Home Ditar Atdhetarizmi, ndenja me e larte njerëzore

Atdhetarizmi, ndenja me e larte njerëzore

1485
0

Kur lëshon tokën, që të parët na e kanë lënë, nuk ke fe as ide as besë as burrëri as trimëri. Në kohën e Lidhjes së Prizrenit , kur po bëheshin pazare për coptimin e trojeve shqiptare Ali Ibër Neza deklaroi: ”Nuk ua lëshoj as një pellëmbë tokë pa dalë fare”. Binak Aliu , po në atë kohë theksoi: ”Ne se Aliu u tha :“ Nuk ua lëshoj një pëllambë “unë nuk ua lëshoj një bulë gishti”. Këto fjalë mishëronin  vendosmërinë , besnikrinë, trimërinë , burrërinë , gadishmërinë e vetmohimin  për t’u flijuar për dheun e tyre. Të parët tanë fjalët i kishin vepra . Sa luftuan e derdhën gjak ata për tokat e Arbërit? Përgjigje për këtë pyetje janë luftrat 25-së vjeçare të Skenderbeut , luftrat 500 vjeçare të mbarë popullit pas vdekjes së Skenderbeut për të kundërshtuar pushtuesin osman. Pushtuesi osman pas kapitullimin në luftën Ruso-Turke, tokat shqiptare i bëri tregëti për të shpëtuar lëkurën e vet . Kundër asaj trgëtie u ngritën shqiptarët me jatagana , me heshta me hunjë e gurë. Gjon Kastrioti , kur përcolli djemët, që Sulltani ia mori pengë, djalit të vogël Gjergjit i tha: “Bir shiko rreth e përqark , këto janë tokat e tua , të parët na i kanë lënë , mos i harro prandaj herët apo vonë kthehu e mbroi nga pushtimi turk”. Gjatë kohës së lidhjes së Prizrenit (10 qërshor 1878) shqiptarët formuan vijën e zjarrit nga tokat shqipëtare të malit të zi –gjerë në tokat shqiptare në Maqedoni . Ajo luftë nxori komandant të shquar me shkollë e të pa shkolluar , që ditën të udhëheqin e të korrin fitore për mbrojtjen e tokave shqiptar. Apostujt e rilindje, vllezërit Frashëri , Vaso Pasho e shumë të tjerë me veprat e tyre u kujtuan popullit kohen e krenaristë, atë të Skenderbeut , kurë për një çerek shekulli populli me Skenderbeun prinjës e luftëtar mposhti hordhitë turke duke u bërë jo vetëm mbrojtës i Shqipërisë por edhe i qytetrimit evropian . Naim Frashër në poemën “Bageti e Bujqësi“ me vargjet “…Ti Shqipëri më jep nderë , më jep emërin shqiptar…” ngjallte krenarinë kombëtare,  mbasi në atë kohë pati shqipëtarë , që e ndjenin për turp të thirreshin shqiptarë . Sami Frashër në veprën e tij “Shqipëria ç’ka qënë , ç’është e çdo të bëhet”ngjall optimizmin e shpresën për të ardhmen. Vaso Pasho në poemën “O moj Shqipëri”shkruante “ …Çojuni shqiptarë prej gjumit çojuni . Në një besë të gjithë shtërngojuni  . Mos shikoni kishë e xhamia .Se feja e shqiptarit është shqiptaria …“ Pas vendosjes së kufinjëve (1913), ku Kosova , Hoti , Gruda , Ulqini e Tivari , Kërçova e Gostivar etj. iu dhanë si shpërblim nga fuqitë prendimore Serbisë Malit të Zi e Maqedonisë Bajram Curri , për t’u thënë  serbëve e gjithë kuj tjetër, se shqiptarët nuk janë në dakort me ato vendime , nxori në qafë të Morinës një njëri , që të bënte një batare pushkë . Të huajtë kurrë nuk ia ndanë gazepin Shqipërisë e shqiptarëve . Gjatë luftës së parë boterore e pas saj , u bënë shumë pazare për coptimin e Shqipërisë . Italia donte Shqipërinë e Mesme , Greqia Shqipërinë e jugut , ndersa Serbia