Kreu Aktualitet Asnjë student të mos paguajë më shumë se 50%

Asnjë student të mos paguajë më shumë se 50%

502
0

Pas një lajmi që qarkulloi se studentët do të paguanin tarifën e plotë dhe jo 50 % të saj, ka reaguar vetë kryeministri Rama.

Me anë të një postimi në Twitter, Kryeministri shkruan se, “ata që e degjeneruan protestën studentore në mbyllje dyersh me dhunë e në shfaqje rrugore të brutalitetit të injorancës, po përpiqen të dizinformojnë studentët lidhur me tarifat në bashkëpunim me disa fundërrina të universitetit!”

Rama thekson se askush të mos paguajë më shumë se 50% të tarifës, pasi pjesën tjetër do e paguajë qeveria.

Postimi i plotë:

Pengmarrësit që e degjeneruan protestën studentore në mbyllje dyersh me dhunë e në shfaqje rrugore të brutalitetit të injorancës, po përpiqen të dizinformojnë studentët lidhur me tarifat në bashkëpunim me disa fundërrina të universitetit! Askush të mos paguajë më shumë se 50%.

Në një tjetër reagim, Kryeministri shkruan se eshtë miratuar në dhjetor VKM për të paguar 50% të tarifave për të gjithë (100% për ata me 9/10 e me ndihme ekonomike+burse 10 mije lek) dhe qeveria do t’ua kalojë lekët direkt universiteteve një për një brenda janarit.

Me tej Rama shkruan se fryma e qëllimet e protestës janë tanimë pjesë e rrugës sonë😊.

Postimi i plotë: 

Eshtë miratuar në dhjetor VKM për të paguar 50% të tarifave për të gjithë (100% për ata me 9/10 e me ndihme ekonomike+burse 10 mije lek)dhe qeveria do t’ua kalojë lekët direkt universiteteve një për një brenda janarit!Fryma e qëllimet e protestës janë tanimë pjesë e rrugës sonë. 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.