Kreu Aktualitet Bashkëbisedim me pedagogë dhe studentë të Fakultetit Ekonomik

Bashkëbisedim me pedagogë dhe studentë të Fakultetit Ekonomik

339
0

Bashkëbisedim i Kryeministrit Edi Rama me pedagogë dhe studentë të Fakultetit Ekonomik: 

– Përshëndetje! Jam nga Fakulteti Ekonomik i Tiranës. Shqetësim që ndodhet në Fakultetin Ekonomik është përsa i përket sistemeve informatike që nuk funksionojnë siç duhet. Ne si studentë nuk na funksionojnë profilet personale. Në momentin kur dalin notat, ne duhet të rrimë nëpër dyert e pedagogëve për të marrë notat. Nëse këto sisteme funksionojnë, ne notat mund të na paraqiten në profilet tona personale dhe gjithë ecuria mësimore mund të paraqitet në këto profile. Është mjaft e realizueshme, sepse funksionon mjaft mirë tek Universiteti Bujqësor i Tiranës. Faleminderit!

Kryeministri Rama: Biblioteka dixhitale është në funksion, por ju nuk e hapni dot. As ju dhe fatkeqësisht asnjë tjetër fakultet i Universitetit të Tiranës nuk akseson dot bibliotekën dixhitale. Po ashtu është shumë e vështirë dhe gjithë pjesa e ndërveprimeve të tjera dhe shkaku është rektorati i universitetit dhe rektori i universitetit. E bukura në gjithë këtë histori është që ju jeni si ata që pinë kafen në anën lindore të Berlinit, që çdo gjë e kërkoni tek qeveria, ndërkohë që kjo është pjesë e keqadministrimit të Universitetit të Tiranës nga ana e rektoratit dhe me keqardhje e them prapë, e rektorit të universitetit. Universiteti, nuk po themi më i rëndësishëm se nuk dua që t’i klasifikoj në këtë formë universitetet, sepse përsa kohë janë të hapura, të gjitha janë të rëndësishme, por universiteti simbol i botës akademike të Shqipërisë ka një ngërç, që vazhdon prej një kohe të gjatë, edhe për rikonstruksionin e godinës së Fakultetit të Ekonomisë, pra, dy vjet, janë dy vite në jetën e një studenti. Jeta e një studenti nuk është sa jeta biologjike. Nëse është bachelor, 3 vjet është jeta. Nëse ka dhe mastarin brenda është 5. Tani 2 nga 5 është shumë. 2 nga 3 është kiamet, ndërkohë që fakulteti mund të ishte ristrukturuar sepse fondet janë dhe vetëm mbarten, pse? Për arsye të mos arsyes që nuk ka lidhje me ligjin e Arsimit të Lartë, por ka lidhje me shpërdorimin e autonomisë.

Autonomia nuk është vetëm liri, është liri dhe përgjegjësi dhe nuk mund të jetë që liria është për ata që pijnë kafen në Berlinin lindor dhe përgjegjësia është për ata që janë në qeveri. Liria shkon bashkë me përgjegjësinë. Problemi jonë është që autonomia universitare sot është shumë më e madhe se dje dhe nuk është rritur sensi i përgjegjësisë, bashkë me rritjen e hapësirës, zgjerimin e hapësirës për autonominë dhe studentët shkojnë tek ministria, ndërkohë që shumë nga ato pika të protestës nuk e kishin adresën tek Ministria e Arsimit. Edhe kjo pikë nuk e ka adresën këtu ku jemi sot ne, e ka adresën në rektorat. Edhe mungesa e rikonstruksionit të fakultetit, edhe ato historitë për ngrohjen, bankat apo korridoret, ra suvaja, nuk ra suvaja, nuk e kanë fare adresën tek Ministria e Arsimit, e kanë adresën tek rektorati. Ajo çka ne kemi dëshiruar është që besimi që kemi investuar tek sistemi të mos e cënojmë duke futu duart në sistem. Se gjëja më e kollajshme është të shkojmë në Parlament dhe të rimarrim një pjesë të kësaj autonomie mbrapsht dhe pastaj, ankohen që ankohen ata që pijnë kafen në Berlinin lindor, ne të paktën të kemi gjë në dorë, jo të mbetemi siç mbetën të pafuqishëm përballë disa grupe uzurpatorësh të hapësirave të universitetit, ndërkohë që nga mëngjesi deri në darkë shkruanin studentët dhe prindërit, edhe tek zyra ime online në ëhatsapp, edhe tek gjithë të tjerat, na hapni rrugën dhe ne nuk mund ta hapnim dot rrugën, sepse në momentin kur kalon pragun  derës së universitetit, aty nuk ka më asnjë fuqi qeveria. Aty vetë universiteti vetëqeveriset dhe nuk mund të hyjë dot brenda policia, apo asnjë strukturë tjetër për të vendosur rendin e brendshëm, që edhe kjo është një gjë që ha diskutim, sepse në vende të tjera ka trajtime të ndryshme, por kjo është e vërteta dhe në këtë aspekt ka shumë gjëra që mund të bëhen. Ka gjëra që nuk bëhen, që janë skandaloze, si shpërdorim i lirisë në hapësirën e autonomisë universitare dhe si mosmarrje përgjegjësie, papërgjegjshmëria. Ka shumë gjëra të tjera që mund të bëhen se ligji i krijon të gjitha hapësirat dhe nuk bëhen, përsëri si rezultat i një mënyre të menduari që duhet të ndryshojë, përndryshe çfarë vlere kanë të gjitha ato votime, pjesëmarrje, senate, këshilla e të tjera, nëse në fund fare nuk mban askush përgjegjësi.