Shqipërinë e veriut . Për këtë u hartuan traktate e u bënë vendime të fshehtat , që Shqipëria të coptohej e të mos ekzistonte fare në hartën e Evropës . Ato u zbuluan e u denecuan nga miq e dashamirës të Shqipërisë e të popullit shqiptar. Gjatë përpjekjeve për shpalljen e pavaresisë dhe rezistencës së popullit kundër pushtimit austriak , një tjetër figurë ugurzezë i vritet Shqipërisë . Ai ishte Esat Pash Toptani. Pas shpalljes së Pavarsisë, ai u thirr në qeverinë e Ismail Qemalit si ministër i brendëshëm . E pranoi atë detyrë duke menduar se do e merrte kalanë nga brenda por duke parë se as gjë nuk po i ecte sipas parashikimit u largua. Në 1913, E.T. kryente detyrën e komandantit për mbrojtjen e Shkodrës . më 22-23 prill të ati viti E.T.nënshkroi marrveshjën e dorezimit të Shkodrës forcave serbe . Ai akt tradhëtie i blerë nga serbët i kushtoi Shqipërisë jo vëtëm dorzimin e Shkodrës por edhe qindra apo mira të vrarë . Për pasojat , që E.T.i shkaktoi Shqipërisë e popullit me 13 qershor ekzekutohet në mes të Parisit nga djaloshi revolucionar Avni Rrustemi . Në fillimin e viteve njëzet në Shqipëri u zhvillua një luftë e ashpër për pushtet . Në atë ashpërsinë e asaj lufte , me intriga , skena e prapaskena fitimtar doli Ahmet Zogu . Regjimi i Tij qe një regjim shërbëtor për të huajt . Atë regjim populli nuk e deshi . Në qershor 1924 ai u përmbys dhe u largua për jasht vendit , ku gjeti strehim e ndihmë te armiku shekullor i popullit tonë (Serbia) . Një fjalë e vjetër thote: “Tradhëtarët hanë bukën e armikut e popullin e lajnë me gjak”. Me paratë , që Ahmet Zogu i kishte grabitur bankës së Shqipërisë pregatiti ofensive e dhjetorit për t’u kthyer në Shqipëri. Ushtria e ti përbëhej nga mercenarë serb e bjellogardistë rus , që kishin gjetur strehim atje pas revolucionit të tetorit 1917-të . Sulmi i Amet Zogut nga veriu , veri-lindja, lindja e jug-lindja me forca të shumta e të armatosura me armatim të blerë me paret e shqiptarëve e solli ate në pushtet . Pas ardhjes së ti në pushtet filloi gjuetinë e shtrigave kundër atdhetarëve . Në atë gjueti shtrigash ai eleminoi Luigj Gurakuqin , Avni  Rrustemin , Bajram Currin , Hasan Prishtinën , Hoxh Zogun , Rrustem Bajramin , Tarçuk Ramën , Gjelosh Ramën e shumë e shumë të të tjerë . Ahmet Zogu , përveç se zhduku atdhetarët më të mirë e më trima , edhe ekonominë e vendit duke e dhënë me konçensione e lëshoi në prehrin e italianëve , që ishin lakmimqarët më të mëdhenjë të pushtimit të Shqipërisë . Dy ditë pa u sulmua vendi jonë Shqipëria , Ahmet Zogu , pasi vodhi për të dytën herë gjithë thesarin e popullit , ja mbathi për në Greqi duke e lënë popullin e vendin në mëshirën e fatit dhe për të dytën herë ai strehohet te një vend tjetër armik etje . Zbarkimi i çizmës italiane e gjeti vendin më të çorientuar , më të çorganizuar e të pa armë më keq se asnjë herë tjetër . Rezistencë bëri populli jonë . Ajo u shpreh me armë e me tubime por fuqia e pushtuesi , me dhjetra apo qindra herë më e madhe se sa rezistenca e popullit, mundi të realizoi pushtimin gjeografik por jo pushtimin shpirtëror e moral të