Home Sociale Martaneshi, i braktisur dhe i harruar

Martaneshi, i braktisur dhe i harruar

368
0

“Martaneshi vend i mirë

s’duron Pash, s’duron Vezir”…

Loading...

Popullore

Martaneshi është një krahinë më vete, sipas arkeologëve që në kohën pellazgo-ilire. Emri “Martanesh” vjen nga sakrifica e një vajze me emrin Marta, të cilën pushtuesit e hershëm romak e morën peng. Ishin 12 cuca, njëra prej tyre hidhet nga shkëmbi për të mos rënë në duart e pushtuesve. Shoqet e saj i thanë: “U nda Marta nesh” dhe kështu i mbeti emri krahinës Martanesh. Gjeografikisht, Martaneshi ndodhet në jug të vargmaleve qendrore të vendit tonë. Ai përbehet nga 7 fshatra: Lenë, Peshk, Val, Stravec, Gjon, Nderfushas dhe Melcu. Martaneshi është kryesisht terren malor ku mbizotërojnë shkëmbenjtë ultrabazikë; është i veshur me pyje, kryesisht halorë dhe ahe me pllaja e kullota të mira. Atje ndodhen liqej akullnajorë, si: Liqeni i Zi, Liqeni i Bardhë, Liqeni i Sopeve etj. Maja më e lartë është maja e Dhoksit 2020 m. mbi nivelin e detit si dhe Kaptina 1870 m. Martaneshi asnjëherë nuk është pushtuar nga të huajt, si: romakët, gotët, bizantinët, turqit etj.

…Në vitin 1878, shumë trima nga Martaneshi, morën pjesë në luftë kundër Serbisë për të mbrojtur Plavën, Gucinë e Tivarin dhe në luftën e Shkodrës, kundër Malit të Zi. Shumë trima nga Martaneshi morën pjesë me pushkë  në dorë, nën komandën e A. Zogut. Më 1914, Haxhi Qamili u bë vegël e turqve dhe donte të zhdukte bektashinjtë e Martaneshit, por populli u mbrojt nga ky rebel. Në Prill të vitit 1942, në Martanesh u krijua njesiti partizan me 16 vetë. Më 27 Shtator 1942, u formua çeta partizane e Martaneshit me 150 partizanë dhe u drejtua nga Baba Faja, Qazim Alija, Nasebi Rama, Rrahman Lena, Fahrije Shehi e të tjerë. Martaneshi ka dy teqe dhe 7 tyrbe, sepse ka pasur shumë bektashij e dervish.  Kjo krahinë është e pasur me minerale, kryesisht me krom. Në vitin 1954, u bënë kërkimet e para gjeologjike në Krastë e Thekën nga gjeologë rusë e shqiptarë, pasi u zbuluan rezerva kromi. Më 1957 filloi nxjerrja në minierën e Krastës e Batrës, më vonë dhe në Lugun e Gjatë, Hurdhë, lop e Trenovë. Para vitit ’90, në këto miniera së bashku prodhohesh 45.000 tonë krom në vit. Kështu lindi nevoja dhe në vitin 1969, u ngrit qyteti i minatorëve në Krastë të Martaneshit. Sipas pohimit të ish kryetarit të komunës pas ’90-ës, z.Qemal Demiri, deri në vitin ’90, popullsia u shtua shumë në Martanesh duke arritur në mbi 10 mijë banorë. Në të gjitha minierat kishte rreth 4200 punëtorë, gjeologjia kishte 400 vetë, 300 i kishte fabrika e pasurimit, 150 ajo e NFP-së, ndërsa tani s’ka asnjë punëtor. Gjatë kësaj kohe, Martaneshi i dha punës 12 Heronj të Punës Socialiste, 11 në gjeologji dhe Isuf Emin Plloçin në pyjore, pas vdekjes, si dhe dhjetra dëshmorë në punë. Kjo krahinë radhitet në vendet kryesote për mbrojtjen e vendit. Regjimi i kaluar bëri shumë fortifikime e istikame mbrojtëse në Kaptinë, Ballaj, Fushë e Kish e kudo, beri dhe fortifikimin e vendvendosjes së Shtabit Qendror e të gjithë teknikës ushtarake që e kishte lakmi dhe NATO-ja e Traktati i Varshavës, si pikë nevralgjike në Mesdhe dhe kryesisht për mbrojtjen e kryeqytetit.

