Kreu Sociale Arra, gështenja e lajthia, drurët e së ardhmes

Arra, gështenja e lajthia, drurët e së ardhmes

1401
0

Arra, Gështënja e Lajthia, drurë e fruta jashtëzakonisht më shumë vlera, pemë që vitet e fundit janë vënë në epiqëndër të vëmëndjës së shkenctarëve.

Drurë e fruta më jashtëzakonsiht shumë vlera, pemë që vitet e fundit janë vënë në epiqendër të shkencëtarëve që janë në kërkim të zgjidhjeve për një botë që pritet të mos ketë mundësinë të përdorë sasinë e naftës që në ditët tona njerëzimi e përdor në çdo fushë të jetës e prodhimit, që nga tranpsorti punimi i tokës, por edhe të kimikateve si plehra apo trajtues kur sëmundjeve e dëmtuesvë në bujqësi. Është intëresant që njeriu asnjëherë nuk e ka ditur vlerën e thesarëvë që Zoti ja ka dhënë si dhurata… dhe rasti me të cilin hasët aktualisht shoqëria njerëzore, është një demonstrim i këtij vesi njerëzor. Përkundër indiferentizmit tonë duket se kulturat e arrorëve, arrës lajthisë e gështenjës po vihen çdo ditë e më tepër në axhendën e kërkimeve shkencorë, si kandidatë të denja për të shpëtuar si të ardhmen e tokës ashtu edhe të ardhmen e ushqimit të njerëzimit, si elementi themelor në krijimin e bujqësisë që mbështetet tek kultivimi i drurëve. Në paragrafët më poshtë po ndaj me juve të përkthyera gjetje të një ferme kërkimore që ë ka përqëndruar kërkimin shkëncor në gjetjen e hibridëvë për gështenjën ë lajthinë dhe që i vlërëson arrorët si të ardhmen e një bujqësie të qëndrueshmë për njerëzimin:

“Koncepti i bujqësisë me drurë është zhvilluar në Fermen Kërkimore Badgersett në SHBA gjatë 20 viteve të fundit.Të dhënat mbi rendimentet e kulturavë specifike tregojnë se komercializimi është tani i mundur. Nuk ekziston ende një mbjellje e drurëvë bujqësor në shkallë tregtare. Ky është hapi tjeter i nevojshëm për të realizuar avantazhet e jashtëzakonshme mjedisore të këtij sistemi të kulturave prodhuese në ushqimet në dispozicion të fermerëve.

Avantazhet përfshijnë:

1) Asnjë punim i tokës pas ngritjes e afrimit të kurorave tek grumbulli më Arra , Gështenja, apo Lajthi, ç’ka çon në ulje të erozionit dhe kërkesave për energji, djegie të fosilëve të naftës, që harxhohet për punim të përvitshëm të tokës apo trajtime kimikë.

2) Bimët drunorë janë në thelb me efektivë në kapjen ë dritës sesa bimët bujqësorë një vjeçarë dhe mund të kapin 3 herë më shumë energji diellore në vit, të cilat mund të përdoren nga bima drusorë për të bërë fruta ose dru.

3) Ky efikasitët fotosintetik nënkupton bimët bujqësorë drusorë, nëse përdoren në një shkallë shumë të madhe, mund të ndryshojnë rritjet e tanishmë globalë të gazit karbonik, duke sjellë ndikime pozitivë në zbutjen e efektëve të ngrohjës globale.

4) Diversifikimi i bujqësisë.

5) Rezistenca ndaj thatësirës.

6) Toleranca ndaj përmbytjeve.

7) Rritje e jashtëzakonëshme e biodiversitetit në grumbujt pyjorë të gështenjës.

