Home Sociale Politika pyjore shqiptare e 27 viteve të fundit

Politika pyjore shqiptare e 27 viteve të fundit

305
0

Pronësia mbi  pyjet, politika pyjore shqiptare e 27 viteve të fundit, na afron më shumë nga Federata Ruse e Bjellorusia se sa nga fqinjët tona europiane

Federata Kombëtare e Pyjeve dhe Kullotave Komunale, ka bërë kohët e fundit disa vëzhgime lidhur me strukturën e pronësinë së pyjeve në Europë, bazuar në disa botime dhe raporte të Komisionit Ekonomik të Kombeve të Bashkuara për Europën (UNECE), Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Bujqësi dhe Ushqim (FAO) dhe Institutit Europian të Pyjeve (EFI).

Loading...

Pyjet në pronësi publike dhe private luajnë rol të rëndësishëm në mbrojtjen e tokës, ruatjen e biodiversitetit, zbutjen e ndryshimeve klimatike si dhe ofrojnë shërbime dhe produkte pyjore dhe jo pyjore. Për më tepër ato prodhojnë përfitime social – ekonomike për mirëqenien e pronarëve të tyre.

Sipas raporti të “Gjendjes së Pyjeve në Europë 2015” , sipërfaqja totale e pyjeve publike dhe private në Europë është rreth 100 milion hektarë. Po sipas këtij raporti, sipërfaqja e pyjeve private është rritur me 18% ndërmjet viteve 1990 – 2000 ndërsa ajo e pyjeve publike ka mbetur e njëjtë ose është zvogëluar. Forca kryesore drejtuese e ndryshimeve në strukturën e pronësisë së pyjeve është shtyrja drejt privatizimit dhe kthimit i tokave pyjore në ish vendet me ekonomi të centralizuar.

Shtetet me përqindje të lartë të pyjeve në pronësi private janë Austria, Franca, Danimarka, Norvegjia, Suedia, Sllovenia, Portugalia dhe Spanja. Ndërsa pronësia publike dominojnë Evropën Qendrore-Lindore dhe Juglindore, me një përqindje mesatare prej 80 dhe 90%. Kjo përqindje e lartë vjen nga vendet, ku të gjitha apo pothuajse të gjitha pyjet janë në pronësi publike, si Bjellorusia, Gjeorgjia, Moldavia, Ukraina, Malta, dhe Turqia. Sipas raportit në këtë grup bën pjesë edhe Shqipëria ku tashmë edhe si rezultat i reformës territoriale, rreth 80% e pyjeve kanë kaluar në pronësi publike.

Sipërfaqja e pyjeve në pronësi private në raport me sipërfaqen totale (2010)

Një tjetër botim nga UNECE dhe FAO  “Pronësia Private e Pyjeve në Europë” hedh dritë mbi pyjet private në Evropë dhe informon hartuesit e politikave për realitetet socio-ekonomike të lidhura me pronësinë private të pyjeve. Ndër të tjera, botimi identifikon trendet e rëndësishme si copëzimi i tokës pyjore, transferimi i pronësisë nga publike në private, demografinë dhe situatën socio-ekonomike të pronarëve.

Pronarët e e pyjeve luajne  një rol kyç në mirëmbajtjen e ekosistemeve pyjore dhe rritjen e zhvillimit rural, duke siguruar gjithashtu një burim ekonomik dhe industrial me rëndësi primare në rajonin e UNECE. Pronësia private e pyjeve rezulton të jetë mbizotërues në 23 vende të Bashkimit Europian.

Sipërfaqja aktuale e pyjeve private dhe publike në këto 23 shtetet të marra në studim, arrin në 138.5 milion hektarë pyje dhe toka të tjera të pyllëzuara, nga të cilat 128.5 milion (93%) klasifikohen si pyje dhe 10 Milion (7%) si toka të tjera të pyllëzuara. Shpërndarja mes të pronësisë private dhe publike është e balancuar: 68.5 milion hektarë (49.6%) janë pyje në pronësi private dhe toka të tjera të pyllëzuara, rreth 70 milion (50%) janë në pronësi publike dhe 0.5 milion ha (0.4%) janë raportuar si të tjera.

Për vendet e Evropës Perëndimore dhe Qendrore me sipërfaqe  të mëdha pyjesh, me një sipërfaqe kumulative prej 198 milionë hektarë pyje dhe tokave të tjera të pyjore, përqindja e pronësisë private të pyjeve është më e lartë. Informacioni nga Vlerësimi Global i Burimeve Pyjore 2005 tregon një shpërndarje të 115 milion hektarëve (58%) të tokës pyjore  private  kundrejt 83 milion hektarëve (42%) tokë pyjore publike. Pjesa e përqindjes së pyjeve private zvogëlohet ndjeshëm kur merret parasysh struktura e pronësisë në një shkallë kontinentale evropiane, duke përfshirë Shqipërinë, Federatën Ruse, Bjellorusinë dhe Ukrainën, ku deri në 100% të pyjeve janë në pronësi publike.

Konstatohet se 27 vitet  e pas rënies së komunizmit Shqipëria mbetet në të njëjtat shina me Federatën Ruse apo Bjellorusinë, përsa i takon pronësisë mbi pyjet. Mungesa e gjatë e strategjive dhe politikave të qarta mbi pyjet dhe mendësitë e kaluara kanë lënë sektorin pyjor prej vitesh jashtë zhvillimit dhe ende të centralizuar.

Federata Kombëtare e Pyjeve e Kullotave prej vitesh ka propozuar dhe adresuar tek politikë-bërësit shqiptarë zgjidhjen e çështjes së pronësisë mbi pyjet. Ne mendojmë se thellimi i proçesit të transferimit në pyje nga pushteti vendor tek komunitetet, pra drejt privatizimit, do të ndikonte ndjeshëm në zhvillimin e zonave rurale dhe do të na afronte më shumë me fqinjët tanë europianë. Përvojat e përmendura më lart shërbejnë si mësim i mirë për politikanët shqiptarë që shpesh duke u marrë me politika të mëdha harrojnë rëndësinë që kanë pyjet, gjysma e tokës shqiptare, e lënë pa program dhe politika kombëtare mbi pronësinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here