Mbas vitit ’90 në Martanesh filloi regresi, u mbyllën njera pas tjetrës ndërmarrjes, minierat, gjeologjia, ndërmarrja pyjore, fabrika e pasurimit të kromit, ndërmarrja e tregtisë dhe e furnizimit të punëtorëve. Kështu  martaneshasit bashkë me të ardhurit e tjerë, e braktisën atë. Qyteti i Krastës u shkatërrua fare dhe tani kanë mbetur vetëm rrënojat. Në vitin 1998 është krijuar Shoqata Atdhetare Kulturore e Martaneshit me kryetar Ramiz Gurabardhi dhe sekretar Sadik Çukën.

Në Martanesh kam punuar tre herë me nga 3-4 muaj me shërbim si drejtues punimesh me sonda në gjeologji të Matit. Në vitin 1943, Brigada e parë sulmuese, drejtohesh nga Mehmet Shehi në fshatin Peshk. Në Oksham vritet një partizan,  e cila ngeli si një vrasje enigma, si hakmarrje. Ai shquhesh si kriminel dhe për kete arsye, ai mblodhi djem e burra që u gjendën në shtëpitë e tyre, i lidhën me brezat e tyre duart, i nxorrën në një bregore dhe i pushkatuan 22 djem e burra. Ky kriminel, keta 21 djem e burra, i pushkatoi pa gjyq dhe në kohën e monizmit, familjet e tyre ishin të persekutuara.

Në vitin 1965, 11 punëtore të gjeologjise në Mat, i mori orteku i borës dhe pas 3 muajve u zbuluan kufomat, të cilet kishin qëndruar nga muaj Shkurt 1965 deri në muajin Maj, poshtë  borës qindra metra kubeshe. Presidiumi i Kuvendit Popullor, i shpalli Heronj të Punës Socialiste dhe mes tyre edhe Isuf Emin Plloçin, rojtarin e pyjeve, i cili ra duke mbrojtur pyjet nga  zjarri dukeu djegur edhe ai në mes te flakëvë. Sot kjo krahinë Patriotike dhe Atdhetare, është e braktisur.

***

NGJARJE E PËRGJAKSHME PRANË DRINIT, NGJASHMËRI ME ELENËN E TROJËS!

Disa shekuj më parë, në Arbëri rronte një vajzë e bukur me emrin Irenë. Në greqisht ky emër do të thotë paqe. Megjithëse kishte një bukuri engjëllore, e një emër aq ndjellamirë, Irena u bë shkak që të vriteshin ja një e dy parë me dhjetra e qindra njerëz. Mandej, si shkak i ngatërresave, u vu në rrezik vetë fati i Arbërit (Arbërisë). Sidoqoftë, Irena nuk pati asnjë faj për ngjarjen e kobshme. Shkaktari ishte ligësia njerëzore për para, pushtet e për t’u dukur.

Përveç bukurisë së jashtëzakonshme, irena kishte dhunti të tjera që tërhiqnin djemtë e pamartuar të Arbërisë së asaj kohe, ajo ishte trashegimtare e vetëm e Princ Dushmanit, princi Zadrimës. Prap pas vdekjes së Princit, burri i saj i ardhshëm do t’ju shtonte pronave të veta Principatën e Zadrimës, me toka pjellore e pasuri. Të shumte ishin kalorësit e përmendur apo Princat e rinj që ëndërronin të martoheshin me bukuroshen e Arbërisë. Midis të shumtëve, dy ishin që  i vinin rrotull më shumë nga djelmoshat, të cilët kishin dëshirë t’i fitonin zemrën. Ata ishin dy Princa trashëgimtar, të cilët ishin komshinj me Zadrimën dhe kishin jo vetëm dëshirë të zjarrtë, por dhe të njejtin emër: njëri quhej Lekë Zaharija Princ i Damjës dhe tjetri Lekë Dukagjini, prind i Dukagjinit. Irena e kishte marrë vesh dëshirën e të dy princave, por nuk kishte vendosur se cilin do t’i falte zemrën. Ajo s’e kishte të lehtë të zgjidhte se asnjëri nuk binte më poshtë se tjetri si nga trimëria e lavdia. Atë e shtyu ngjarja e përgjakshme që ndodhi më 26 Janar 1445…