8) Që nga fillimi, bimët e zgjedhura për zhvillim janë projektuar për të prodhuar kultura për tregjet ekzistuese, duke përdorur teknologji që mund dhe do të miratohet nga politikat bujqësore; kjo do t’i bëjë përfitimet e sistemit në dispozicion të numrit më të madh të fermerëve, dukë rritur në masë të madhe ndikimin e mundshëm të përfitimeve.
Komentet tepër dashamirëse të kolegevë të nderuar para disa kohësh, më nxitën që të kërkoj më shumë argumente, dhe arsyetim përse duhet të mësojmë më shumë së si t’i vlërësojmë kulturat drunorë frutorë e ushqyese të njerëzimit, çfarë përsëri më dërgoi tek Koncepit i Bujqësisë Bazuar tek Drurët nën këndvështrimin e Korporatës kërkimore shkencorë Badgersset në SHBA, çka u bë një nxitje që këtë të ndaj me miq të mrekullueshëm që janë përhërë në kërkim të të rejave si Gjon Fierza, Kleanthi Mandi, Endrit Kullaj Fadil Shahini, Hysni Hushi, Selman Mëziu, Ali Gacaferi, Zef Gjeta, Hajrush Kurtaj, Miftar Lokaj, Ardita Dinaj, Xhevat Lushi.

Përdorimi i frazës “bujqësi me drurë” është shumë e re, dhe e panjohur për shumicën. Përshkrimi i paradigmës i dhënë më sipër është i ngjeshur, por mund të lënë lexuesin me disa pikëpyetje. A është me të vërtetë e mundur të rritet lënda ushqimorë kryesorë e prodhuar nga bimë drusorë ? A mund të jënë bimët drunorë aq produktivë sa kulturat bujqësore njëvjeçarë? Nësë po, pse nuk bëhët tani?

Bimët drunorë rrallë janë marrë në konsidëratë për zhvillim intensiv si prodhues të produkteve ushqimorë kryesorë. Historikisht, pemët e vetme që kanë kontribuar në një mënyrë të madhe për furnizimet ushqimorë botërorë kanë qënë vaj prodhueset, palmat ë vajit dhë kokosit, dhe ndoshta ulliri. Shumica e pemeve zakonisht përceptohen si jo-produktive, me rritje të ngadaltë ose jo të besueshme dhe duken jo tërheqëse për prodhimin e ushqimit sasior bazik. Sidoqoftë, në ekzaminimin serioz të dinamikës së këtyre bimëvë, duket së pemët dhe bimët e tjera drunorë janë nënvlerësuar në masë të madhë në lidhjë më potencialin e tyre për kultivimin dhe krijimin e hibrideve me prodhimtari të lartë. Duket se ekzistojnë disa supozime të paekzaminuara dhe të pashqyrtuara që studiuesit bujqësor zakonisht bëjnë për bimët drunorë, të cilat në fakt nuk mund të rezultojnë si jo të vërteta.

Supozimi 1: Bimët drusorë prodhojnë shumë fruta e farëra, të paparashikushmë për t’u mbështetur në prodhimin e ushqimit bazë të banorëve të globit. Ky supozim ka pacënueshmërinë e gjysmë të së vërtetës: pëmët e egra zakonisht prodhojnë fruta e farëra në mënyrë të çrregullt. Megjithatë, dëshmia është shumë e qartë se kjo nuk është për shkak se prodhimi i qëndrueshëm është i pamundur, por sepse është ekologjikisht një kurs më i mirë për një peme të ëgër.Përvoja me shumë pemë frutorë tregon se mbajtja e qëndrueshme ka një komponent të madh gjenetik. Gështënja, në veçanti, e përgënjeshtron këtë supozim, në atë se edhe grumbujt me gështenja të ëgra prodhojnë fruta me kualitet të lartë me luhatje relativisht të vogla.

Supozimi 2: Nuk është e mundur që njëkohësisht të prodhohet druri dhë ushqimi (frutat me vlëre ushqyese) në të njëjtën kohë. Ky supozim bazohet përsëri thjeshtë në përvojën e të dhënat që ka njerëzimi nga pëmët e egra ose gjysmë të kultivuara. Mëgjithatë, hulumtimi mbi Kulturat intensive me rotacion të shkurtër (SRIC) ka treguar se shtamët e bimëve drunorë të përzgjedhura posaçërisht për prodhimin maksimal të fibrave arrijnë një normë vjetore të fiksimit të karbonit afërsisht 3 herë më të madhe se ajo e një kulture misri. Kjo do të thotë se ka 3 herë më shumë energji që akumulohet nga druri. Nuk ka pengësa për alokimin e kësaj energjie ndryshe nëpërmjet teknikës së mbarështimit ose teknikave të kultivimit, kështu që, pë shëmbull, 1/3 shkon në frutat e vjelë , 1/3 në lëndë druri dhe 1/3 në ruajtjen e rëzërvavë të ënërgjisë për sëzonin ë ardhshëm. Përsëri, gështënjat sigurojnë një kulturë të para-përshtatur me këto kërkesa: gështenja e egër siguron prodhime të gjetheve për çdo vit dhe gjithashtu arrin të prodhojë dru 30-50% më të shpejtë se dushku që rritet në të njëjtën zonë.

