Kreu Ditar 75-vjetori i riorganizimit të çetës së Pezës

75-vjetori i riorganizimit të çetës së Pezës

375
0

-Kjo çetë u quajt Çeta Partizane e Pezës, e krijuar më 21 Gusht 1941-

Pas takimit me Çetën e Babë Myslimit më 28 Qershor 1941 në Grebllesh me Komandantin e Përgjithshëm të Ushtrisë, u ra dakort që në  Çetë do të shkonin komunistë nga Tirana siç qe Qemal Stafa, i cili gjatë 25 ditëve bëri një punë të madhe sqaruese me të gjithë shokët dhe kuadrot e Çetës, të cilët më vonë u bënë agjitatorë dhe propagandist të denjë nëpër katundet e zonës së Pezës. Mbas largimit të Qemal Stafës më 12 Gusht 1941, vjen Vasil Shanto, i cili bashkë me Babë Myslimin bënë riorganizimin e Çetës ku komandant ishte Myslim Peza dhe komisar Vasil Shanto. Për të parën herë luftëtarët e Çetës së Pezës u quajtën Partizanë. Për takimin e 28 Qershorit shkruhet: “I paharruar do të mbetet për mua takimi me Babë Myslimin. Ishte koha kur grupet tona komuniste, e veçanërisht ai i Korçës e Shkodrës po gjenin rrugen e drejtë e të sigurtë drejt sheshimit të mosmarrëveshjeve, koha kur sapo kishte hyrë në luftën vendimtare BS, koha kur po merrte vrull vetë lufta e popullit tonë për liri e pavarësi. Me Babë Myslimin tash isha mik i vjetër, e njihnim e i kishim dhënë besën njeri-tjetrit si do të luftonim deri në fund për çështjen e përbashkët”. Në Pezë erdhën këta komunistë: Ferid Xhajko, Pandi Nasho, Loni Grazhdani, Baki Starja etj,

Loading...

Komisari i Çetës Vasil Shanto, organizoi grupin edukativ, me të cilin punoheshin material të ndryshme ideologjike e politike. Puna që bëri Qemal Stafa, Vasil Shanto dhe shokët e tjerë komuniste si me pjestarët e çetës ashtu edhe me popullin e Zonës së Pezës, qe një punë shumë e madhe politike e ideologjike. Humbjet e Italisë fashiste në frontin grek dhe sulmi i pabesë i Gjermanisë kundër BRSS, i dhanë hov luftës NAÇl. Dezertimet nga fronti i luftës Itali-Greke i ushtarëve shqiptarë të mobilizuar me forcë nga pushtuesit, demostratat e studenteve etj, po e trondisnin pushtetin e pushtuesit. Nga milicia fashiste dhe xhandarmëria, pati shumë njerëz që jepnin dorëheqjen. Ndjekjet e mëdha dhe pa rezultat kundër Çetës së Pezës, që zgjatën më shumë se tre muaj, ishin gjithashtu disfata të rënda për fashizmin.

4 Tetor 1941 – Vritet spiuni fashist Sinan Bultica, i cili me spiunllëqet e tij, bëri që populli i zonës së Pezës dhe i krahinës së Petrelës ta urrente shumë këtë kriminel. Për krimet që kishte bërë Simon Bultica, Çeta e Myslim Pezës vendosi vrasjen e tij. Të shumta kanë qenë përpjekjet e fashizmit për ta korruptuar Myslim Pezën dhe për ta shmangur nga lufta e popullit. Shumë të holla e grada ju premtuan, por Ai nuk e shiti idealin e Tij. Babë Myslimi e tregoi në praktikë qëndrimin e tij heroik për luftën pa kompromis kundër armikut dhe tradhëtareve të popullit. Ai nën drejtimin e Partisë, arriti ta bëjë Pezën një kështjellë të pamposhtur të revolucionit tonë popullor.

Me formimin e PKSH dhe nën drejtimin e saj, aktiviteti luftarako-politik në Çetën e Pezës merr një hov të madh. Më 15 Nëntor 1941, në katundin Maknor, në shtëpinë e Ramazan Ferhat Sinanit, mblidhet organizata e Partisë, e cila ditën e dytë për shkak të fshehtësisë, komunistet e vazhduan mbledhjen në Çelmetje, në shtëpinë e Dyl Çelmetës. Mbasi u diskutuan gjatë e gjerë problemety e kohës, u bënë zgjedhjet. Sekretar i organizatës bazë të Partisë u zgjodh Mihal Duri, zv.sekretar Pandi Nasho. Organizata bazë e Partisë me shokët e Çetës planifikuan për të kryer aksione edhe në Tiranë, ku më 28 Dhjetor 1941, Kajo Karafili dhe Rexhep Mezini, vranë apiunin fashist Beqir Kazazin. Këtë vrasje e mirëpriti populli i Tiranës. Në Prill 1942, Çeta e Pezës u riorganizua dhe u nda në tri toga: E para vepronte në zonën e Peqinit; e dyta në zonën e Tiranës dhe e treat në zonën Kavajë-Shijak. Meqenëse nëpër toga të veçanta nuk kishte shumë komunistë, jeta e Partisë bëhesh e përbashkërt ku sekretar ishte Mihal Duri, zv/sekretar Pandi Nasho dhe komisar politik Mustafa Gjinishi.

Partizanët e Pezës, të rinjve të ardhur nga qyteti u mësonin si të bënin qitje kundër armikut, ndërsa shokët e ardhur nga qyteti u mësonin atyre shkrim e këndim, këngë lufte ose u fisnin mbi luftën NAÇl dhe situatën ndërkombëtare. Më 22 Qershor 1942, vritet nga partizanët e Pezës në peqin, agjenti i vjetër i Zogut dhe i fashizmit Balto Stambolla, i cili më 2 Mars 1925, në Bari të Italisë vrau patriotin Luigj Gurakuqin. Më 24 Korrik 1942, u organizua në të gjithë Shqipërinë një aksion i përgjithshëm nën drejtimin e PKSH për prerjen e telave telefonike, ku morën pjesë edhe partizanët e Çetës së Pezës. Më 15 Gusght 1942, u krye me sukses aksioni i marrjes së armeve nga një kantier Italian pranë Kavajës. Më 20 Gusht 1942, në Damjan, bie dëshmor Mihal Duri, e cila qe një humbje e madhe për organizatën e Partisë  së Pezës.

Çeta Partizane e Pezës, ndërmori edhe veprime të tjera luftarake kundër fashistëve dhe spiunëve. Kjo bëri shtimin çdo ditë të luftëtareve të ardhur nga qyteti dhe katundet. Nën udheheqjen dhe iniciativën e PKSH, u morën masa të rrepta sigurimi për zhvillimin dhe përfundimin me sukses të Konferencës së Pezës që u mbajt më 16 Shtator 1942.

XHEVDET ÇELMETA

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here