Kreu Aktualitet Atyre që u “qan zemra” për studentët

Atyre që u “qan zemra” për studentët

704
0

Ishin po ata që në 21 Janar 2011 që protestuan para Kryeministrisë nuk i lanë as ta gdhinin në Bulevard, pasi i vranë me duar në xhepa, duke e larë sheshin e protestës me gjak! Ishin po ata që vetëm 3 javë më parë ndërsyen protestuesit dhe goditën pabesisht strukturat e Policisë, protestë nga e cila oficerja 24-vjecare Ina Nuka ndodhet sot ende në trajtim intensiv në spital, pasi humbi gishtat e dorës së djathtë.

Janë po ata që sot gjejnë shesh e bëjnë përshesh dhe nga artopolantët partiakë përpiqen të ndezin gjakun e studentëve, duke u bërë atyre thirrje të mos pranojnë zgjidhjen e kërkesave të tyre, për të cilat qeveria prej ditësh tashmë thotë se e ka draftin gati, por kërkohet vetëm dialogu me ta, – “A”-ja e funksionimit të një demokracie, – nëse duan vërtet t’i japin fund shqetësimeve të tyre.

Bënë gjithçka për të marrë në kontroll këtë protestë e cila ka gjetur përkrahje të madhe, pasi nisi si një lëvizje mjaft spontane dhe vijojnë tashmë të përpiqen me çdo mjet për të qenë në ballë të saj.

Por, ajo që është akoma më e shëmtuar në të gjithë këtë histori është pikërisht fakti se ata nuk kanë asnjë lidhje me kërkesat e studentëve, që, në thelb, kanë problemet ekonomike dhe logjistike, pasi ata duan vetëm rrëmujën, zhurmën dhe kaosin e saj.

Atyre nuk iu intereson zgjidhja e problemeve të të rinjve, ndonëse përbetohen se mbështesin edhe përmes një pjese të deputeteve “ikonë” të tyre (për moshën e re), problemet që bashkëndajnë në auditorë.

E vërteta e hidhur është se ata e shohin të gjithë këtë protestë si një shans të vyer për të vijuar për të vjellë vrer ndaj qeverisë me arsye e pa arsye, pasi vetëm kështu e projektojnë veten më pranë pushtetit, sepse nuk dinë më vlerën e vërtetë që vota ka.

Këtë po e dëshmojnë çdo ditë e më shumë me daljet e tyre publike, ndonëse në ditët e para të protestës nuk guxonin ta bënin kaq hapur, pasi thirrjet e studentëve ishin tepër të qarta për të mos e politizuar protestën.

Pasi dështuan me çdo mjet të infiltroheshin në protestë, sepse çdo element u demaskua publikisht, tashmë tentojnë t’ua rrëmbejnë protestën atyre me deklarata hipokrite e hipotetike, apo amendamentet e shkruara sa për t’i hedhur hi syve të shqiptarëve, sikur ofrojnë vërtet zgjidhjen e kërkesave të studentëve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.