Kryeministri Edi Rama postim në Facebook:
SMS😊
I nderuar Z. Kryeminister, une udhetoj ne gjithe boten, por ishte hera e pare qe me rastisi te udhetoj per ne Stamboll me Air Albania. Pasi kisha degjuar statuse negative nga “personazhe” te ndryshem neper rrjetet sociale, isha i pregatitur shpirterisht qe mbase ne bord nuk do na sherbenin as uje. Por surpriza ime dhe e gjithe familjes time ishte e madhe qe ne momentin qe hipem ne avion, nje Airbus i ri, super komod, me hapesira mes sediljeve, pushuese per kembet, e gjithfare komoditetesh, qe edhe pasagjeret ne klasen ekonomike te udhetonin sa me mire! Te mos flasim per sherbimin ne bord, ku na u servir ushqim i ngrohte, i fresket, teper i shijshem, i servirur bukur ne tabaka. Stjuardesat shume te sjellshme na flisnin shqip, dhe kudo ishte mbishkrimi “Air Albania”! U ndjeme shume krenare per kete gje ne dukje te parendesishme, por qe i shton vlere vendit tone te vogel e na ben te ndihemi mire fakti qe edhe nje udhetar i huaj mund te shijoje nje udhetim komod (madje shume me komod se ne shume linja me emer te madh boteror), – ne nje avion shqiptar e te thote: “Bravo Shqiperia!”. E per fat me ne ne avion ishte duke udhetuar edhe i madhi Mr. Rudy Giuliani, e jam i bindur edhe ai ka mbetur i impresionuar nga udhetimi me linjen ajrore shqiptare! Komplimente Z. Kryeminister, pasi kjo ishte iniciativa juaj dhe e di qe ky opinion i sinqerte do t’ju beje te ndiheni mire edhe ju! Ju urojme pune te mbare dhe sa me shume suksese te tilla! Me respekt, Badush Kajtazi, Xhoana Milloshi dhe Glauk.