Kreu Ditar Ngjarje e madhe historike e popullit shqiptar

Ngjarje e madhe historike e popullit shqiptar

395
1

-Me rastin e 75 vjetorit të mbajtjes së Konferencës së Pezës më 16 Shtator 1942-

Viti 1942, solli të reja në organizimin e veprimeve luftarake të Çetës së Pezës. U kryen veprime luftarake por edhe propagandistike; u punua shumë që të krijoheshin bazat e pushtetit të ardhshëm të Këshillave NAÇl duke iu paraprirë detyrave që do të shtronte më vonë Konferenca e Pezës. Filluan të ngriheshin Këshillat NAÇl në Katundet ku nuk shkelte këmba e armikut, si dhe në zonat ku vepronin forcat partizane, ku pushteti i kryepleqve u zëvëndësua me atë të Këshillave NAÇl. Kjo doli si domosdoshmëri për të drejtuar punët në fshat, detyrë që më parë e kryenin kryepleqtë e vendosur nga pushtetit kuisling.

Loading...

Më 21 Mars 1942, ngrihet Këshilli i parë NAÇl në fshatin Kryezi të Kavajës me kryetar Hazis Tabaku, sekretar Tahir Pujën dhe anëtarë: Liman Xhahysa, Mustafa Tabaku, Dalip Përroi. Më 28 Mars 1942, në Lis-Patros, zgjidhet Këshilli NAÇl me kryetar Tahir Papën, sekretar Hajdar Shima dhe anëtarë: Muhamed Berberi. Më 15 Prill 1942, zgjidhet Këshilli NAÇl i katundit Çikallesh me kryetar Qerim Shima, sekretar Jahe Xhafa, anëtarë Riza Stafa, Myftar Çalhaka, Abdulla Hasimadhi. Në katundin Mlik më 15 Maj 1942, zgjidhet Këshilli NAÇl me kryetar Hasan Çeka, sekretar Xheladin Meta. Anëtar Qerim Gjumsi, Tar Çeka, Mustafa Çeka. Më 25 Maj 1942, në Gror të pezës zgjidhet Këshilli NAÇl me kryetar Ismail Grorin, sekretar Rexhep Çullhaj, anëtar Asllan Belba, Ibrahim Ismaili, Liman Çullhaj. Më 10 Qershor 1942, në Gjuz-Sulkone zgjidhet Këshilli NAÇl, me kryetar Shaban Rroshi, sekretar Hazis Lloni, anëtar Qamil Ymeri, Qazim Rroshi, Qazim Bardhi. Më 15 Korrik 1942, zgjidhet Këshilli NAÇl i Pezës së Madhe me kryetar Dervish Kolën, sekretar Xheladin Çelmeta, anëtar Selim Çelmeta, Muharrem Zgura, Hazis Rrusha,

Më 5 Gusht 1942 në Pajonë zgjidhet Këshilli NAÇl me kryetar  Jahe Hakrama, sekretar Muharrem Hakrama, anëtar: Kasem Idrizi, Hysen Rexha, Shaban Shabhasa. Më 10 Gusht 1942 në Ballashej, zgjidhet Këshilli NAÇl me kryetar Xhemali Cerga, sekretar Ymer Koçi, anëtar Sulejman Hasa, Ymer Skënderi, Ismail Hasa. Më 15 Gusht 1942 në Grecë, zgjidhet Këshilli NAÇl me kryetar: Hajdar Karaj, sekretar Ismail Karaj, anëtarë: Qazim Uku, Sadik Dashi, Dervish Ymeri, Shaqir Karaj. Këto Këshilla morëm masa për sigurimin dhe zhvillimin e punimeve të Konferencës nga ndonjë ndërhyrje e forcave të okupatorit dhe bashkëpunëtoreve të tyre kolaboracionistë. Në ditët e para të Korrikut 1942, bëhet mbledhja e KQ të PKSH, e cila mori në shqyrtim gjendjen në vend dhe masat që duhet të merreshin kundër armikut. Që nga Korriku gjer më 16 Shtator, u bë një përgatitje e madhe për detyrat që do të shtronte dhe do të zgjidhte Konferenca. U ftuan që të merrnin pjesë shumë patriot, por erdhën vetëm 18 vetë. Kjo ishte iniciative e PKSH. Delegacionin e PKSH në Konferencë e kryesonte Komandanti i përgjithshëm; atë të Rinisë Nako Spiru, të Gruas Nexhmije Xhunglini. Nga patriotët merrnin pjesë: Myslim Peza, Haxhi Lleshi, Baba Faja Martaneshi, Zogu përfaqësohej nga A. Kupi. Mit’hat Frashëri nuk e pranoi ftesën porn ë fund të mbledhjes, dërgoi dy delegacione që morën përfundimet e Konferencës. Pati dhe dëgjues në Konferencë. Qëllimi i Konferencës së Pezës ishte që të bashkoheshin të gjitha forcat antifashiste të popullit pa dallim krahine, ideje e feje, mjaft të ishin antifashist dhe të luftonin kundër pushtuesit. Disa nga delegatët si: A.Kupi, Halim Begeja etj. kishin ardhur për të maskuar bashkëpunimin e tyre me fashizmin, që t’u besonte populli që janë antifashiste. Në  Konferencën e Pezës triumfoi fryma revolucionare e PKSH. Fjalimin kryesor progmatik e mbajti Komandanti i Përgjithshëm, që ishte kushtrimi për të bashkuar të gjitha forcat revolucionare të Atdheut tonë, që të luftohesh pa kompromis kundër armikut dhe bashkëpunëtoreve të tyre.

