Kreu Ditar Asim Zeneli bëri histori

Asim Zeneli bëri histori

586
0

“Asim, detyrën mbarove,

Zure vend në histori”

Sa kalon urën e Dragotit duke rrugëtuar drejt Grykës së Këlcyrës e Përmetit, sytë të shkojnë majtas dhe sheh bukuritë e Mezhgoranit, Mal me histori, kujton heroizmin e Asim Zenelit, këtij burri trim e luftëtar, atdhetar i papërkulur, pushka dhe kënga e të cilit, jehuan në 2 Korrik 1943, vazhdojnë të jehojnë edhe sot.

1 Korrik 1943. Atë mëngjes në Mezhgoran, Çeta partizane “Koto Hoxhi” e “Musa Fratari” dhe territorial përmetarë, ishin vendosur në pozicione të fortifikuara të luftës italo-greke dhe luftonin për të mos lejuar forcat fashiste italiane që të depërtonin në qytetin e Përmetit dhe në  fshatin Kuqar. Rezistenca e tyre me në krye Pano Xhamballon, përballë armikut me forca superior, 700 vetash, me autoblinda e armë modern ishte e jashtëzakonshme. Zjarr i pandarprerë. Në ato orë kritike për luftatëret e lirisë, mbërriti Çeta e Kurveleshit me djalin e Progonatit, Asim Zeneli dhe komisarin Karadaku në krye. Çeta e hap në formacion luftimi. Zjarri do hapej kur armiku të afrohej 50 metra. Asim Zeneli si ushtarak i talentuar që ishte, organizoi luftimin me qëllim që të shpartallohej vija e parë e mbrojtjes armike. Dhe moment erdhi. Asimi dha komandë. Karadaku thirru “Para partizanë!”

Zjarri u hap. “Kengës” ia mori pushka, ia “ktheu” mitrolozi dhe “iso” mbajtën të gjitha armët e luftëtarëve të lirisë. Fashistët italianë e panë rrezikun që po u kanosej dhe filluan tërheqjen në panic e rrëmujë.

Partizanët marshuam përpara. Sulmi i tyre i paprerë s’përmbahej. Kur Asimi mbërriti në vijën e parë të shpartalluar të armikut, në anën tjetër të Vjosës arritën dy çeta të tjera partizane,  njëra e Zagories e tjetra e Ça mërisë. Tani orteku i luftëtarëve të lirisë nuk ndalej. Zjarri partizan bëri që italianët të bërtisnin “Mama mio!”. Fashistë kishte vetëm në një kodër dhe Asimio organizon sulmin për marrjen e saj. Lufta u ndez e ashpër. Kur në majën e asaj kodre do të valëvitej flamuri i fitores partizane, një mitroloz i lehtë armik goditi për vdekje Asim Zenelin. Ra Asimi si një lis i kuq i v eshur me gjak. U dëgjua zëri pikëllues e tronditës i karadakut “Na vranë Asimin!”

Partizanët s’përmbaheshin: vazhduan sulmin për  të çarë breshërinë e plumbave e për të kapur majën e asaj kodre. Kryedëshira e tyre ishte të kapeshin me fashistët trup më trup e t’I mposhtnin. Pas fitores partizane në atë betejë të përgjakshme, luftëtarët vraponin drejt trupit të Asimit. U përkul dhe u betua i pari Karadaku, Pano Xhamballo e të tjerë. Mentor Xhemali ia mori këngës “Një zë po del nga gryka e Mezhgoranit…” Këngë e zjarrtë. Këngë kushtuar heroizmit të Asim Zenelit.

Ato ditë shtëpia e Zenelajve në Progonat mbahej e fortë. Qëndronte e papërkulur. Babai i Asimit u tregua burrë. Gojë më gojë në partizanë e Labëri u përhap kënga: ”Mezhgorani shkëmb”e brinjë/grykë e Këlcyrës ç’u nxi/Trebeshina mal i lartë/nga xhadeja vjen ushtri…”. Zi, por dhe durim, gjakftohtësi, forcë, krenari për aktin heroik të Asimit dhe betim për të vazhduar luftën kundër pushtuesve të huaj për çlirimin e vendit.

