Kreu Ditar Rruga luftarake e batalionit të tretë partizan “Kajo Karafili”

Rruga luftarake e batalionit të tretë partizan “Kajo Karafili”

367
0

-Me rastin e 74 vjetorit të formimit të Batalionit të 3-të partizan të Grupit të Pezës, 12 Gusht 1943 – 12 Gusht 2017 –

Mbas dështimit operacionit fashist Italian në Qershor 1943, i cili qe një fitore e madhe për partizanët. Radhët e partizanëv u mbushën me element të rinj katundare dhe qytetarë që erdhën nga Tirana, Durrësi, Kavaja, Peqini e Shijaku. Efektivi i Çetës së tretë që komandohej nga Kajo Karafili, përbëhesh me më shumë se 200 vetë. Me udhëzim të Komandës së Shtabit të Grupit Partizan të Pezës në katundin Kryezi më 12 Gusht 1943, u bë riorganizimi i çetës së tretë, e cila u bë Batalioni i tretë partizan me komandant Kajo Karafili, Komisar Sali Verdha, zv/komandant Fadil Vezi, përgjegjës rinie Petro Takon dhe intindent Ymer Shytin. Ky battalion do të vepronte në zonën e Kavajës. Batalioni i tretë mbas inaugurimit, filloi operacionet në stilt ë gjerë kundër armikut dhe tradhëtarëve të vendit, për të shpartalluar forcat balliste në zonën e fushës së Kavajës, si dhe postat italiane që ndodheshin rreth bregdetit, duke filluar bga Kalaja e Turrës deri në Bashtovë. Forcat partizane u futën në katundin Vorrezej, ku zunë rob 3 ushtar Italian dhe pastaj kaluan nëpër katundet Beden, Stërbeg, Sharrë, Dushk etj. Mbas rënies së Musolinit, forcat italiane ishin demoralizuar mjaft. Një pjesë e tyre kërkonte të shpëtonte lëkurën dhe pjesa tjetër, veçanërisht ushtarakët, kërkonin rrugë që të shkonin në shtëpitë e tyre. Repartet italiane në Divjak, u larguan nga kazermat, kur morën informacion se partizanët po vinin të sulmonin këtë repart. Deri më 20 Gusht 1943, zona e Kavajës, bregu i detit deri në Karavastra u spatrua nga forcat italiane dhe u çlirua plotësisht.

Loading...

Morali i forcave partizane ishte i lartë. Gjatë kësaj kohe, batalioni pranoi në gjirin e tij shumë vullnetarë, numri i të cilëve arriti në 500 veta. Gjatë kësaj kohe  në katunde të zonës u ngritën Këshillat NAÇl, të cilët luajtën një rol të rëndësishëm në luftën kundër pushtuesit dhe veçanërisht kundër reaksionit vendas. Organizata e PK në Kavajë, ishte shtrirë ilegalisht në këtë zonë të pushtuar prej armikut dhe gëzonte mjaft popullaritet. Krerët e reaksionit në Kavajë u organizuan dhe filluan luftën kundër reparteve vullnetare partizane që ishin ngritur nëpër katundet e fushës së Kavajës. Në luftën që u zhvillua në katundin Hajdaraj, u vra i riu Josif Metani. Partizanët asgjesuan postat italiane të vendosura bë Kalanë e Turrës dhe Kryevidhit dhe zunë mjaft armë e municione si dhe material të tjera lufte. Me partizanët u bashkuan edhe disa ushtarë e oficerë Italian të këtyre postave. Që në ditët e para mbas kapitullimit të Italisë fashiste, forcat gjermane filluan të pushtojnë vendin tonë. Komiteti Qarkor i PKSH, Këshilli i Përgjithshëm NAÇl dhe Shtabi i Përgjithshëm i UNAÇl, për situatën e krijuar, përcaktuan detyra të reja: ”Lufta pa kompromis kundër okupatorit të ri dhe shërbëtoreve të tij”. Ushtria italiane duhesh të çarmatosesh. Repartet dhe individët që do të dortëzoheshin të priteshin mire, t’ju jepeshin të gjitha mundësitë që të bashkoheshin me forcat partizane për të luftuar kundër nazizmit gjerman. Më 12 shtator 1943, Batalioni i 3-të çatmatosi një repart Italian që  gjendesh në afërsi të  Shkembit të Kavajës. Oficeri Italian pranoi të bëhesh dorëzaimi dhe urdhëroi që gjithçka t’u jepesh partizanëve. Ata filluan të ngarkojnë materialet luftarake të 850 ushtarëve të çarmatosur në 17 kamionë e repartit. Kamionet e ngarkuar dhe 850 ushtarët e çarmatosur me oficeret e tyre, arritën në Arbanbë. Komanda e Grupit partizan të Pezës i priti mirë ushtarët e oficerët Italian që nuk pranuan t’u dorëzoheshin gjermanëve.

