Kreu Aktualitet Argjinaturë mbrojtëse nga lumi Osum në Kuçovë

Argjinaturë mbrojtëse nga lumi Osum në Kuçovë

90
0

Banorët e fshatit Rreth Tapi të Njësisë Administrative Perondi në Kuçovë do të shpëtojnë nga përmbytjet e tokave sa herë që lumi Osum dilte nga shtrati për shkak të reshjeve të dendura. Përmes një fondi të akorduar nga buxheti i shtetit në këtë fshat kanë nisur punimet për ndërtimin e argjinaturës mbrojtëse në dy krahët e lumit. Kryeministri Edi Rama, sëbashku me ministrin e Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi dhe deputeten e Qarkut Berat, Ermonela Felaj panë nga afër punimet që do t’i japin fund problemit të përmbytjeve të përvitshme të tokave bujqësore të banorëve. “Kjo është mbrojtja lumore për këtë fshat, që ka disa vite që vuan përmbytjen nga lumi. Nëse ne bëmë më parë mbrojtjen lumore në Urën Vajgurore, duke shpëtuar të gjitha ato shtëpi atje që përmbyteshin çdo vit, tani ka ardhur radha që ne të shpëtojmë të gjithë tokat edhe serat që fshatarët kanë këtu. Është një premtim i mbajtur në kohë të shkurtër, kështu që për këtë fshat është lajm i mirë,” u shpreh deputetja Felaj. Argjinatura pritet të jetë gati brenda dy muajve. Fshati Rreth Tapi është më i madhi që ka Njësia Administrative e Perondisë dhe ky konsiderohet një ndër investimet më të rëndësishme për këtë zonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.