popullit . Një frymë e re, që vinte nga lindja nga vendi i sovjetëve të Lenin- Stalinit ua tregonte rrugën e shpëtimit nga pushtuesi  gjakatar . Ajo rrugë ishte: bashkimi i popullit , armatosja e tij dhe fillimi i luftës pa kompromis e pa dallime feje, ideje e krahine . Që të arrihej kjo duhej një udhëheqje , që ta organizonte popullin e t’i printe me guxim e trimëri në atë luftë . Idetë komuniste në Shqipëri kishin depërtuar. Ishin ngritur dhe grupet komuniste . Me idetë e tyre ato (grupet) përpiqeshin të ndergjegjësonin popullin për një luftë të përgjithëshme . Përçarjet  dhe mosmarrveshjet , që ekzistonin në mes tyre ndalonte bashkimin e atyre grupeve në një forcë politike udhëheqëse . Figura të shqura të atyre grupeve E. Hoxha , Qemal Stafa, Vasil Shanto e të tjerë me 8-të nëntor 1941 themeluan atë forcë politike (PKSH), që do të bënte bashkimin e popullit e do t’i printe atij në luftë për jetë a vdekje kundër pushtuesit. Komunistët shqiptar në rezolutën e parë drejtuar mbarë popullit u bënin thirrje , që të ngrihen si një trup i vetëm në një luftë të pa barabartë kundër një pushtuesi të armatosur gjerë në dhëmbë . Në rezolutë komunistët shqipëtarë ua bënë të qartë gjithë popullit , se ajo luftë nuk ishte si gjithë luftrat e tjera , sepse ajo luftë synonte , që të çlirojë mbarë vendin nga pushtuesi dhe bashkpunëtorët e ti e populli të bëhej zot i vatanit. Komunistët shqipëtarë në thirrjen e tyre theksonin :”Të sulmoni armikun kudo , mos e lini atë të marri frymë , bëjëni atë, që mos të jetë i sigurtë në asnjë vend ,vrajeni armikun , merrjauni armët e armatosuni vet , rrugë tjetër nuk ka për të fituar lirinë e për t’u bërë zotër të vatanit” . Komunistët shqiptarë duke dhënë vet shembullin e luftëtarit të pa epur u bënë shembull e nxitës , që nga të rinjët më trima të lindin atentatorët e guerilasit si bërthama të para të farmacioneve luftarake të UANÇL . PKSH si forca e vetme udhëheqëse e asaj lufte nga njësitët guerile krijoi çetat partizane , nga bashkimi i çetave krijoi batalionet , nga bashkimi i batalioneformoi brigadat dhe nga bashkimi i brigadave krijoi korpuset dhe korparmatat . Me mund e sakrifica të pa para u arrit të krijohet ajo ushtri , që u bë shpresë për popullin e tmerr për armikun . Duke luftuar shteg më shteg , mal më mal, fshat më fshat e qytet më qytet me 8 Shtator 1943 Italia fashiste kapitulloi pa kushte . Me 9 shtator 1943 vendi okupohet nga një pushtues tjetër shumë më i fortë e më gjakatar , nga gjermania hitleriane . Pushtuesi gjerman shpalli shtet rrethim , vuri rregulla inkuzicioni , që ndalonin lëvizjet e lira të njerzëve , njerëzit e dyshimtë i arrestonte dhe i pushkatonte , për një ushtarë gjerman të vrarë pushkatonte 10-30 shqiptarë . Komunistët shqiptar pushtimin gjerman ua bënë të qartë popullit , se ishte një pushtues më gjakatar dhe më i pa mëshirëshim prandaj lufta të vazhdohet me intensitet akoma më të lartë kundër ti . Me shembullin e tyre prej heronjsh , komunistët bënë që populli të shtërngoi rradhët edhe më shumë rreth PKSH dhe të shfaqi atë trimëri , atë zgjuarsi dhe atë kompaktësi