Kreu Sociale Të ruajmë vlerat e Valbonës!

Të ruajmë vlerat e Valbonës!

441
0

(Një udhëtim në Valbonë)

Udhëtimit nga Tirana në drejtim të Kukësit përmes rrugës të Kombit dhe më pas në  Has e për të mbërritur në Bajram Curri, i vjen fundi kur marrim rrugën për në Valbonë, destinacioni i një grupi vizitorësh nga Federata Kombëtare dhe CNVP.

Loading...

Por pjesëtarët e ekipit, nuk ishin të përgatitur për të vazhduar ngjitjen malore drejt majave të luginës Valbonës. Jemi në Valbonë, në qendër të Alpeve shqiptare, në rrethin e Tropojës.

E gjithë rruga filloi me ndalesat e vazhdueshme dhe në fakt ishte e natyrshme sepse sado të kesh vizituar Valbonën, çdo herë që shkon do të shohësh ndryshime që të bëjnë kurioz, shtëpitë alpine të ngritura përgjatë brigjeve të lumit të kristaltë me të njëjtin emër deri sa mbërrijmë tek “Fusha e gjësë”. Valbona hijeshon me të gjithë potencialet e saj përrallore nga majat e larta e të thepisura të mbuluara nga dëbora, duke dhënë kështu imazhin e një lugine plot labirinte dhe të papritura, tek lëndinat që tani dëbora i ka i lënë vendin gjelbërimit.

Emocionet janë të forta tek sa bëhesh pjesë e magjisë së mbushur me legjendat e kreshnikëve dhe zanave të maleve në këtë mrekulli të Alpeve shqiptare.

Peisazhi mrekullues i Valbonës i bën karshillëk lumit të famshëm me të njëjtin emër, i cili pasi buron në një ujëvarë 50 m të lartë, vijon gjarpërimin e tij për 5 km si lumë i nëndheshëm, derisa nxjerr krye në fshatinValbonë. Kjo i bëri pak të hutuar dhe ata që shihnin për herë të parë Valbonën, të cilët pyesnin me habi për rrjedhen e Lumit. Për Faunën ujore vijonin pyetjet dhe përgjigjet ishin se Valbona dhe shumë Lumenj të Tropojës me ujra të ëmbla e të pastra, është më e njohur. Trofta dhe padyshim që është pjesë e gatimeve tradicionale. Banorët vendas si dhe emigrantë të kthyer, i kanë dhënë kuptim dhe hijeshi jetës atje. Shtëpitë e rindërtuara dhe kthimi i tyre në bujtina pritëse për turistët, është burimi kryesor i të ardhurave ekonomike. Nga informacionet deri tani, mbi  30 mijë turistë kanë vizituar Valbonën gjatë vitit të kaluar. Ajo që bie në sy mbi të gjitha, është mikpritja e veçantë e banorëve të kësaj zone dhe ngrohtësia që ata përcjellin tek qindra e turistë që vizitonin sot së bashku me ne në Valbonë.

Ndërtimi i HC

Dialogu ndërmjet vizitorëve këtë radhë ishte i ndezur kur rrugës ne po shikonim ndërtimin e hidrocentaraleve të vogla. Xhelal, një njohës i mirë i Valbonës me qetësinë e tij, thotë: Në emër të natyrës nuk duhet hedhim poshtë progresin dhe zhvillimin, por në emër të progresit a shfajsohet dëmtimi i një legjende, (vdekja dhe harresa) siç është Valbona? Dialogu vazhdon disa argumentojnë se ujrat e lumenjve nuk ushqejnë vetëm atë pak tokë me të mbjellat për të rritur të ardhurat për banorët, nuk rrisin vetëm troftat dhe faunën ujore, por i japin jetë njerëzve e brezave të rinj e që tanimë i janë kthyer luginës Valbonës. Janë më të shumtët që kundershtojnë cënimin e vlerave te Luginës së Valbonës dhe vdekjen e lumit sepse atëhere s’ka me 30 mije turiste në Valbonë?

Në të vërtetë, udhetimi i njohur si “Shtegu i Majave te Ballkanit” që kalon ne rajonin nga Thethi në Valbonë ka fituar famë ndërkombëtare si një nga destinacionet më të pelqyera botërisht për ngjitje dhe ecje malore. Shumë pak Rajone sot kane në Europë, te pa prishura nga dora e njeriut, te egra. Valbona është një nga ato te pakta.

Ndoshta është momenti që Qeveria duhet të vleresoj mendimin e specialistëve të fushës, të bëjë bilanc të saktë, të pyes banorët për të marrë një vendim se çfarë është më mirë të bëhet në luginën e Valbonës.

REXHEP NDREU

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here