Rektori i Universitetit të Tiranës është i zgjedhur dhe e keni zgjedhur ju, nuk e kemi zgjedhur ne dhe ka detyrimin të përgjigjet përpara zgjedhësve të vet, por ka dhe fatin që zgjedhësit e vet, kur duhet të përgjigjet ai, nisen për tek ministria dhe ai rri atje dhe e them për herën e tretë, më vjen keq që duhet folur kështu, por nuk ka mënyrë tjetër për të folur, sepse është e pabesueshme, është e pakonceptueshem që në kryeqytetin e një vendi që synon të bëhet pjesë e familjes europiane, universiteti të ketë një problematikë të tillë. Universiteti që është zerma e gjithë botës universitare të vuajë dy vjet nga një problematikë e tillë. Është jashtë kësaj bote.

Flasim për fonde, flasim për financime, flasim për nevoja pas nevojash dhe fondet që janë në dispozicion nuk shpenzohen. Tipike për vendet që nuk kanë kapacitetet e mjaftueshme absorbuese, sepse nuk kanë kapacitetet e mjaftueshme qeverisëse. Po të shikojmë fondet eurpiane e po të shikoni absorbimin e fondeve europiane, do të shikoni që vendet më të zhvilluara janë ato që absorbojnë më shumë. Vendet më pak të zhvilluara, që kanë më shumë nevojë, janë ato që absorbojnë më pak. Jo se ato të zhvilluarat marrin më shumë fonde se janë vende më të fuqishme, por atë pjesë të atyre të fondeve e absorbojnë më mirë. Austria është nr. 1, Gjermania, Franca e me radhë. Vendet e tjera që teorikisht kanë më shumë nevojë, ama kapacitetet absorbuese i kanë shumë të vogla. Kjo është sfida jonë. Ne sot kemi një fond që nuk e kemi pasur kurrë në dispozicion të bujqësisë. Nuk ka pasur kurrë bujqësia shqiptare 100 milionë euro në dispozicion, plus edhe buxhetin e vet. Sfida është që këto para të mos mbeten aty zë që i takon Shqipërisë dhe ne mos t’i thithim dot. Puna është t’i thithim të gjitha, por që t’i thithim të gjitha duhet të kemi kapacitet thithës që buron nga kapacitet për të bërë projektin e duhur, për të pasur besueshmërinë si aplikant dhe për të pasur zbatueshmëri të atillë që të jep kredibilitet deri në fund dhe kjo është e vështirë. Kjo është pjesa më e vështirë.

Dekani tha se për kërkimin shkencor jemi të fundit, me diferencë në rajon për paratë që kemi thithur si universitete nga Bashkimi Europian. Paratë janë atje dhe në fashën që ne mund të marrim para, paratë rrinë  atje sepse nuk kemi pasur kapacitet për të ofruar projektet e duhura dhe për të garantuar zbatueshmërinë e tyre. Mungesë informacioni, mungesë dijeje, mungesë koordinimi, mungesë fokusi, të gjitha sëbashku, këto sjellin që ne që kemi më shumë nevojë se të tjerët marrim më pak nga ato para që të tjerët na i kanë dhënë, por para që nuk dihet ku shkojnë e që nuk përdoren me të gjitha garancitë e duhura, BE nuk të jep. Ti i ke atje dhe ti nuk i prek dot. Bëhu i zoti që t’i marrësh. Kështu që në këtë aspekt është dramatike që ne sot e kemi hapur bibliotekën dixhitale dhe Universiteti Tiranës nuk e përdor dot, Fakulteti Ekonomik nuk e përdor dot. Kjo sepse nuk keni sistemin e nevojshëm kompjuterik. Pse? Nuk e di. Ose e di, por nuk po e them se është rrënim i nivelit të bisedës.

– Sapo kam mbaruar Masterin Shkencor në Fakultetin e Ekonomisë. Lindur nga bashkëbisedimi që u bë lidhur me pjesën e problematikës që ka lidhur me rektoratin, më duket jo një alternativë e pazgjidhshme që thuhet që rektori nuk mund të shkarkohet. Ose, nëse nuk mund të shkarkohet, le të bëhet një ligj që ai të shkarkohet, sepse unë u bëra 5 vite në atë fakultet dhe aktualisht kemi goxha problematika e nëse është në dorën e rektoratit, le të bëhet një ligj që të shkarkohet se nuk është mbret. Është i vendosur aty, i zgjedhur ose jo, çdo gjë ka një kthim mbrapa. 

