Kreu Politike Qeveria Rama, e preu biletën për në BE!

Qeveria Rama, e preu biletën për në BE!

380
1

Një grua zonjë dikur tha: “sikur të bëhem edhe një herë nuse, do të nusëroj më bukur”. Qeveria “Rama 1”, hodhi themelet e një shteti të vërtetë, duke bërë disa reforma të rëndësishme në të mirë të Shqipërisë e shqiptarëve, bëri shumë projekte, të cilat i ka në proces per t’i zbatuar në mandatin e dytë të qeverisjes.  Qeveria “Rama 1”, gjatë katër viteve, ishte në koalicion me LSI-në, e cila iu ngatërrua keq nëpër këmbë Rilindasve. Ata që kanë njohuri për bujqësinë, agronomi e bujq fshatar, e njohin mire fenomenin në arat e mbjella me miser dhe një lloj bari si psh. grami, qe zhvillohet duke iu kacavjere bimëve te misrit duke i dëmtuar ato. Kështu edhe LSI i ngatërrohesh nëpër këmbë Qeverisë së Rilindjes dhe si pasojë nuk u realizuan të gjitha premtime e bera ne fushaten  2013-ës, sepse ky “gram” u bë pengesë.

Këtë fenomen e kuptoi sovrani Popull, (votuesi),  i cili  më 25 Qershor, i dha voten Qeverise “Rama 2” per te qeverisur e vetme dhe per te realizuar e vetme premtimet e dhena gjate fushates. Puna e palodhur dhe mençuria e Kryeministrit Edi Rama gjatë fushatës zgjedhore duke u lidhur e duke biseduar gju më gju me popullin, arriti suksese të paimagjinueshme, ku më 25 Qershor mori 74 mandate për në Parlamentin e Shqipërisë. Pra, iu “zhduk grami”, LSI-ja dhe e vetme Qeveria e Rilindjes është rinuar. Si intelektual i mirëfilltë dhe si artist, bëri zgjedhjet me barazi gjinore, që rrallëkush e ka në Ballkan e Europë. Pra, realizoi emancipimin e gruas shqiptare me shenjën e barazimit dhe të besimit si e sa burrat.

Me mençurine dhe zgjuarsine e Tij, Kryeministrit zgjodhi dy zonja të nderuara dhe  me shumë dije për ministre. Po ku, në çifligun e Salih Karradiçit, zgjodhi znj. Olta Xhaçkën, një zonjë që i ngjiti shkallët urtë e butë. Ajo zonjë në karrier është e pazëvëndësueshme. Zonjës Ministre, nëpërmjet të afërmeve të saj, unë i bëra kërkesën të më fusë në organikë si oficer rezervë (shaka e imja). Megjithëse i moshuar, jam ende i fortë të mbaj dhe përdor pushkën për nevojat e Atdheut. Po kështu, edhe tre zonja të tjera, te zgjedhura ne perberje te Qeverise “Rama 2” janë po aq të afta sa jane te zonjat t’ i sfidojnë edhe burrat.

Reforma në administratë është me shumë dëshirë e popullit. Nje fjale e urte e popullit thote: “një shtëpi me nuse shumë, ngelet bulierat pa ujë”! Gjashtë ministra më pak, shumë e shumë drejtor e nëpunës kafenesh më pak, janë një ndihmë e madhe për buxhetin e shtetit. Ndoshta Kryeministri, nga këto përfitime te dala nga shkurtimet qe do te behen ne adrministrate dhe do te futen ne buxhetin e shtetit, na kujton edhe ne pensionistët, se kështu më pëlqen dhe mua. Edhe në pushtetin lokal duhen shumë shkurtime, sepse shumica marrin lekun kot. Do të ishte kryevepër sikur në Kuvend të ishin 100 deputetë e jo 140 siç janë faktikisht.