Në këtë datë, Muzak Topia, u martua me Mamica Kastriotin, motrën e Skënderbeut. Dasma u bë me Muzakjan, midis Krujës dhe Durrësit. Morën pjesë shumë princa e kapedanë. Midis tyre dhe Lekë Zagaria, Lekë Dukagjini dhe Lekë Dushmani me vajzën e tij bukuroshe. Duke qenë pranë Princesësh të ëndërruar të dy trimave u vlonte gjaku. Ata i vinin rrotull t’i vidhnin ndonjë shikim apo buzëqeshje. Me sa duket zemra e saj anonte nga Lekë Zaharia, sepse vetëm atij i dhuronte shikim dhe buzëqeshje të ëmbla.

Sjellja e Irenës e bëri Dukagjinin të pëlciste, por për sa kohë që pranë ishte Skënderbeu, ai e mbajti Brenda vetes zemërimin. Pas kurorëzimit të sapomartuarve, Skënderbeu u largua nga dasma, pikërisht atëherë ndodhi gjëma. Duke u grindur me fjalë secili do ta merrte për nuse Irenën. Një ushtar i shpurës së Dukagjinit dhe një i shpurës së Zaharisë, u nxehën aq keqas, sa nxorrën shpatat. Përplasja e shpatave të dy trimave gjysëm të dehur nga vera që kishte rrjedhur lum në dasëm, qe shenja që e prisnin të dy rivalet. Midis trimave të dy Princave, filloi një përleshje e përgjakshme disa orë. Vrana Kondi dhe Vladan Jurica, hynë pëer t’i ndarë, por palët në kacafytje, nuk i përfillën thirrjet e tyre. Në vend që të ndalnin gjakderdhjen , të dy u tërhoqën të plagosur nga vendi i përleshjes. Vrana Kondin e shpuan me ushtë në krah ndërsa Vladan Jurica mori një goditje shpate në kokë. Këtë fat e pësuan edhe dasmorët e tjerë që u përpoqen t’i ndanin. Atëherë i lanë të shfrynin mllefin që kishin, ta mbaronin punën si e nisën. Shpura e Lekë Zaharisë nuk i bëri dot ballë sulmit të furishëm të shpurës së Dukagjinit dhe zuri të tërhiqej. Për të bërë atë që po bënin trimat e tij, Lekë Dukagjini vrigëllej shpatën në erë dhe ju vërsul kundërshtarit. Lekë Zaharia e merrte me mend se në një nga dritaret e pallatit ku ishte bërë dasma, atë përleshje po e ndiqte me sy Princesha që i kishte rrëmbyer zemrën. Në çast i tha: Vedit se më mirë do të ishte të binte përdhe i goditur nga shpata e kundërshtarit të tij se sat ë tërhiqej i mundur, i frikshëm dhe i poshtëruar para syve të Irenës. (guxim trimash). Ai shtërngoj fort ushtën që mbante në dorë, ju vërsul Dukagjinit, e goditi me aq vrull, saqë e rrezoi nga kali, e shtriu përdhe gjysëm të vdekur.Përleshja u ndërpre menjëherë,të dy palëve ju ftohen gjakrat. Se kush filloi të lidhte plagët që kishin marrë, kujdeseshin për shokët e plagosur e të vrarë nga përleshja e rëndomtë ku humbën jetën 105 burra dhe u plagosën mbi 200 të tjerë.

