Kreu Ditar Trimat kanë shokë vetëm trimat

Trimat kanë shokë vetëm trimat

374
0

-Me rastin e 95 vjetorit të lindjes dhe 73 vjetorit të rënies-

Maliq Muço lindi në fshatin Tragjas të Vlorës në vitin 1922. Ai ishte nga veprimtarët e parë në luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare. U veçua si i ri me veprimtari të gjerë kundër pushtuesve fashistë. Duke qenë sekretar i Komitetit Qarkor të Rinisë në Durrës, punoi me ngulm për të gjallëruar veprimtarinë e të rinjve. Ai ishte pjestar i njesiteve guerile të Durrësit dhe mori pjesë në shumë aksione dhe atentate të guximshme. Maliq Muço rreshtohet në grupin e partizaneve të Pezës me detyrë komisar batalioni.

Loading...

Ideja e madhe e Çlirimit, bashkoi një djalë nga Tragjasi i Vlorës, atentatorin e zgjuar e të shkathët Maliq Muçon me Heroin Kajo Karafili. Me sy të zinj e fytyrë të mprehtë, me trup të shkurtër e të gjallë, ashtu i ndashur, do të mbetej i gdhëndur në mendjen e në zemrën e shokëve të tij të luftës. Në njesitet guerrile të Durrësit, ushtonte dhe arma e tij. Dhe kjo ushtimë u bë më e fortë, disa muaj pas 8 Nëntorit të lavdishëm, kur Maliqi u bë komunist. Partia i bësoi detyrën e sekretarit të Komitetit Qarkor të Rinisë të Durrësit. Dhe djali trim nga Tragjasi, kurdoherë e pati faqen të bardhë, kurdoherë dilte me nder pas çdo atentati të kryer në një shesh, në një rrugicë, në një kafene…

Atentatet ishin prologu i betejave të ardhshme partizane. Në këtë prolog ka zërin e vet Maliq Muçua. Para “gjysmës së lekut”, një spiuni fashist ai i thotë edhe këto fjalë si “dhuratë”: “Juve, zoti marshall si pushtues, populli  ju shpërblen me plumbin ballit”.

E kapin në kuesturë s’e ul kryet. Për mungesë faktesh e lirojnë. Nis për të jeta ilegale. Në çetat partizane të grupit të Pezës ai njeh përsëri ata që “harruar” shtëpitë dhe mendonin për shtëpitëë e tyre të mëdha, për Shqipërinë, njeh komisarët dhe komandantët trima të revolucionit.

Por nga atentatet nuk mund të hiqte dorë Maliqi. Ja, tok me Kajon dhe Nazmi Kabën, e shohim në rrugët e Kavajës. “Ah, Dik Duka, o spiun i qelbur! Prit se po vijmë! Ai në ditarin e tij pa” Togerin e Kuesturës e shtriu përtokë Kajua. Maliqi dhe Nazmiiu i qëruan dhe dy shoqëruesit e tij. Kështu kalonte ai nëpër rreziqe, nëpër plumba. Ishte Maliq me halle, nuk ia bënte syri tërr.

Ballistët e rrethuan Maliq Muçon me 11 shokë të tij në Peqin. Gjakftohtëë, i shpejtë  si era ai porosity shokët të çanin rrethimin, mbuloi me zjarr daljen e shokëve nga rrethimi dhe vetë, si një shqiponjë, kërceu nga kati i dytë në tokë. Me zjarr automatikësh dhe granatash, rrethimi u shpërthye pa asnjë humbje.

”Lodhje e madhe, pa bukë, pa gjumë, në shi e në breshër të madh; keto janë sakrificat që bëjnë partizanët për popullin shqiptar… Forcat balliste dhe gjermane u shpartalluan, por mbeti i vrarë Komandanti trim, Fadil Veizi. Na e paçin hua armiqtë!” – shkruante ai në ditarin e tij pas një beteje të re. Dhembja për shokun nuk e përkulte, por e bënte me të tmerrshëm për armiqtë.

Më 1 Qershor 1944, batalioni me rreth 70-80 partizanë, u gdhi në katundin Gërmaj afër Kavajës. Mirëpo gjatë natës forcat gjermano-balliste, duke përfituar nga koha e favorshme, mundën të bënin rrethimin e tij me më shumë se forca të armatosura.

Lufta filloi e ashpër. Partizanët sulmuan me trimëri të rrallë pozicionet e armikut. Ishte  një luftë për jetë a vdekje, me sulme e kundërsulme nga të dy anët. Luftë e pabarabartë. Zgjati rreth 5-6 orë.

Më pushkë në dorë, duke u mbrojtur nga zjarri i dy mitrolozëve të lehtë, partizanët, të prirë nga komisari Maliq Muço, hidheshin me guxim mbi armikun. Një rrugë të vetme kishte: të çahej rrethimi. Sulmet vazhduan më tej dhe rrethimu u ça. Atë e çau vetmohimi i Ibrahim Buzhiqit, i cili u hodh tri-katër herë mbi pozicionet e armikut, guximi i partizanëve Shaziman Harizi, Josif Pambuku, Islam Garuja, i Sllobodanit dhe Kostandinit që dhanë jetën, atë rrethim e çau trimëria kolektive e të gjithë partizanëve të batalionit. Në këtë përpjekje armiqtë lanë në fushën e betejës shumë të vrarë e të plagosur.

…Do të mbetet e paharruar vdekja prej trimi e komisarit të batalionit, Maliq Muços. Ishte i plagosur rëndë. Nuk kishte mundësi të tërhiqej. U diktua dhe u rrethua nga armiqtë, të cilëve u erdhën përforcime. Ata i thanë të dorëzohej i gjallë, por ai iu përgjigj me fishekët e fundit të automatikut, duke vrarë tre prej tyre. Armiqtë qëlluan mbi të me bomba. Në çastin e fundit, kur mercenarët iu afruan fare pranë, Maliqi zbërtheu granatën që i kishte mbetur dhe e përplasi përtokë në mes të tyre, duke vrarë katër të tjerë dhe një komandant të Ballit. I goditur nga coprat e granatës, më 1 Qershor 1944, Maliq Muço mbeti i vrarë, duke mbetur kështu Dëshmor i Atdheut në luftën kundër nazistëve gjermane dhe bashkëpunëtoreve të tyre.

Heroizmi i komisarit të tyre, i bëri më të guximshëm partizanët. Ata e pagëzuan batalionin me emrin e tij dhe vazhduan më tej me sulme, duke kënduar këngën që thurën për të: “…Shkon Maliqi si rrufe!…”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here