Home Life Style Përshëndetje nga Tirana, Kanada!

Përshëndetje nga Tirana, Kanada!

393
0

Në profilin tim si mësues, kam qënë i specializuar edhe për gjeografi, çka do të them se kisha njohuri për vendin e largët mijëra km, Kanadanë. Por shkeljen e saj me këmbët e mia nuk e parashikoja por ja, që nga ndonjëherë përjetojmë edhe ato që nuk parashikohen. 22 janar 2017, unë bashkë me shoqen time Sabrien, filluam udhëtimin marramendës Tiranë-Austri-Toronto. Mbi sheshe, kodra, lugina, maja e ujrat e Atllantikut, në errësirë e dritë fluturonte avioni. Ulur në sedile, diku nga mezi i vendqëndërimit të posagjerëve, dëgjoja oshtimën e motorit dhe ndiqja me kujdes në televizorin përpara,  rrugën  që ai ndiqte, shpejtësinë në km, lartësitë në atmosferë, shtypjen atmosferike dhe temperaturën e ajrit, që ndryshonin herë pas here.Vajzat puntore të avionit  vajza të përzgjedhura, bjondina e flokverdha, kalonin herë pas here përgjatë korridoreve për të parë gjendjen e pasagjereve dhe në vakte të ndyshme na sevirnin pije freskuese dhe vaktet e të ushqyerit . Nga vokumet , që mund të krijoheshin, avioni jepte dhe pehatje apo tranditje të lehta. Nuk mund të lë pa përmendur aeroportin austriak. Ai i ndertuar mbi nje shesh, që nuk përshkohej nga kodra apo forma të tjera të relievit, përmbushte gjithë treguesit e një aeroporti nderkombëtar. Rruga e gjatë mbi oqean si dhe mbi hapsirat e gadishullit të Labradorit, sosi në aeroportin e Torantos. Ai aeroport tejkalon treguesit e atij austriak. Pas shumë kontrollesh e rrëfimesh u gjendëm të lirë përball dhëndrit (Idrizit ), vajzës (Arta), djalit (Enea) dhe dy nipërve Hergit gjashtë vjeç e Ardis shtatë muajsh. Një kënaqësi e pritëshme por kontakti direkt me të sipër shkruarit e rriti edhe më shumë kënaqësinë, çka bëri që të gjithë u gjendem në krahët e njeri tjetrit. Dolëm në hapsirën e pa fund të të Kanadasë. Në të djathtë të rrugës , që ecnim linim pas fushën plotë avion, uljet dhe ngritjet zinxhir të tyre më tërhiqnin vëmendjen. Rruga mbaroi në një nga lagjet e qytetit Misisaga. U stabilizuam në shtëpinë e dhëndrrit. Prisnim me pa durim mëngjesin e ditës së nesërme për të shetitur  e soditur me sy gjithçka rreth e rrotull. Njerëzit e mi atje, dhëndërri, vajza, djali dhe dy niprit shprehnin gadishmërinë  që t’më shetisnin me makinë por unë dëshiroja, që çdo pëllëmbë vendi, ta shkelja me këmbë e të shikoja me sy afër e largë dhe kështu me kujdesin dhe shoqërimin e njerzëve të mi u përpoqa , që atë hapësirë  që e sodita me sy dhe shkela me këmbë, me rreze dyqind apo më shumë km. nga vendi ku banova për tre muaj, ta konceptoja sa më të plotë dhe të formoja një vizion të qartë, që të mund të plotësoja  interesin apo kureshtjen e ndonjerit, që mund të më pyeste për atë vend të largët e të ftohtë. Ato që pashë dhe përjetova në Kanadanë e largët do të përpiqëm, që lexuesit tim t’ja paraqes shkurt e qartë.