Me t’u fashitur gjendja, Lek Dushmani dhe e bija, u nisën për udhë drejt Principatës së tyre. Nëpër fshatra e qytete dëgjohesh gjemimi i përmortshëm i këmbanave me të cilat bashkoheshin ulërimat e grave dhe fëmijëve. Megjithëse ishte palca e dimrit, njerëzia pandehën se do të kishte behur ndonjë ushtri turke (osmane) për t’i shpëtuar shfarosjes. Fshatarët lanë shtëpitë dhe u mbyllën nëpër fortesa. Skënderbeu nisi lajmetar gjithandej për ta qetësuar njerëzit e tmerruar. Pas varrosjes së viktimave dhe ngushëllimit të familjeve të tyre, Ai bëri çmos të mbyllte të çarën që ishte hapur në ledhin e Beslidhjes së Lezhës, të ngritur me aq perpjekje, pas shërimit të Lekë Dukagjinit, Ai i thirri në Krujë të dy rivalët, i këshilloj të pajtoheshin sepse kështu e kërkonte e mira e tyre dhe e mira e Arbërisë. Ngjarja e ndodhur e kishte bërë Lekë Dukagjinin t’i shihte gjërat me gjakftohtësi.

Irena ishte e lirë të zgjidhte për burrë atë që i donte zemra, por ajo e kishte bërë zgjedhjen e saj. Megjithëse i zgjedhuri nuk ishte Ai. Kjo s’do të thoshte se u përmbys bota. Kishte plot vajza të tjera po aq të bukura si Irena, sy kaltër e lesh verdha apo sy zeza si penda e korbit. Nuk duhesh përjashtuar ndonjë sulm nga ushtria osmane ndaj Arbërisë. Lekë Dukagjini jo vetëm u pajtua me kundërshtarin, fqinjin e tij, por po afrohesh çdo ditë me ta. Ai shkoi për të buajtur në Danjë. Pastaj e ftoi Lekë Zaharinë në kryeqendrën e Principatës së tij. Për ta argëtuar me shumë, organizoi për të një gjueti derrash të egër në pyjet rreth Drinit. Lekë Zaharisë i pëlqente shumë gjuetia dhe e priti me gëzim propozimin e Princ Dukagjinit. U veshën me gëzof, ia hipën kuajve drejt pyjeve me lisa shekullor e shkurre të dendura, pyjet ushtrojnë nga brinjët e të lehurat e zagarëve e lengojve.

U ndanë në grupe Lekë Zaharia vetëm me vëllanë e vet Bozhidari, pas tyre u vunë dy kalorës me pelerine të zeza në kokë mbanin kapuça të thurrur me shtiza që u zbrisnin deri në supe, ishin paisur me vrima vetëm për sytë e gojën. Kur Lekë Zaharia dhe vëllai i tij hynë në një perrockë thellë, dy kaloresit me pelerine të zeza, i goditën me shigjeta në kurriz. Princi i Danjës dhe vëllai i tij, u rrëzuan nga kuajt. Pelerinat e zeza u zhdukën ne thellësi të pyllit. Bora rreth dy trupave të shtrirë në tokë, u skuq nga gjaku. Kalorësit me të zeza u kthyen tek viktimat, njëri ishte i gjallë. Atëherë njeri kriminel nxorri nga brezi një nakaçe lufte (sepatë) dhe i preu kokën, ndersa tjetri e futi shpejt në një trastë, e vari në shalën e kalit. Me pas i nganë kuajt me revan që të mos takoheshin me gjahtarët e tjerë. Pelerinat e zeza e ndalën vrapin vetëm në qytetin e Danjës dhe në mes të qytetit varën majë një heshte kokën e përgjakur të Princit të Danjës Lekë Zaharisë…

Njerëzit që panë këtë masakër filluan të ulërinin, ranë këmbanat , ato binin për mort. Nëna e Princit të vrarë, uluriti nga dhimbjs si një njeriu që i futet një thikë në zemër dhe i çori faqet duke i bërë ato gjak. E mjera nënë… Rojet e qytetit dhe ushtria e Danjës u vunë në kërkim të kalorësve me pelerine të zeza, por ata u zhduken si t ‘i përpinte dheu. Në vend të vrasësve, tani të afërmit e Lekë Zaharisë dhe banorët e Danjës, duhet të merreshin me zinë e me varrimin. Vrasjen e Lekë Zaharisë, shkaktoi një zi po aq të madh sa në Danjë. Këtu ndjenjës së mësipërme u shtohej edhe turpi deri sat ë gjendesh vrasësi i vërtetë. Tërë Dukagjini dhe Princi i tyre do të uheshin të pabesë e mik-prerë. Mbi todo të binte turpi e faqja e zezë. Disa pleq dukagjinas e çuan në Danjë trupin pa kokë të Lekë Zaharisë. Pas bashkimit të kokës me trupin, iu bënë rritet e përmortshme  duke marrë pjesë në të edhe Princat e Arbërisë, anëtar të Besëlidhjes së Lezhës për t’i dalë  përballë çdo të papriture. Skënderbeu e porositi Vrana Kontin të fliste me motrën e tij Bozhen, nëna e Princit të sapo varrosur se: në qoftë se nuk do të qeveriste vetë Principatën e Danjës, Ajo duhet t’ja jepte Besëlidhjes së Skënderbeut siç e kërkonte e drejta.

