Kreu Aktualitet “Aktet e dhunës nuk i shkojnë për shtat një qyteti europian”

“Aktet e dhunës nuk i shkojnë për shtat një qyteti europian”

298
0

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Andi Seferi vizitoi punonjësit e Policisë Bashkiake në pavionin e Spitalit të Traumës, të cilët mbetën të plagosur në protestën e sotme të opozitës. Pasi u njoh me gjendjen shëndetësore të punonjësve të Policisë Bashkiake, nënkryetari Seferi tha se dëmtimet e tyre janë serioze dhe një pjesë e tyre kanë marrë edhe plagë djegie.

“Sapo dola nga vizita që u bëmë efektivëve të Policisë Bashkiake, të cilët u plagosën nga protesta aspak qytetare që u bë sot para godinës së Bashkisë së Tiranës. Flakë, goditje me gurë, sende të forta, vendosje gomash nuk i shkojnë për shtat një qyteti evropian dhe rrugës për ku jemi nisur”, tha nënkryetari Seferi.

Ai i bëri thirrje qytetarëve që të distancohen nga akte të tilla të dhunshme dhe të mos bien pre e lojës politike. “Unë dua t’u bëj thirrje qytetarëve të Tiranës që të mbështesin Policinë Bashkiake në kryerjen e detyrës dhe funksioneve të saj. Policia Bashkiake është në shërbim të qytetarëve, siç u pa edhe sot pas atij sulmi të paprecedentë, me mjete të forta, me kokteile eksplozive, të cilat krijuan flakë në dyert e bashkisë gjatë kohës kur po Këshilli Bashkiak po zhvillonte punimet për marrjen e disa vendimeve shumë të rëndësishme për njerëzit në nevojë, për zhvillimin e qytetit të Tiranës dhe për vazhdimësinë e punës”, shtoi Seferi.

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës tha se të plagosurit po marrin trajtimin e nevojshëm nga mjekët, ndërsa shtoi se një pjesë e tyre po trajtohen edhe në spitalin e djegieve në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.