Kreu Aktualitet ARRSH shpjegon projektin e Unazës së Re

ARRSH shpjegon projektin e Unazës së Re

734
0

Kreu  i ARRSH-së Afrim Qëndro në një deklaratë të përbashkët për mediat ka bërë me dije se nga muaji janar, aksi nga Dogana dhe deri te Shkolla Teknologjike do të jetë me tre korsi. Ai  gjithashtu bëri me dije se sheshi “Shqiponja” nuk do të jetë më rrethrrotullim, por një gjysmë-unazë.

Qarkullimi i automjeteve në rrethrrotullimin e Shkollës Teknologjike nuk do të  ndryshojë. Në fazën e parë  në të gjithë gjatësinë e segmentit do të punohet në mes të karrexhatës, për rrjedhojë rruga do të ngushtohet me një metër dhe qarkullimi do vazhdojë me 3 korsi.

Pas përfundimit të punimeve në mes të karrexhatës, qarkullimi do të vazhdojë me 3 korsi.

Në kryqëzimin e Rrugës “Teodor Keko” me Rrugën “Tom Plezha” automjetet mund të vazhdojnë lëvizjen drejt rrethrrotullimit të sheshit Shqiponja, lëvizjen majtas drejt Rrugës “Tom Plezha” dhe lëvizjen djathtas drejt Rrugëve “Nexho Konomi” dhe Rrugës “Pjetër Zarishi”. Rregullimi do të bëhet me semafor. Kryqëzimi i rrugës “Teodor Keko” me Rrugën “Aleksandri i Madh” do të mbyllet. Automjetet mund të vazhdojnë lëvizjen vetëm drejt ose kthimin djathtas drejt Rrugës “Kristaq Mone” (kthimi drejt rrugës “Aleksandri i Madh” është i bllokuar).

Do funksionojnë të gjithë semaforët.

“Tek sheshi ‘Shqiponja’ s’do kemi më rrethrrotullim, por do kemi një gjysmë unazë. Kur vjen nga unaza nuk mund të rrotullohesh në vend, por do shkosh deri te Casa Italia. Transporti publik qytetas dhe ndërqytetas nuk do të ndërpritet, por do të jetë i kufizuar. Në asnjë moment trafiku për përdoruesit e rrugës dhe qytetarët, s’do jetë i bllokuar gjatë kësaj kohe që do bëhet projekti. Do ketë një vështirësi trafiku, dhe për këtë policia ka marrë të gjitha masat.

Në këtë fazë ne do të vazhdojmë me procesin final të vlerësimit të banesave të cilat janë me vërtetim pronësie. Pranë ARRSH-së janë ngritur grupe pune të posaçme vetëm për këtë segment, përkatësisht 25 nga 100 inxhinierë që ka ARRSH, që do të operojnë sipas lotëve për të bërë vlerësimin e godinave sipas ligjit.

Grupet e punës do të bëhen publike.

Për objektet që janë në legalizim do të vijnë përfaqësues të bashkisë së Tiranës dhe do të takohen me banorët për përgatitjen e dokumentacionit.

Nga ana tjetër objektet që janë në legalizim dhe që nuk janë në legalizim.

Ka disa objekte që projekti i kap 1/3 e godinës me dokumentacion të rregullt. Kemi folur me hipotekën dhe në bazë të ligjit, së bashku me qytetarët, do të bëhet një vlerësim dhe një pjesë do të kalojë për shpronësim kure pjesa tjetër do të qëndrojë. Nuk do të skualifikohet pjesa që mbetet por do të ketë një rivlerësim të godinës nga inxhinieri në bashkëpunim me hipotekën.

Për pjesën tjetër që është në legalizim, brenda këtyre diametrave do të ndiqet e njëjta procedurë, do të bëhet e një vlerësim në një fazë të mëvonshme.