Disa kohë më parë, Gjergj Kastrioti dhe Lekë Zaharia, të dy të pamartuar, kishin bërë një aktmarrëveshje me shkrim, sipas së cilës ai që do të vdiste i pari e të mos kishte trashëgimtar, Principatën  e vet do t’ia linte atij që ishte gjallë. Pas fjalëve të Vrana Kondit, i cili tha se ja kishte mbushur mendjen së motrës dhe kështu Skënderbeu e fjeti mendjen. Atij nuk iu duke e hijshme që ta shqetësonte nënën fatzezë me çështje pronash e trashëgimi fill pas humbjes së djalit. Atë që s’e bëri Skënderbeu e bënë disa priftërinj dhe miq të nënës së Princit. Ata e bindën Bozhën që ende e kishte mendjen të turbulluar nga fatkeqësia e saj të shkonte në Shkodër t’ia dorëzonte Kështjellën e Danjës dhe Principatën qeveritarit venedikas. Repartet e ushtrisë venedikase që rrinin në gatishmëri për këtë punë shkuan me shpejtësi në Danje dhe morën në dorëzim Kështjellën. Në krye te tyre ndodheshin dy kalorësit me pelerina të zeza që vranë e i vunë kokën majë heshtës Lekë Zaharisë. Por ato nuk u njohen asnjëri, sepse kishin pelerine të zeza e kapuça fytyrës…

Pushtimi i principatës Danjës në kundërshtim me marëveshjen e ligjshme mes Lekë Zaharisë dhe Skënderbeut e zemëroi shumë këtë të fundit, Besëlidhjen Shqiptare, ndaj i shpalli luftë Republikës së Shën Markut. Ushtria shqiptare e udhëhequr nga Skënderbeu, i shpartalloi venedikasit në një betejë të përgjakshme që u zhvillua në brigjet e Drinit. Megjithatë, Kështjellën e Danjës nuk e mori dot. Në këtë kohë, asaj iu desh që të përleshej me një ushtri osmane që erdhi nga lindja, e cila nuk pati fat me të mirë se sa ushtria e ardhur nga Perëndimi. Me siguri, pas vrashes së Lekë Zaharisë, sytë e Irenës së bukur që kishin shigjetuar e plagosur zemrat e djelmoshave të Arbërisë, u mbushën me lot çdo ditë. Po më pas çfarë ndodhi me Të? Mos vallë u martua me ndonjë Princ tjetër apo me ndonjë Kalorës që u vra në rrethinat e Krujës ne betejat e shumta të përgjakshme që zhvilluan shqiptarët deri në fushën e Komesisë së Matit.

Mos vallë pas vdekjes së Skënderbeut ajo u hodh nga një shkëmb ose nga Ura e Drojes për të mos rënë në duart e osmanëve që donin ta bënin robinë, apo hypi në ndonjë anije bashkë me djalë apo nip të vogël për t’u shpëtuar kokën diku në brigjet e përtejme të Adriatikut? Kronikat që i kanë shpëtuar rrebeshit të motive dhe këngët që janë përcjellë gojë më gojë nuk na tregojnë se ç’u bë më vonë me Princeshën, më e bukura e Arbërit, zadrimoren që pati magjepsur djemtë e Arbërisë? Datin e saj i lihet ta gjejë lexuesi i këtij tregimi të moçëm shumëshekullor të Arbërisë. Duke studjuar shumë libra e material të moçme, i kam ruajtur dhe kush ka interes t’i lexojë.

IDRIZ PASHA

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here