Supozimi 3: Bimëv drunorë u duhët kohë shumë e gjatë për për t’u rritur. Ferma e adoptuar për kërkime shkencore ka arritur të prodhojë 2 linja të ndryshme gështënjash hibridë, të cilat prodhojnë lule brenda 2 muajve gjethëzimit të fidanëvë. Kjo ështëeë mundur edhe me llojë të tjera.

Dhjetë vjet kërkime më lajthi dhe gështënja në Fermën për kërkimorë shkencorë Badgersett na çojnë të bësojmë fuqishëm se potenciali për zhvillimin e shumë llojeve të bimëve drunorë për të prodhuar ushqim është shumë më i madh se sa mund të besohej me mentalitetin e para viteve 2000.
Tani jemi gati të vazhdojmë me zhvillimin e shtimin e këtyre kulturavë duke kaluar nga eksperimentet në fusha në shkallë tregtarë. Ashtu siç është parashikuar, mbjelljet nuk do të ngjajnë me pemët tradicionalë, por do të përbëhen nga shkurret e mbjella në distancë të afërta, nga 3 deri në 8 m nga njëra tjetra, më hapësira të vogla ose të padukshmë midis degëve të tyre. Kështu pothuajse të gjitha rrezet e diellit që bien në fushë, mund të kapen dhe të konvertohen në prodhim.

Lajthitë përbëjnë një mall në tregtinë ndërkombëtare, rreth 70% ë frutavë të lajthisë në shkallë botërorë prodhohen nga Turqia. Arra kanë rreth 70% yndyrna, shumica e të cilave janë monousaturuara, dhe 20% i kanë proteina.Shumica e arrorëve përdoret për prodhimin e çokollatave dhe një pjesë më e vogël konsumohet në përzierjet me arrorë të pjekur. Përdorimet e mundshme të frutavë të arrorëve shtrihen përtej traditave të tashme. Disa vajra të lajthive tregtohen për konsum njerëzor dhe sjellin çmime jashtëzakonisht të larta për lehtësinë dhe aromën karakteristike speciale. Tregu i yndyrës nga arrorët paraqët një mundësi kryesorë për zgjerim. Në fakt, lajthitë duhet të jenë një lëndë e parë e shkëlqyeshme bazë, e krahasueshme me sojën.

Gjithashtu, lajthia ka një treg të fortë ekzistues, rreth 14 milionë paund që konsumohen në SHBA çdo vit, pothuajse të gjitha të importuara nga Italia. Konsumi në Europë dhe Orient është shumë më i madh (shih materialet mbështetëse). Gështënja më shumë ngjan me grurin apo misrin sesa sojën, meqë ato kanë një përmbajtje të ulët të yndyrës dhe përmbajtje të larta të niseshteve komplekse. Mielli i gështënjes është përdorur për të prodhuar brumëra e ëmbëlsira të pjekura në Evropë dhe Orient për mijëra vjet, por prodhimi nga gështenjat e ëgra dhe afërsisht të ëgra nuk ka plotësuar kurrë kërkesën e lartë të tregut ndërkombëtar. Një temë që mund të konsiderohet e sapo hapur dhe duket se arrorët do jenë zëmra e kopshtit pyjor frutor, që synohet tju rekomandohet fermerëve, si një zgjidhjë për të ardhmen e bujqësisë pa naftë e pa trajtime me kimikate.

HAKI KOLA/EKSPERT

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.