo është Partia Socialiste e Shqipërisë. Në qoftë se ju ka lodhur jeta, hallet, politika e madhe në 25 vite, sepse është shpërndarë vota, është bërë pazar vota, ka vetëm një alternativë dhe kjo është Partia Socialiste e Shqipërisë. Ne duam që pas 25 qershorit të qeverisim bashkë me qytetarët, të marrim më shumë se 71 deputetë në parlament dhe të kemi mundësi t’ju dalim përballë, ballëhapur dhe të mbajmë përgjegjësi për çdo angazhim të sotëm, për çdo arritje të nesërme dhe për çdo sakrificë që do të na duhet ta përballojmë bashkë. Kështu që në datën 25 ka vetëm një alternativë dhe kjo është Partia Socialiste e Shqipërisë. Dhe bisedoni me këdo që me votën ka bërë pazar, apo që e ka shpërndarë për hir të miqësisë, për hir të krushqisë, për hir të cilësdo arsye, në datë 25 mos e shpërndani votën. Ka vetëm një alternativë: Partia Socialiste e Shqipërisë dhe Edi Rama.

Faleminderit të gjithëve!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here