Menaxhimi i trafikiut sot u bë publike që ne të arrijmë të vendosim barrierat prej betoni do të na duhet të përfundojë procesi i nisur nga Bashkia Tiranë për heqjen e pemëve dhe e ndriçuesve, sepse është detyrë ligjore dhe ne ia kemi kërkuar zyrtarisht. Pemët dhe ndriçuesit do të hiqen dhe do të vihen diku tjetër ku ka nevojë.

Mjetet me tonazh të lartë do të qarkullojnë me orar në rrugën ‘Teodor Keko’.”

Përgjigjja e pyetjes rreth projektit:

“Ky është i parë dhe i vetëm

Aksi që lidh shkollën teknologjike me sheshin Shqiponja nuk ka lëvizur. Kemi një rrugë që ka karakteristike ’A urban’. Nëse do e bënim vetëm kategori A pa rrugë dytësore, do e ndanim qytetin në dy pjesë. Kemi bërë projekt që bën të mundur komunikimin e dy pjesëve të qytetit. Është një zgjidhje përfundimtare e miratuar nga këshilli teknik sipas ligjit dhe e miratuar nga Instituti Ndërtimit Kjo rrugë ka kaluar gjithë filtrat. Aksi në anën e banesave është më larg se pallatet është një koncept i gabuar.”

Kur do të nisin prishjet dhe mbi çfarë standarde janë nxjerrë kostot e ndërtimit të kësaj rruge?

“Ky ështe një shqetësim i madh dhe unë i kuptoj banorët.

Asnjë prishje e objekteve që janë me dokumente zyrtar hipotekor nuk do të prishen pa dalë VKM dhe pa dalë fondi përkatës. Kemi verifikuar 102 objekte me pronësi se 135 me legalizim po presim që ALUIZNI të bëjë skualifikimin ose kualifikimin e objekteve me pas do veprohet me inspektoriatin ndërtimor për prishjen e objekteve por kjo pasi të jenë regjistruar për bonus qeraje në Bashki.

Kostoja e projektit janë bërë publike i keni në faqen zyrtare të ARRSH-së.

Analogjia që bëhet nuk është e drejtë. Kemi 2.3 km rrugë urbane dhe 4.6 km rrugë dytësore, ka dy nën kalime, dy mbikalime që do të thotë kosto që ka ndërtimi i mbikalimit është më vete jo në koston e rrugës. Vetëm mbikalimi bën 1.5 mld.”

Jo më larg se dje ju kanë thirur në protestë sepse thonë se ju nuk i keni pritur, jeni në kushtet e një proteste që ju bllokon punimet si do të veproni ju kur kompani salillari nuk guxon të heqë tabelat sepse bllokohet.

ARRSH është institucion shtetëror dhe i pret qytetarët ne institucion.  E kam bërë deklaratë dhe e them kanë trokitur mbi 60 % e poseduesve. Une nuk jam inxhinier të shkoj të sqaroj protestuesit. Kanë ardhur grupe me deputet, pa deputet dhe individë të vecantë. Për c’kane ardhur janë sqaruar iu është qarë halli. E kuptoj shqetësimin i kam pritur i kam sqaruar i kam analizuar te gjithë situatën. Institucionet nuk funksionojnë ne rrugë por nëpër zyra” vijoi më tej Qëndro, ndërsa theksoi se nëse banorët nuk janë të kënaqur me inxhinierët e autoritetit, mund të marrin vlerësues të jashtëm dhe të kalojnë më pas në procedurë ligjore. Jam i hapur një përfaqësi e tyre të vijë të ulet të bisedojmë. Por s’mund të bëj sqarime në rruge. I zbatoj detyrat por s’është ligjore që unë të dal e të pyes me megafon.

Doja të shtoja për një pretendim të banorëve për inxhinierët e ARRSH-së. Jelekët janë me logo dhe kanë qenë të identifikuar, së bashku me përfaqësues të tjerë të institucioneve të tjera. Knë shkuar dhe kanë bërë identifikimin e banesave. Ata nuk janë banditë siç janë cilësuar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.