Embëlsirën ose ilaçin e hidhur e lash për në fund (Reformën në drejtësi). Kush nuk e do drejtësinë? Të gjithë, jo vetëm njerëzit, por çdo qënie e gjallë. Por, për dreq ka hyrë paraja në mes si modë kapitaliste, e cila sjell korrupsion. E para, mendoj unë, është vetingu por, duhet të hapen edhe dosjet që sejcili keqbërës të dalë para drejtësisë që do të formohet se aktualisht s’ka drejtësi!

Si ka mundësi që Saliu thotë: “shtetin e morën pinjollët e komunistëve”, kur vetë Ai, ka qenë komunist e sekretar byroje në PPSH. Para se të hyjë në Parti, Saliu vajti tek drejtoria e sigurimit të Shtetit të E. Hoxhës, ku drejtor ishte Zef Loka. Ai firmosi procedurën e agjentit të sigurimit dhe me që ishte mjek, i dhanë pseudonimin “Penicilina” dhe familjarisht ishte agjent i UDB-së.Çdo gjëmë, vrasje, shkatërrim i gjithë veprave në Shqipëri, kanë një emërues të vetëm: zbatimin e dëshirave e urdhërave të UDB-së nëpërmjet familjes Berisha! Ndaj kur të bëhet gati drejtësia të veproj.

Po Ilir Meta (ka ka zë, s’është pa gjë), ku i çoi tonelatat e floririt? Po kryetarja e LSI-së, partisë familjare del dy-tre herë në ditë në TV dhe nëpër gazeta, shan, mallkon e kërcënon qeverinë e re. Por Bota njeh dy lloj grash – gra që falin shumë dhe gra që s’pushojnë së foluri asnjëherë. Këtu tek të dytat hyn z. Kryemadhi.

Qeveria e Re “Rama 2” është nga më të mirat e këtyre 27 viteve tranzicion i çmëndur, por shumë më shumë sepse Edi Rama e preu biletën për në Europë. Një fjalë e urtë popullore thotë: “Qentë le të lehin, karvani shkon përpara”! Rroftë Partia Socialiste dhe Qeveria e Re!

IDRIZ PASHA

1 Koment

  1. Mendoj që Z Idriz pasha ka shkruar një artikull të admirueshëm. është në praktikën e kundërshtarve që asgjë të mos e vlerësojn. Aq më tepër kur bëhet fjalë për luftën kundër ligsive. Përse nuk e vlersojn? Nuk e vlersojnë se jan vet pjellë e ligsive. Me që lexova artikullin e admirueshëm të Isriz Pashës, desh të them dy fjalë për ato që dualën kundër Gramoz Ruçit. Gramoz Ruçi qëndron lart sa mali i Korabit lidhur me ndërgjegjen,ndershmërin dhe atdhedashurin. është trim,i zgjuar dhe i aftë. Atë që demostruan le të shikojn e të lexojn librin, Valixhja diplomatike Italiane për Shqipërin 1930–1039.Në të janë përmendur emrat e të gjithë atyre që kur u pushtua shqipëria,bashkpunuan me fashizmin duke ju servilosur.Në libër thuhet se këto njerë, ish parija, shtëpit e para që kishin nënshkruar që më përpara në dosjet e SIMit dakortsin e bashkimit të Shqipëris me Italin fashiste dmth e kishin shitur Shqipërin dhe në të njëjtën kohë kishin tradhëtuar edhe mbretin Zog. Është qesharake kur pinjollët e tyre bëjn be në kokën e mbretit duke treguar se bëhen fli për t’a mbrojtur. Këto njerz me preardhje tradhëtare jan kundër forcimit shtetit, jan kundër demokracisë, Jan po ato që stërgjyshrit e tyre mbronin pushtimin turk që tu mbronte previlegjet,ndërsa sot jan gati të bëjn ate që bën baballarët e tyre T’a shesin Shqipërin tek Italiani ose Greku , e pse Jo edhe tek serbija. Dr Ramadan Ndreka

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here