Më 13 shtator 1943, Batalioni i 3-të, bën çarmatimin e një regjimenti Italian në Bërzhitë, ku u moren 14 mushka, 10 karroca, dy kamione me miell dhe 4 mitrolozë “Breda”. Në darkë municionet luftarake së bashku me ushtarët Italian mbrritën në Arbanë. Me armët e italianëve u rregulluan 200 partizanë që ishinb pa armë. Aksionet për dorëzimin dhe marrjen e materialeve nga magazinat e ushtrisë italiane kanë qenë të suksesshme dhe ushtrua NAÇl u furnizua me material luftarake. Lufta e Arbanës e 9 Tetorit 1943, ndodhi mbas kapitullimit të Italisë fashiste, kur pushtuesi i ri nazist, kishte nisur një varg operacionesh në tërë vendin kundër ushtrisë NAÇl nga forcat e Korpusit XXI dhe repartet e tjera të armëve të renda të tij. Ata filluan goditjen e tyre kundër Pezës ku dhe ndodhej Shtabi ii Përgjithshëm i UNAÇl. Forcat naziste prej me shumë se 2000 vetash sulmuan në 3 drejtime të Arbanës: drejt grykës së Erzenit, nëpër Zhëllime, drejt Alltatit, ku qenë forcat e Brigadës së tretë Sulmuese në formim e sipër. Ndërsa Batalioni i tretë i Grupit partizan të Pezës qe vendosur në kodraty e Saukut dhe ato të Picallit u zhvillua një betejë e ashpër sulmesh e kundërsulmesh, pati përleshje edhe trup me trup.

Në këtë betejë, nazistët gjermanë lanë në fushën e betejës 172 të vrarë, 300 të plagosur; u zunë 8 mortaja, 5 mitrolozë dhe shumë material të tjera luftarake që u transportuan me 38 mushka. Nga ana e forcave partizane, mbetën të vrarë 9 partizanë dhe 15 të plagosur. Një ndihmë të madhe në këto luftime dhanë çetat p;artizane të zonës së Arbanës. Me urdhër të Shtabit të Përgjithshëm të UNAÇl dhe me ndihmën e Batalionit të tretë të grupit të Pezës dhe skuadrës së artilerisë së Brigadës së 3-t Sulmuese më 18 Tetor 1943 nga kodrot e Picallit u godit me top Pallati ku ishte mbledhur Asambleja tradhëtare për të formuar qeverinë e tyre kuislinge të përbërë nga krerët e Ballit Kombëtar, të cilet u radhitën krah nazistëve gjermanë për të luftuar partizanet. Aksionet luftarake të Batalionit të tretë të grupit partizan të Pezës u bënë në Kavajë, kundër reaksionit dhe Irfan Ohrit në Golem, kundër ballistëver. Në Luzin e Madh, kundër bazave të ballistëve. Në këtë aksion u vra partizani Isuf Çelmeta, ndëersa gjermani Shnajder, tradhëtoi dhe u bashkua me gjermanët. Lufta e kompanisë së 3-të dhe të Batalionit të 3-të në Zik-Xhafaj.

Lufta e Lis –Patrosës më 10 Janar 1944, ku ra heroikisht Kajo Karafili, Myrvete Peza, Mustafa Lleshi, Bajram Tusha. Në këtë betejë nazistët patën 100 të vrarë e të plagosur. Më 13 Janar 1944, dështon operacioni i 3-të gjermano-balliste kundër Batalionit të 3-të partizan. Më 28 Janar 1944, lufta kundër gjermano-ballistëve ku bie dëshmor Fadil Vezi. Më 20 Maj 1944 – Batalioni i tretë mori emrin “Batalioni Kajo Karafili”. Ky Batalion i vazhdoi me sukses të gjitha aksionet luftarake që zhvilloi kundër nazistëve gjermanë dhe bashkëpunëtoreve të tyre ballistë. Ky batalion do të inkuadrohet në Brigadën XXII-të Sulmuese që u formua më 18 Shtator 1944. Lavdi partizanëve që sakrifikuan gjithçka për Çlirimin e vendit nga bisha naziste.

XHEVDET ÇELMETA

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here