Kreu Politike Nikolla takim me banorë në Fan dhe Rrëshen

Nikolla takim me banorë në Fan dhe Rrëshen

445
0

Gjatë bashkëbisedimit me banorë të bllokut 2 3 dhe 4 në Rrëshen e deleguara e PS  në qarkun e Lezhës, Lindita Nikolla, u kërkoi qytetareve që në 25 qershor të votojnë për PS me në krye Edi Ramën, pasi sic theksoi ajo vota për PD është një votë e çuar dëm.

Nikolla vuri theksin tek investimet që janë kryer e do të vijojnë të kryhen në Mirditë ndaj dhe qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm pasi sipas saj nëse vota shkon për PD me në krye Lulzim Bashën atëherë ai do të bëjë atë që bëri me Tiranën: asnjë punë duke e lënë atë dhe qytetarët e saj në mëshirë të fatit:

Nga Fani ku takoi dhe zhvilloi bashkëbisedim me banorët Nikolla theksoi se PS me në krye Edi Ramën me të njëjtën vendosmëri, siç luftoi dhe fitoi për vetingun, do të luftojë dhe fitojë për të rritur ekonominë dhe punësimin si asnjëherë më pare:

Kemi bërë shumë, më shumë akoma mbetet për të bërë deklaroi e deleguara e PS në qarkun e Lezhës, por sipas Nikollës ka edhe shumë akoma për të humbur, nëse Partia Socialiste nuk mban, pa të tjerë në prehër, timonin e reformave.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here