Në Kanada, në çdo vend, që shkel apo e shef me sy, pejsazhet, që janë nga më të ndryshmit për çdo vend nderthuren me njeri tjetërin. Ndertimet, rrugët, hapësirat e gjelbërta, parqet me një infrastrukturë të gjithëllojshëme, pyjet me druj gjigandë natyror, hapësirat livadhore i gjeje në qëndër të qytetit, në lagjet e banimit, në zonat administrative e ato industriale. Arti i ndertimit kishte specifikë të veçantë . Ndertimet shumëkatëshe ishin të përqëndërura në qëndërat e qyteteve por të shpërndara në mënyrë sporadike i.gjëje në qëndër e periferi tël agjeve. Ngjitur me qëndrat e qyteteve, pa asnjë hapsirë ndermjetëse fillonin lagjet me shtëpi një, dy e tre katëshe. Lagjet, aq uniformitet kishin, sa një vizitor i ri shumë lehtë mund t’i ngatrronte me njëra tjetrën. Nuk e egzagjeroj ne se them se ato mund t’i krahasosh me hojet e bletëve. Gjelbërimi dhe dekoracioni me pisha , bredha e druj të tjerë të shumëllojshme ua shtonte atyre (lagjeve) madhështinë. Degët dhe majat e drunjve dekorativ hijezonin tërë sipërfaqën e lagjeve, sa kur i shikoje nga larg të dukeshin si një pyll i vërtetë. Ajo, që të mahniste e të mallengjente më shumë se çdo gjë tjetër, ishte higjena e pastërtia në çdo lagje. Këtë tregues (higjenën dhe pastërtinë) nuk e siguronin punonjës të veçantë por banorët e lagjes. Çdo shtëpi mbante në qoshe të shtëpisë tre kazana, në të cilët hidhte të seleksionura mbeturinat dhe kompania, që i grumbullonte ato sipas një grafiku i transportonte ato sipas llojit të seleksionit pa i bashkuar të gjitha në një kazan. Dy apo tri lagje së bashku, në një vend po thuaj të barazlarguar nga çdo lagje, gjendeshin  parqet të rrethura me pisha, bredha e lloj-lloj drunjsh të tjerë dekorativ. Në të gjitha parqet predominonte hapsira livadhore, që shërbente për fushë futbolli, basketbolli e volejbolli,  si dhe këndet e shumëllojshëme për lojrat e të vegjëlve. Një kureshtje  interesante qe për mua por mund të jetë edhe për lexuesit KETRI BISHT TUFALAK. Tek ne ai jeton në pyjet e gështenjave e të ahut dhe është shumë i ndrojtu , ndersa atje banonte në muret rrethuese të shtëpive duke kaluar nga një rrethim në tjetrin, nga një oborr në tjetrin. Nga njerëzit nuk kishte ndrojtje dhe kur i flisje nuk trembej, nuk largohej me vrap po edhe ndalej, të shikonte pastaj largohej duke kërcyer hop, hop , hop . Çdo familje në oborrin e vet kishte vendosur nga një lloj filxhani, në të cilin çdo ditë fëmijët hidhnin diçka për t’i ushqyer ketrushët. Kjo sjellje e ndryshuar e ketrit ndoshta është një tregues i një të ardhme, që ketrushi të jetë një dekoracion në familje.

Loading...