***

7 Gusht 1943. Te rrapet e Kardhiqit formohet batalioni partizan me emrin “Asim Zeneli”. Njerëzit “mizë lisi”. Zemrat e partizanëve dhe të pjesmarrësve të tjerë, gufonin nga gëzimi. Miho Xhani i jep fjalën të deleguarit të Qarkorit të Partisë dhe kryetarit të Këshillit Krahinor të Kardhiqit, Shefqet Peçi, i cili ndër të tjera tha: “Kurveleshas, vëllezër e motra, familje të dëshmorëve, ky shtatë gusht shënon një ditë historike për të gjithë. Batalioni që shihni këtu, është mishi dhe gjaku juaj. Me armë supit janë këtu djemtë dhe vajzat tuaja. ‘Shkoni djem e  vasha malit, – na thatë Ju, luftoni dhe nderoni vatanë që na e ka zaptuar dushmani”. “Poshtë fashizmi! Rroftë Shqipëria”, – u dëgjuan thirrje nga tirma. Gjëmuan rrapet e dëndur të atij mjedisi të bukur. Gurgulloi e gjëmonte lumi i Kardhiqit.

Shefqet Peçi vazhdoi të fliste siç dinte ai. “Në fund, kam nderin të njoftoj se batalioni që krijojmë ne sot, do të quhet Batalioni “Asim Zeneli”. Dhe komunikoi kuadrin drejtues. Të parin komunikoi se komisar i batalionit do të jetë Shefqet Peçi, Duartrikitje të paprera. Menjëherë iu dorezuan flamuri i batalionit. Para flamurit komisari ra në gjunjë dhe bëri betimin: “Betohemi para këtij flamuri se do të luftojmë me trimëri dhe vetmohim për lirinë e popullit duke mos kursyer as jetën tonë”.

-Betohemi, -brohoriti batalioni “Asim Zeneli”. Emocione. Duartrokitje. Urime…

Ajo ditë historike nisi me këngë dhe u ngrys me luftë… Flamuri i batalionit u qëndis me fitore të mëdha njëra pas tjetrës. Me emrin “Asim Zeneli” do të përurohej më vonë edhe gjimnazi i Gjirokastrës

***

Asimi ishte atdhetar i vendosur, luftëtar me kulturë. Pas shkollës së mesme vazhdoi Akademinë Ushtarake të Këmbësorisë në Romë. Këtu, në zemër të Italisë, njohu edhe më mirë e më nga afër fashizmin Italian dhe kuptoi qëllimet e tij ndaj Shqipërisë.

Në 7 POrillin e 1939-ës Asimi ndodhej në Itali dhe nuk kishte sit a provonte me armë urrejtjen e trimërinë e tij kundër pushtuesit fashist Italian. Por edhe atje ai e ttregoi veten se kush ishte: u indinjua dhe protestoi ndaj pushtimit fashist e propagandës mashtruese e demagogjike të tij, organizoi demiostratë antifashiste në shkollë dhe për këtë u ndëshkua. Nga fundi i vitit 1941 kthehet në Shqipëri. U caktua në një repart të dislokuar në Elbasan.

Edhe pse ishte në ushtrinë e regjimit të kohës. Asimi u lidh ngushtë me LANÇ-in. U lidh me shokë të tjerë atdhetarë. Për të më ka folur njëqindvjeçari dhe patrioti i mirënjohur, i paharruari Et’hem Barhami, i cili më tregoi se si vepronin në favor të luftës kundër fashizmit, si propagandonin në radhët e ushtrisë, si do të arratiseshin nga radhët e saj. Në librin e tij ndër të tjera ai shkruan: “Afër mbarimit të Nëntorit të vitit 1942, mendonim mënyrën për t’u arratisur në Çetën e Çermenikës, ku do të shkonin për të marrë pjesë edhe oficerët e rinj: Asim Zeneli, Pano Xhamballo etj”.

