Kreu Aktualitet Balla, takim zyrtar me Qeverinë gjermane dhe vizitë në Bundestag

Balla, takim zyrtar me Qeverinë gjermane dhe vizitë në Bundestag

485
0
Kryetari i Grupit Parlamentar, Taulant Balla i shoqeruar nga deputetët Ervin Bushat, Blerina Gjylameti, Zëvendësministrja e drejtësisë Teuta Vodo si dhe Zëvendësministri brendshëm Julian Hodaj, nisi një vizitë zyrtare në Bundestag dhe Qeverinë gjermane.
Delegacioni zhvilloi paraditen e sotme takim me Joachim Pfeiffer, anëtarë i parlamentin gjerman në grupin e CDU/CSU.
Gjatë fjalës së tij z. Balla theksoi tre çështje të rëndësishme. E para lidhet me vendimin e PE për procesin e parapregatitjes së Shqipërisë në hapjen e negociatave qershorin e ardhshëm. Ku në këtë kuadër Shqipëria ka në fokus reformën në drejtësi, e cila po ecën në rrugën e duhur dhe së shpejti do të ngrihen institucionet e reja të drejtësisë. Procesi i vettingut në radhët e drejtësisë është drejt përfundimit, për t’i hapur më pas rrugën për krijimin e KED dhe KPK.
Cështja e dytë e ngritur në takim ishte reforma zgjedhore, ku vetë qeveria gjermane është investuar në këtë reformë. Për herë te parë në draftin e pregatitur janë pasqyruar të gjitha rekomandimet e raporteve të OSBE për procesin zgjedhor që nga 2013.
Lufta ndaj krimit të organizuar ishte cështja e tretë e diskutuar në takim, e cila po jep çdo ditë rezultate edhe më të mira, sidomos përsa i përket kultivimit të kanabisit.
Shembull i qartë i kesaj lufte është edhe renditja e Tiranës si kryeqyteti më i sigurtë në Evropë.
Nga ana e tij deputeti gjerman shfaqi interes te madh për rritjen ekonomike të Shqipërisë dhe të investimeve të huaja. Z. Pfeiffer ofroi mbështetjen e tij për rritjen e investimeve të kompanive gjermane në vendin tonë, sidomos në fushën e infrastrukturës, turizimit dhe agrokulturës. Ai theksoi se prespektiva e Shqipërisë patjetër që është Bashkimi Evropian dhe këtë bindje e krijon edhe fal fjalëve të shkëlqyera që dëgjon për Shqipërinë nga kolegët e tij.
Në fund të takimit zoti Balla shprehu angazhimin e tij konkret, edhe si Kryetar i Grupit të Miqësisë Shqipëri Gjermani, në ndërtimin e një pakete lehtësuese për thithjen e investimeve gjermane.
Shumë shpejt një delegacion me deputetë gjermanë dhe investitorë të fushave të turizmit, agrokulturës, infrastruktures do të vizitojnë Shqipërinë për të parë nga afër potencialin e Shqipërisë në këto fusha.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.