Ajo që të bie në sy është mungesa në çdo lagje e kafeneve dhe e çdo lloj sherbimi tregtar. Këto lloj sherbimesh gjendeshin të përqëndrura e të pa përziera me ndertime të tjera. Po kështu më vete ishin zyrat e kompanive e rajonet industrial. Pranë këtyre lloje ndertimesh gjendeshin hapsira me gjelbërim të bollshin, rrugë të asfaltuara me permasa autostrade si dhe parkimet e atomjeteve me vende të bollshme e pa kurfare detyrimi. Rajonet industriale ishin të shpërndara sipas llojit të industrisë. Ajo që të bënte më shumë përshtypje ishte se nga oxhaqet e atyre fabrikave nuk dukej të dilte asnje lloj tymi andej dhe mjedisi ishte aq transparente sa edhe ai i bjeshkëve të Tropojës. Arsimimi dhe edukimi i gjithanëshim përbënin nje aspekt të veçantë për atë vend. Shkollat gjendeshin në mjedise të veçanta, të shkëpura nga banesat që formonin lagjet e banimit. Distance e shkollës me banesën më të largët ishte jo më shumë se dy km. Transporti i fëmijëve për në shkollë bëhej me atobuz dhe detyrimet ndaj shoferëve i kryente bashkia. Krahas shkollave si vatra më e rëndësishme e edukimit, për edukimin e gjithanshim të fëmijëve, funksiononin dhe qëndra të tjera, ku fëmijët, që nga mosha e kopshtit e gjerë sa mbaronin shkollën e mesme, pa kurrfare detyrimi mësonin notin, basketbollin futbollin e volejbollin gjimnastikë e aktivitete të tjera sportive. Pranë bibliotekës qëndrore gjendeshin reparte me kampjutara e tavolina me lapsa me ngjyra e fletë vizatimi, ku të vegjlit me kohë të ndarë aftësoheshin në të dyja drejtimet. Qyteti Misisaga ishte bashki më vete. Atë bashki për tridhjetë e gjashtë vjet e ka drejtuar nje grua. Sipas banorëve legjslaturën e fundit nuk ka bërë fushatë fare. Në nje dalje televizive kishte dekleruar ”Publiku më njef”’. Kam hedhur kondidaturën edhe për këtë legjslatur. Legjislaturat e mëparshme le të vlejnë ne se e meritoj të jem edhe një herë kryebashkiake. “Këto qenë fjalët e saj, që përbënë fushatën dhe që përcaktuan ate edhe një herë drejtuese të atij komuniteti prej më shumë se një milion banorësh. Në Misisaga syri të zënte gjithfarë lloj ndertesash por dy prej gjitha atyreve që ishin, jo vetëm mua që isha për herë të parë në atë vend por edhe shumë të tjerë që banonin prej vitesh at, ua tërhiqnin vëmendjen. Ato janë dy kulla me arkitekturë rrethore (cilindrike), me ndertim prej xhami e me lartesi mbi tridhjet kate. Ato kulla nga çdo pikë apo largësi që i shkoje të paraqitnin pamje të ndryshueshme. Kur i shikoje nga larg të dukeshin me mes të hollë, fundi e pjesa e sipërme dukeshin si kupa rakie. Kur u afroheshe dukeshin me mes të fryrë e ekstreme të mbledhura, kurse nga rrëza e tyre dukeshin aq të deformura sa mendja të thonte : “largohu shpejt se po rrëzohen e po të zënë”. Me sa u informova ato dy kulla i ka projektuar dhe drejtuar punimet e ndertimit të tyre një inxhinier kinez . Rrugët kryesore, me përmasa të gjitha autostrada, përbënin atë stoli të jashtzakonshme. Drejtimet e tyre veri-juj, lindje–perendim, thithnin e nxirnin rrugë të tjera duke bërë lidhjen e gjithë rrjetit atomobilistik. Autostradat ishin me shumë korsi. Nën një urë, që luante funksionin e një mbikalimi, numërova pesembëdhjetë korsi nëpërmes të cilave, lëvizja e makinave ishte një zinxhir i pa shkëputur. Territori Kanadez ka në brendësi të tij ujrat e pesë liqeneve amerikan. Buzë atyre liqeneve isha disa herë, ditën dhe në mbrëmje. Nuk ngopesha duke i parë. Ata herë –herë dukeshin të qetë, herë –herë shumë të trazuar. Nuk te besohet se e ka bërë njeriu . Për të penguar dallgët liqenore, që herë herë bëheshin sa ato të deteve të fuqishim, ishin transportuar infinit tonelata gurësh, nga largësi mira km.  me permasa marramendës e vendosur njeri pranë tjetrit e sipër njeri tjetrit gjatë gjithë brigjeve të tyre. Për ditë të mira e mbrëmjeve të qeta, njerëzit atje mblidheshin e kalonin kohën e lirë. Pse të mos mblidheshin njerëzit atje? Sepse nuk mungonte asgjë për t’u dëfryar e argëtuar. Githë gjatësia buzujore ishte