Duke qenë në ushtri, Asimi i shërbente me përkushtim lëvizjes dhe luftës antifashiste, ndihmonte me armë, pushkë e mitroloza çetat partizane. Edhe pse ishte në rrezik, bashkë me një grup shokësh. Asimi braktisi shërbimin ushtarak dhe arratiset. Kaloi  në mallet e Kurveleshit, ku ndjeu ajrin e frymëmarrjen e lirë. Këtu  gjëmonte kënga e lirisë dhe pushka e luftëtareve të lirisë.

Kam pasur raste të dëgjoj nga bashkëfshatarë të Asimit, nga progonatas, për figurën dhe luftën e vendosur të tij. Më ka folur sidomos vëllai i tij. Sherif Zeneli, bashkë me të cilin kam kryer shkollën e Partisë në vitet 1949-1950 dhe kemi qenë në Byronë e Partisë të Gjirokastrës, ai kryetar i KE e unë me rininë. Te shpirti i madh e atdhetar i Tij, shihja edhe shpirtin e Asim Zenelit. Ai mbahet mend për urtësinë dhe thjeshtësinë e tij, për drejtësi e ndershmëri, për punë të palodhur në krye të pushtetit.

Në veçanti për luftën e Asim Zenelit flasin luftëtarët e çetës “Hajredin Tremishti”, të cilet jetuan epopenë e Mezhgoranit. S’ka shteg në këta male ku të mos ketë shkelur këmba e Asimit. S’ka fshat ku të mos ketë shkuar e të mos jetë pritur ai me dashuri e respekt, ku të mos jetë dëgjuar zëri dhe fjala e tij. S’ka burim uji ku ai të mos ketë pirë ujin e ftohtë. S’ka stank u të mos ketë shkuar e të ketë biseduar me ngrohtësi me barinj të maleve. Në këta male kreshnike e shtigje ka zënë ai pusi e prita dhe ka luftiar sypatrembur. Ai ishte trim, iu vendosur, i urtë, i matur, i duruar, i dashur me luftëqtarët e çetës dhe gjithë urrejtje kundër pushtuesve fashistë. Në Mezhgoran ishte një kacafytje e vërtetë.

Për luftën e Mezhgoranit flet kenga, të cilën kur e dëgjon, të rrenqeth e njëherazi të emocionon, të krenohen. Këngëtari përshkruan ashpërsinë e vendit dhe lajmëron se “Nga xhadeja vjen ushtri”. Një autokolonë me 40 makina e mjete të blinduara që shkonin në drejtim të Përmetit. U dëgjua zëri partizan: Ndak, se vendi ka zot! “Ndalu beg, se ka hendek”! Dhe kënga vazhdon: Doli çeta partizane/Lule Asim Zeneli/Oficeri me kulturë/S’qëndrove në ushtri.

Asimi “Si luan shkon përpara/Dhe sulmpn me trimëri”. Dëgjon këto vargje luftarakë dhe përfytyron  Asimin si hidhet në sulm trimërisht. Dhe kënga për Asimin vazhdoi valë-valë. Bashkë me këngën, u dëgjuan edhe thirrje e boria partizane. Dhe çetat thanë: Një i vetëm vështrimi ynë/Një e vetme fjala jonë/Batalioni si gjëmim/Në një zë bëri betim. Në fund të shtatorit 1943, komandant i batalionit “Asim Zeneli” u emërua luftëtari i shquar, Riza Veipi, një nga shtyllat e patriotizmit shqiptar, që më vonë do të ishte zv/Komandant i Brigadës VI Sulmuese “Heroinë e Popullit”.

Batalioni “Asim Zeneli”, i inkuadruar në Brigadën e VI S, e mbajti lartë emrin e heroit të Mezhgoranit. Ishte batalion me nam. Dhe u këndua: “Asim detyrën mbarove/Zure vend në histori”. Dhe bashkëluftëtarët e mbajtën betimin. Betimi i Karadakut para trupit të Asimit u bë realitet…! Haka u mor njëqind fish! Vjosa gjëmoi furishëm nga zërat dhe pushka e luftëtarëve të lirisë. Oshtiu Gryka e Mezhgoranit! E Vjosa u skuq nga gjaku! Biografia e këtij batalioni luftarak u shkrua me gjakun e partizanëve të saj!

SEVO TARIFA

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here