rreth forcës drejtuse  dhe vetvetes , që s’ishte parë ndonjë herë gjatë gjithë historisë së ti . PKSH përsonalisht udhëheqësi i asaj lufte Enver Hoxha duke parë se në atë luftë ishin ngritur shtresat , që donin lirinë e atdheut dhe se ato ishin të vendosura për jetë a vdekje gjerë në fitoren përfundimtare , Enver Hoxha më 28 maj 1944 lëshoi urdhërin e mësymjes së madhe , i cili filloi të zbatohet më 26 qershor të ati viti me sulmin e divizionit të parë në Shqipërinë e mesme dhe atë të veriut . Pas urdhërit të Tij Shqipëria u ndez në flakë . Fashizmi sulmonte me të gjitha forcat e llojet e armëve për të shpartalluar UNÇL por tashmë ajo ishte bërë një ushtri moderne me një organizim e drejtim të bazuar në një art luftarak revolucionar , që nuk njihte nënshtrim e as kthim prapa . UNÇLSH e brumosur me vyrtytet më të larta të atdhedashurisë . Çdo ditë e çdo natë veçse forcohej , çdo ditë e çdo natë sulme të pa nderprera bënte mbi bishën naziste , gjerë sa me 29 nëntor nxori jashtë Shqipërisë hardhitë gjermane . Shqipëria në atë luftë nuk pati ndihmë direkte nga askush Shqipëria në atë luftë luftoi heroikisht kundër dy gjakatarëve e përbindëshash , që historia nuk i kishte njohur dhe doli fitimtare . Ky është dhe argument , që ajo luftë ësht quejtur EPOPEJA MË LAVDISHME e historisë së popullit shqiptar . Historia e Shqipërisë është histori luftrash e përpjekjesh për liri , sovranite e indipedencë . Në gjithë historinë e tij, që është me të vërtetë e lavdishme,  popullit shqiptar nuk i kanë munguar edhe tradhëtirat , që janë shprehur me mirëpritje të pushtuesve , me spiunlleqe e informacione , që i jepnin ati e gjerë  me eleminim e bijve e bijave më besnik e të devotshëm për popullin e atdheun . Tradhëtia është e kundërta e besnikrisë dhe është shfaqur në çdo kohë te ata njerëz  me karakter të dobët . Tradhëtia u shfaq te Hamza Kastrioti ,vazhdoi nga shumë shiptarë  në kohën e pushtimit turk . Adulla Pash Dreni strehoi në shtëpinë e ti Maxhar Pashën  atë , që Sulltani e dërgoi në Kosovë për të dorezuar tokat shqiptare serbëve, malazezve e maqedonasve . Gjatë luftës ANÇL , e cila u ndez nga populli shqiptar me PKSH në pararojë përsëri elementët turbullues u përpoqën , që lufta të mos plotesonte objektivin e saj . Ballisto-zogistët dhe shumë nga shtresat e pasura iu bashkuan pushtuesit . Emisionet anglo-amerikane, ndonese bënin pjesë në koalicionin antifashist nuk donin , që në Shqipëri të vëndosej komunizmi prandaj në mënyra nga më të ndryshmet mbështesnin organizatat pro fashiste . Në mes grupeve komuniste ekzistonin grindjet e thashethemet , se ky apo ai grup është  më revolucionare  dhe pas formimit të PKSH disa nga krerët e krupeve u bënë barrier e planeve dhe e programeve antifashiste . Në frontin e luftës element pseudointelektual , me pretendime , se jemi të pregaditur në vendin e revolucioni , se jemi më të zotët për drejtim e organizim se shumë të tjerë , që na drejtojnë e duke  sulmuar  Enver Hoxhën e shumë drejtues të tjerë të luftës shkaktonin rrëmujë e anarshi në shtabin drejtues , në njësitë luftarake e në mbarë popullin . Të ashtuqujturit pseudointelektual pregaditën prapaskenën e Beratit me synimin për të shkarkuar Enver Hoxhën nga komandant i ushtrisë dhe sekretari i përgjithëshëm i PKSH, duke kuptuar qellimet eleminuese të partisë e të ushtrisë nga ata pseudointelektual , me gjakftohtësi , urtësi , mençuri e trimëri i anashkaloi ata dhe me 17 nëntot 1944 hyri triumfator nëTiranën e çliruar. Duke i njohur sa më të detajura përpjekjet dhe kundra  përpjekjet për liri , pavaresi , sovranitet , zhvillim arsimor, kulturor e ekonomik duhet të formulojmë përcaktimin e atdhetarit dhe anti atdhetarit , sepse s’ka filozofi në botë , që i bashkon në një bashkësi të njëjtë , ata që kanë luftuar e derdhur gjakun kundër çdo lloj pushtuesi , ata që janë bashkuar me njëri- tjetërin , kanë ndihmuar njëri tjetrin e luftuan me çfarë kanë patur , për t’i siguruar popullit e atdheut pavarsi , sovranitet e zhvillim kombëtar me ata , që për interesa vetiake kanë mirpritur pushtuesin, janë bashkuar me të , e kanë ndihmuar në realizimin e objektivave , duke survejuar e spiunuar luftëtarët dhe gjithë ata , që i kanë ndihmuar e mbështetur. Se ç’është mëmëdheu më mirë se ÇAJUPI nuk e ka përcaktuar askush. Po e citoj :”Mëmëdhe quhet toka , ku m’ka rënë koka . Ku kam deshur mëmë e atë , ku më njeh dhe guri i thatë . Ku jam rritur me therime , ku kam folur gjuhën time …..e ku kam dëshirë të vdes”Por unë do t’i shtoj: Mëmëdheu është i të gjithëve dhe të gjithë kanë detyrime të njëjta ndaj ti . Askush nuk ka të drejtë të eci në vijë të kundërt me popullin . Askush nuk ka të drejtë të shesë apo të blejë në dëm të truallit kombëtar . Askush nuk ka të drejtë të bashkohet me pushtuesin mbasi historia nuk ka provuar , që ka pushtues të mirë e dashamirës për atë vend e atë popull , që e pushton . Të gjithë janë të detyruar , që kur thërret zëri i atdheut të jenë në rrjeshtë për t’i dalur zot atij. Sejcili është i detyruar në familje e në atë fushën ku punon , të ruaj zakonet , traditat , kulturën , gjuhën , marredhëniet ndernjerëzore , ndihmën ndaj njëri tjetërit , moralin , besën , mikpritjen , vendosmërinë për ta mbrojtur fitorën e përbashkët dhe as kujt nuk i lejohet të hilojë , sado pak , në as njërin nga këta tregues . Brumosja apo mos brumosja me këta tregues i ka ndarë atdhetarët nga anti atdhetarët . A mund t’u thuash atdhetar Hamzait , Adulla Pash Drenit , Esat Toptanit , Ahmet Zogut , Mustafa Krujës , Mustafa Mërlikës , Rexhep Mitrovicës , Xhafer Devës , ballisto-zogistëve atyre , që vranë herojët e vigut, atyre, që pas çlirimit morën arratin dhe u bënë kontigjent i sherbimeve të fshehta antishqiptare   e shumë e shumë të tjerë , që gjatë luftës dhe pas saj janë përpjekur ta sabatojnë atë e fitoret e saj. Këta e shumë e shumë të tjerë siç thot populli “ne nje kazan po t’I ziesh”. Me Heronjtë e Lidhjes së Prezrenit,me heronjtë e pavaresisë; me heronjtë e rezistencës ndaj pushtuesit austriak e regjimit satrap të Ahmet Zogut; me 28110 heronjtë e dëshmorë te  LANÇL e me dhjetra apo qindra të tjerë të rënë në periudhën e ndertimit socialist të vendit ,”lengu nuk perzihet”.