e mbushur me parqe të zbukurura me livadhe të bollshme, me rrugë të asfaltura, me parkime makinash e kende lojrash për fëmijë. Kushdo, që shkonte aty gjente përshtatshmërin e vet për t’u argëtuar. Në liqene jetonin shumë shumë lloje shpëndësh. Ata ishin adaptuar me njerëzit. Kur qëndroje buzë liqenit sipër gurëve rrethues, shpendët pa patur frikë fare nga njerëzit e as nga njeri tjetri, afroheshin mënjanonin kokën dhe shikonin e prisnin se mos do hidhje ndonjë gjë për të ngrënë. Patat, që ishin pjesë e popullatës dilnin nga uji çifte-çifte dhe kullosnin në livadhe për rreth dhe kur u afroheshe nuk trembëshin. Ato (patat) i gjeje jo vetëm buzë liqeneve por edhe në hapsirat e gjelbërta në mes të qytetit dhe parqet e lagjeve. Askush nuk i trazonte dhe ato kishin fituar përshtatshmërinë për të jetuar në mes të njerzëve. Po kaq interesante ishte dhe shtrati dhe brigjet e lumit, që kalonte për afër Misisagës. Gjërsia e shtratit të atij lumi, ishte p thuaj sa ajo e Valbonës së Tropojës. Largësia në mes brigjeve të luginës së atij lumi ishte shumë e madhe, sepse dy krahët e shtratit të lumit, pak të ngritur mbi të formonin një gjërësi prej dhjetra metrash e pastaj nderpriteshin nga pjertësia e shpateve. Gjithë ajo hapësirë me gjatësi shumë km. dhe gjërësi disa metra, ishte turistike. Lugina dhe brigjet janë të veshura me drunjë natyral, lisa, panja, shkurre e drunj të tjerë karakteristik për atë zonë. Drunjtë nuk i prekte njeri. Ata mund të binin për tokë vetëm nga forca e erërave. Shumë drunj gjendeshin të rrëzuar por trungjet e tyre aty ku binin nuk i largonin i linin aty që të dekompozoheshin në humus për të ushqyer filizat e ri,  që ishin të bollshëm. Brigjet e asaj lugine i bashkonin disa ura me permasa gjigante. Në bregun e djathte të brigjeve gjendej universiteti i Torantos. Ç’farë të thuash për atë universitet? Pa folur për përmbajtjen e tij por vetëm për formën nuk din nga t’ja fillosh. Vendi ku gjëndej në  një taracë me livadhe, parkime makinash, hapsira të mbuluara me drunj gjigantë e rrugë të asfaltura. Korpusi qëndror përbëhej nga një kompleks godinash pa pyetur nuk dalloje dot cili ishte rektoriati apo dekanatet. Pata mundësinë t’i shoh disa nga auditoret. Ato ishin plot me kampjutera. Dyert e tyre gumzhinin nga hyrjet dhe daljet e studentëve. Kur ata gjendeshin të ulur pranë kampjuterave, miza dëgjohej. Rreth e përqark korpusit qëndror e godinave të tjera gjendeshin shtëpitë e banimit të studentëve. Ato, në strukturë ishin të ndertaura ashtu si nderimet e lagjeve të qytetit një e dy katëshe. Krahu i mëngjër i lumit në të gjithë gjatësinë e tij, zihej nga parqe, parkinge e hapsira të gjelbëta. Gjithçka aty ishte si te parqet buzë liqeneve. Shëtitjet në parqet e liqeneve dhe në shtratin e lumit qenë shumë të dëshirura por më argetuse e më mahnitëse qenë dy vajtje në NIAGARË. Radhën e fundit, nga fillimi i prillit 2017-të në mënyrë të pa pritur Idrizi dhe Enea na njoftuan se kishin planifikuar për atë ditë të bukur prilli të vizitonim edhe një herë Niagarën dhe ne (unë, Sabria, vajza Arta dhe dy niprit, Hergi e Ardisi) deshëm s’deshëm u gjëndëm para një oferte që mezi po e prisnim. Pregatitja nuk zgjati shumë. Me një shpejtësi turistike u gjendëm për udhëtim. Makinat me shpejtësi brenda normave por në ndonjë rast edhe duke i shkelur ato, sosëm në cepin e një tarace buzë një lumi. Zbritëm me të shpejtë. Dëshira për të parë ishte shumë e madhe. Gjithçka të tërhiqte vëmendjen. Vizitorët e shumtë, që lëviznin në të gjitha drejtimet, bëheshin barrier për të penguar të realizoje atë që dëshiroje. Duhej të gjeje mënyrën për t’u vetknaqur dhe për të mos u bërë pengesë për të tjerët. Nga cepi i taracës filluam lëvizjen drejtë ujvarës. Fillova të sodis drejtë rrjdhjes së ujit. Aty, ku nuk dukej më tej rrjedhja e ujit, një urë bashkon dy brigjet. Ajo mbështetej mbi një hark të hekurt, këmbët e të cilit murosen në beton- armenë të dyja shpatet e thikta të rrjedhjes së lumit Niagara. Në mesin e asaj