Aronia është një bimë shkurrore e lartë 1.5-3.0 metra, të cilën e karakterizon rritja e bujshme .Megjithatë, me regjimin e rregullt dhe të duhur aronian mund ta karakterizojmë si një drumë të vogël. Karakterizohet me gjethet ovale, me ngjyrë të gjelbër të mbyllët, gjatësia e të cilave është 8 cm, ndërsa gjerësia 5 cm. Gjethet janë në veçanti të bukura gjatë vjeshtës, kur marrin ngjyrë pak më të ndryshme dhe thjesht shkëlqejnë me ngjyrën e vet jashtëzakonisht të kuqe. Megjithatë, në këtë bimë më shumë bien në sy dhe lënë mbresa lulet e saj shumë të bukura të bardha, madhështia e të cilave vjen në shprehje gjatë muajit të majit, kur aronia edhe lulëzon. Megjithatë, edhe pse lulet e saj zgjasin vetëm 5-6 ditë, për shkak të madhështisë së tyre hyn në kategorinë e luleve më të bukura të bimëve të mbuluara me shkurre.
Fundja, për të gjitha këto aronia fillimisht është njohur edhe si bimë me veçori estetiko-dekorative. Ndërsa frutat e saj piqen relativisht shpejt (për 80 ditë), kur nga e kuq janë fund të gushtit marrin ngjyrë vjollcë-të zezë. Frutat piqen në kalaveshë, nuk shpërndahen dhe kanë shije shumë të mirë.
Fryti është kokrra me diametër 1,5 cm dhe peshë 1-1.5 gram. Me fjalë te tjera, aronia klasifikohet në grupin e frutave malore te cilat karakterizohen me rendimente të rregullta dhe të qëndrueshme. Bima është e vetërigjenerueshme, çel tre vjet pas mbjelljes, sjell rendiment prej 10-15 kg për një shkurre, ashtu që produktiviteti i saj zgjat diçka më shumë se 20 vjet.
Përdorimi i frutave të kësaj bime është i shumëfishtë. Janë të njohura efektet e shumta shëruese të frutave të pjekura, të cilat përveç ngjyrës natyrale – antocianinës, përmbajnë edhe vitamina A, B, C dhe minerale që janë të dobishme për qarkullimin e gjakut, të cilat e balancojnë tensionin e gjakut, shërojnë problemet e mëlçisë dhe stomakut, të thatin, migrenën, sëmundjen e sheqerit, arterosklerozën dhe shumë sëmundje te tjera.
Aronia i duron të gjitha kushtet e kultivimit. Kështu në mënyrë njëlloj të suksesshme rritet në zonat kontinentale, sikurse edhe në ato mesdhetare. Njëjtë i përgjigjet dheu i thartë ose i kripur, por relativisht thjesht kultivohet edhe në tokat e varfëra, gurishtore dhe më pak cilësore. Është e dukshme që kjo bimë nuk kërkon kujdes të veçantë, ç’ka në veçanti ka të bëjë me mbrojtjen e saj. Kështu, atë nuk e sulmojnë dëmtuesit, dhe nuk ka as sëmundje të theksuara dhe pa problem mund të rritet pa përdorimin e pesticideve. Në plantacion mbillet në hapësirën 3 x 2 metra, duke dhënë rendimente jashtëzakonisht të larta. Ndërsa nga frutat e saj mund të prodhohen lëngje, komposto, marmelata, e reçelna. Kjo nuk do të thotë që nuk mund t’i konsumoni të freskëta, ashtu që tepricat gjithmonë mund t’i thani ose grini.
Jeto Gjelbër