Rezolucioni i Konferencës së Pezës, u miratua unanimisht nga të gjithë delegatët pjesmarrës, ku parimet kryesore ishin: Lufta e armatosur dhe pa krompromis deri në fund kundër pushtuesit dhe bashkëpunëtoreve të tij në të katër anët e vendit, në qytete e në katunde, duke organizuar çdo luftëtar për liri. Bashkimi i Popullit Shqiptar pa dallim krahine, ideje e feje në një front të vetëm antifashist NAÇl dhe në fund mbas fitores, i takonte popullit të zgjidhte mënyrën e qeverisjes së tij. Organizimi i këshillave NAÇl në të gjitha krahinat e çliruara e të pushtuara nëpër katunde e qytete. Këto këshilla do të bëheshin mvbështetje kryesore e reparteve partizanë në të katër anët e vendit.  Në Konferencën e Pezës u hodhën bazat e bashkimit të popullit dhe u krijua Fronti Nacionalçlirimtar i përbërë nga: E.Hoxha, Myslim Peza, Haxhi Lleshi, Mustafa Xhani, A. Kupi, Kamber Qafmolla, Ndoc Çoba dhe sekretar Mustafa Gjinishi. Konferenca e Pezsës u organizua nga PKSH, e cila ishte e rem por kishte fituar autoritet të madh në masat, në sajë të qëndrimit revolucionar kundër armikut.

PKSH mbledhjen e Konferencës NAÇl e bëri në Pezë, për arsye siç thekson Komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë: “Për Partinë ka pasur arsyet e veta të forta që ajo të bëhej këtu sepse një gjë e tillë ishte një sfidë më kuptim të madh, ajo s’ishte sfidë e një grupi komunistësh, por një sfidë që përfaqësonte kryengritjen e armatosur të popullit shqiptar kundër një fuqie të madhe 40 milionëshe që na kishte okupuar atdheun…”. Për këtë arsye Peza u zgjodh si vendi më ii përshtatshëm për Konferencën dhe për këtë muarën parasysh edhe sakrificat që do të bënte populli i krahinës së Pezës”. Përfundimi me sukses i punimeve të Konferencës së Pezës, pati jehonë të madhe brenda vendit, punimi i Rezolutës dhe thirrja e Konferencës drejtuar popullit shqiptar në të gjithë zonat e vendit, çoi në një zhvillim të mafh të luftës ANÇl. Këto dy dokumente u bënë frymëzuese dhe mobilizuese për ngritjen e Këshillave NAÇl në të gjithë vendin. Punimet e Konferencës së Pezës patën jehonë në arenën ndërkombëtare.

Më 18 Dhjetor 1942, Lufta ANÇ zyrtarisht u njoh nga aleatët tanë të mëdhenj: Anglia, SHBA dhe BS. Për rëndësinë historike të Konferencës së Pezës, Komandanti i Përgjithshëm shkruan: “Për shërbime të mesha që solli Konferenca e Pezës ka një rëndësi të madhe, prandaj çdo përvjetor i saj duhet të festohet brez paz brezi; ajo duhet të studjohet me vëmendje, që nga më i madhi e deri tek më i vogli, e jo vetëm në vija të përgjithshme, por edhe në çështje të veçanta dhe në hollësira”. Konferenca e Pezës si Konferencë e parë pluraliste, sit në 74 vjetorin e saj, i bën thirrje popullit që të bashkohet në luftën kundër korrupsionit, krimit, terrorizmit për vendosjen e zbatimit të ligjit dhe të eci përpara në zhvillimin e ekonomisë dhe në rrugën për t’u pranuar në Bashkimin Europian”.

XHEVDET ÇELMETA

 

1 Koment

  1. Askush smund ta mohojn se konferenca e pezes ishte Enver hoxha ideatori, gazetar shkruani Enver hoxha dhe negjmije hoxha ( xhungli ishte i femirise)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here