ure gjendet një barake, në sportelet e së cilës bëhet kontroll i kalimtarëve dhe i mallrave. Kthehem në drejtim të ardhjes së lumit. Dy ujvara të pushtojnë pamjen. Njera, Niagara amerikane, që gjëndet në krahun e djathtë të rrjedhjes, tjetra Niagara kanadeze, që formon shtratin dhe krahët e lumit në vijimësi. Në krahun e mëngjër të lumit gjendet një taracë, shumë metra mbi shtratin e lumit, që mund ta krahasoj me taracën e Valbonës kaltëroshe, në krahun e djathtë të saj, që fillon nga lokalet turistike gjerë në afërsi të shtegut të Dervishit. Taraca ka bukuri të rrallë e madhësi disa dhjetra km2 . Natyra livadhore, dekoracioni me lloj – lloj drunjsh si dhe ndertimet madhështore shumëkatëshe të bëjnë të mos lëvizje nga vendi por të soditje atë hapsirë perrallore. Duke lëvizur nëpër atë taracë në drejtim të ardhjes së lumit, në një pikë jo baraz-ndarëse u gjenda përball niagarës amerikane. Uji i kësaj ujvare nuk arrin të hidhet në fundin e saj por diku posht mezit të saj zbarkon në një gulumere gurësh, të cilët mezi dallohen nga bardhësia e shkumës së formuar nga forca e përplasjes së ujit. Duke parë nga aty, (Përball ujvarës amerikane) të formohet përshtypja se uji i kësaj ujvare, është më vete e s’ka asnje lidhje me ujvarën kanadeze. Por jo nuk është kështu, sepse sapo ngrita në një farë lartësie dallova një xhungël të ulët në formë të një kurrizi, që ndante ujin e asaj ujvare nga uji madhështor e përbindësh i ujvarës kanadeze. Duke lëvizur nga ajo pikë drejtë ujvarës kanadeze, oreksi për të parë të rritet, prandaj duke penetruar në rrjedhjen e njerëzve, u gjenda përball asaj që mahnit këdo. U afrova gjer aty ku s’kisha të shkoja më afër. Shikoja gjithçka. Përpiqesha, që gjithçka ta mbuloja me një shikim.  Gjithçka dhe çdo gjë e veçantë ta paralizonte shikimin. Pejsazhet nuk të lejonin të t’i alternoje ato. Në ekstrem të taracës, ku nuk mund të shkoje më tutje, sepse krahu i mëngjër i atij uji përbindësh, e nderpret vijimesinë e saj, u gjenda, jo më shumë se dy apo tri metra larg hedhjes së ujit pa shkëputje nga një lartësi (sipas meje rreth 50m). Nga aty më tërhiqte vëmendjen shpejtësia e ujit, ardhja e tij kulma –kulma , thellësia (sipas meje 2-3m ), gjëresia e lumit. Hedhja e tij me një furi e forcë marramendëse në atë humnerë të formuar nga vet uji , formonte një ngjashmëri me një kazan qumshti duke valuar. Sasia e madhe e ujit, presioni i lartë me të cilin binte uji, formante valë si qumshti i bardhë. Flluska uji ngriheshin lart. Ato arrinin gjerë në taracë, na lagën sikur bie shi dhe rrezet e diellit duke depërtuar ato formonin ylbere të kryqëzura. Poshtë ujvarës, në atë trazirë përbindëshe uji lundëronin dy anije  që dalloheshin nga njera tjetra nga flamujt përkatës. Ato të mbushura me turist përpiqeshin t’i afroheshin sa më afër ujvarës. Afroheshin por në një distancë 15-20 m, zbrapesin nga forca valore, që krijohej nga presioni i hedhjes se ujit. Në mes të atyre ndertesave të shumta e të bukura gjendej edhe muzeu i Niagarës. Në hyrje të muzeut, nga jashtë gjendej një fotografi e një gruaje me duar të vendosura mbi një voz afër këmbëve të saj. Ai portret i asaj gruaje bashkë me atë voz pranë, ishte dëshmi, se ajo e mbërthyer në atë voz, u hodh e para nga lartësitë e ujvarës dhe doli e gjallë nga valët përbindëshe të saj.

Në Kanada takova shumë bashkombas e bashkqytetarë tropojan. Ata punonin e jetonin për mrekulli. Në bisedat, që bëja me ta duke pirë kafe, ata çfaqnin ndjenjën e thellë të atdhedashurisë por edhe dëshperimin për situatën politike që po kalonte vendi gjatë asaj kohe (shkurt –prill 2017). Kanadaja çdo ditë po ndryshon. Sipërfaqe prej dhjetra apo më shumë hektarësh po mbuloheshin me ndertime të reja, çka dëshmon për një rritje shumë të shpejtë të popullsisë. Ajo mund të jetë mikpritesja e miljona emigrantëve. Të faleminderit Kanada për kënaqësinë time, të përshëndes nga Tirana, Kryeqyteti i SHQIPËRISË.

SYLE GOSTURANI

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here