Kreu Politike Përse kjo pandjeshmëri për Shqipërinë që digjet???

Përse kjo pandjeshmëri për Shqipërinë që digjet???

422
0

A është pylltaria e qëndrueshme në Europë? A ekziston një balancë mes rritjes vjetore dhe prerjeve? Po në Shqipëri?

Të dhënat e publikuara nga Agjencia Europiane e Mjedisit tregojnë se raporti i prerjeve me rritjen është relativisht i qëndrueshëm dhe mbetet nën 80% për shumicën e vendeve europiane. Ky raport i shfrytëzimit ka mundësuar që volumi në këmbë i pyjeve të Europës të jetë në rritje. Shokuese janë të dhënat mbi Shqipërinë, si i vetmi vend pjesë e kontinentit europian ku gjendja e pyjeve ka vazhduar të përkeqësohet pas viteve 1990 (grafiku 1).

Grafiku 1. Prerjet në raport me rritjet vjetore neto (%)

Grafiku ku tregohet raporti për secilin vend Europian shoqërohet me një shënim befasues për Shqipërinë, ku shkruhet se raporti i prerjeve në vitin 1990 ishte 2.335 herë më i lartë se sa rritja. Në vitin 2000 raporti i prerjeve me rritjen ishte 2.97 herë duke u rritur edhe më tepër në vitin 2010 me 5.503 herë.

Intensiteti i zjarreve të këtij viti, janë një dëshmues se si do jetë ecuria në vitin në vijim. Me ritmet aktuale, vendi ynë po i afrohet me shpejtësi shkretimit të plotë e të pakthyeshëm. Për fatin e keq të vendit zëri i Federatës Kombëtare të Pyjeve dhe Kullotave Komunale, po bie gjithmonë në vesh të shurdhër. Megjithë katastrofën mjedisore, që tashmë troket në mes të ditës në mbarë vendin, megjithë pretendimet e Partisë fituese të zgjedhjeve për politika që mbështesin interest e popullit, indiferenca karshi shkatërrimit të mjedisit, duket e frikshme. Çudia është që qeveria në këtë përgjumje ka në krah edhe Bankën Botërore, një institucion financiar ndërkombëtar që ka mbi 20 vite që e asiston Shqipërinë me kredi, për rehabilitimin e pyllit, dhe në çdo 5 vjeçar që kalon, kemi përkeqësim të gjendjes së mbulesës pyjore.

Shqipëria po bëhet një shembull për të mesuar se çfarë pasojash mjedisore e ekonomike, mund të pësojë çdo vend për shkak të politikave të gabuara të pronësisë. Shqipëria e ka ndërruar sistemin politik në vitet 1990, me një specifike unike: Në raport me pyjet dhe politikat pyjore, është ruajtur pronësia e viteve të komunizmit. Shteti shqiptar ka mbetur pronari i paprekur i pyjeve, megjithë dështimet që kishte demonstruar botërisht që në kohën kur në fuqi ishte sistemi komunist me shtetin pronar të gjithçkaje.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here