Atëherë përcakto i dashur lexues, cilët janë atdhetarë e cilët jo atdhetarë . Sot gjithçka është baltosur . Përbaltja filloi me një herë pas rrëzimit të komunizmit . Shumë ish komunistëve , që rrahin gjoksin “si trima” të rrëzimit të komunizmit , u janë bashkuar edhe pasardhësit e atyre , që revolucioni i përmbysi dhe së bashku kanë formuar korin famkeq të shtrembërimit të historisë. Këta element mohojnë LANÇl duke e qujtur luftë civile . Mohojnë numrin e të vrareve, të plagosurve , të burgosurve e të internuarve nga pushtuesit nazi-fashist. Mohojnë se atë luftë  e kanë drejtuar komunistët; mohojnë se ishin komunistët ata , që e lidhën luftën me koalicionin antifashist . Mohojnë rolin e komandantit  te asaj lufte . Mohojnë bashkimin dhe bashkveprimin e ballisto-zogistëve me fashizmin  . Dëshmi për këto mohime janë opinjonet e shumta , që organizohen nga shumë studio televizive . Dëshmi të tjera janë : shkaterrimi i lapidareve , shkatrrimi i varreve të dëshmorëve , mos përkujtimi i dative historike të luftës , ringjallja e elementëve antiatdhetar duke i përjetuar me emertime rrugësh e sesione shkencore . Me këto veprime të prezentura para opinonit publik kanë një objektiv : Të arrijnë , që nëpërmjet  kuvendit popullortë miratojnë një rezolutë apo vendim me dy përcaktime 1) LANÇ nuk ishte nacional çlirimtare por luftë civile 2) Enver Hoxha të xhveshet duke ia hequr të gjitha dekoratat , titujt e lartë të shpallet kriminel e tradhëtar i kombit . Kjo sepse ai pati thënë e bërë: ”Per armiqte e popullit, ne mes te cileve bejne pjese edhe hajdutet , asnje pike meshire”. Po kush ishte Enver Hoxha ? Ai ishte kryetarë i një shteti të vogël por që e bëri atë të madhë e shumë të madhe . Ai ishte ai burrë shqiptar i brumosur me ndjenjat e atdhedashurisë si asnjë tjetër në historinë tonë . Ai mundi t’i bashkojë në luftën ANÇL mbi  76 000 të rinjë , të reja burra e gra . Ai e udhëhoqi atë luftë si pjesmarrës aktiv i saj, çliroi vendin nga dy pushtues , që nuk i kishte njohur historia . Ai për 44 vjet , që e drejtoi vendin e transformoi ate duke ia stolisur trupin me uzina , fabrika , kombinate , hidrocentrale , shkolla . spitale , Pallate kulture, teatro,  qytete të reja , rrugë atomobilistike e hekurudha , një mjedis ekstravagant të zbukuruar me lloj-lloj bimësh dekorative e bujqësi  të sistemuar me mbi 80 % të ujitëshme , me një shumllojshmëri kulturash me rendimente shumë të lartë . Ai krijoi një fuqi mbrojtëse me tërë  popullin ushtar , të gatëshëm për të përballuar çdo pushtues apo koalicion pushtuesish . Enver Hoxha krijoi një shoqëri të re shumë monolite , një familje solide e të emancipuar, zhduku intrigat,  konfliktet , hasmëritë , vllavrasjet e gjakmarrjet . Me këto arritje e shumë e shumë të tjera e bëri Shqipërinë një zonjë të rëndë , që fjala e saj të dëgjohej me shumë vemendje në mbarë botën.

Loading...

SYLE GOSTURANI

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here