Kryeministri Edi Rama: Nuk është mbret, por është më rehat se çdo mbret, sepse unë besoj personalisht që ligji aktual i Arsimit të Lartë, fuqia që ligji i jep senatit, fuqia që ligji i jep të gjitha strukturave të tjera janë të mjaftueshme, pa llogaritur fuqinë që ka çdo student, që e patë vetë, kur bëheni bashkë, që rektori të reagojë brenda 24 orësh. Kjo është rruga më e shëndetshme dhe kjo është rruga që jo vetëm do të zgjidhë një problem, dy apo tre që janë probleme teknike, por do krijojë dhe do vendosi një standard tjetër sjelljeje dhe ndërveprimi të rektorit dhe të rektoratit me gjithë pjesën tjetër. E vetmja gjë që nuk ka pësuar asnjë lloj lëvizjeje në asnjë lloj drejtimi nga gjithë ajo që u krijua si potencial dhe si akt nga protesta e studentëve është xhaketa e rektorit të Universitetit të Tiranës. Se ka ndodhur, se nuk ka ndodhur protesta, i vetmi që nuk e ka marrë vesh dhe nuk ka asnjë shqetësim dhe rrezik akoma, nuk e di që ka ndodhur një protestë, që ka pasur kërkesa, që ka pasur dinamika, që ka zhvillime, është xhaketa e rektorit. Kjo është pikëpyetje në radhë të parë për ju si studentë, se nesër do shkoni prapë në fakultet dhe prapë nuk do punojë ai sistemi. Dhe ju çfarë do bëni? Do vijë një ditë, do akumulojë do akumulojë, do shkoni tek ministria e do thoni na hiqni rektorin, ndërkohë që rektorin e keni aty, rektoratin e keni aty, është më afër se ministria. Po të bësh llogarinë, kam përshtypjen që është më afër sidoqoftë, nuk është për të shmangur përgjegjësinë, por është thjesht për të shpjeguar ose ilustruar që autonomia është edhe përgjegjësi, është dhe përgjegjësia juaj.

Unë e kam kërkuar me insistim dhe ne kemi bërë gati një dokument që do t’jua japim të gjithë studentëve, kush do ta firmosi, kush nuk do mos ta firmosi, për t’u angazhuar në zbatimin e Paktit për Universitetin. Pakti për Universitetin nuk është një program elektoral. Nuk është një dokument i përgjithshëm. Është një dokument angazhimesh konkrete, me afate konkrete, ku secili duhet të bëjë pjesën e vet. Qeveria duhet të bëjë pjesën e vet. Kemi vendosur afate. Biblioteka dixhitale hapet, afati në mars. U hap. Punësimi i studentëve, filloi. Tarifat, u bënë. Sot kemi akoma një pjesë studentësh, jo shumë, por një pjesë që akoma nuk kanë marrë uljen e tarifave se nuk kanë hapur llogaritë bankare. Të shkojmë ne t’i hapim llogarinë bankare? Të shkojnë të hapin llogarinë bankare, përndryshe nuk e marrin bursën, po themi. Ka të tjerë, të cilët nuk e kanë marrë atë që ju takon sepse dokumentacioni nuk është në rregull dhe dokumentacionin e ka sekretaria e fakultetit përkatës, nuk e kemi ne. Nuk mund të vijë ministria të bëjë dokumentacionin gati. Të shkojë atje tek sekretaria dhe t’i bien këmbës atje, derisa ta marrin. Mirëpo ka dhe të tjera gjëra që janë më afatgjata.

Rindërtimi i përgjithshëm, nuk e di në rastin konkret se nuk i kam parë në detaj çdo fakultet, sepse po bëhen dosjet e të gjitha ministrive. Çdo ministri që ka një marrëdhënie pune me një universitet apo me një fakultet po bën një dosje investimesh dhe janë listuar nevojat, janë listuar ato nevoja për të cilat ka një projekt, ato nevoja për të cilat nuk ka projekte është duke u bërë projekti, po shikohen projektet dhe ne do të fillojmë. Ideja është dhe shpresojmë t’ia dalim që të fillojmë investimet. Do bëjmë investimin më masiv që është bërë në universitet në këto 30 vjet, në vetëm 2 vite, por ky është një angazhim konkret dhe që kërkon një ndërveprim me të gjithë. Studentët duhet ta monitorojnë këtë proces në të gjitha aspektet.

Dhe prapë vij te pika ime e dobët që është vlerësimi i titujve akademikë. Nuk e kërkuam ne. E kërkuat ju me të madhe.

Është çështja e vlerësimit të performancës së pedagogëve nga studentët. E kërkuat ju.

Është edhe çështja e shitblerjes së librave për notën. Përsëri e kërkuat ju.

Janë 3 çështje, të cilat duhet t’i trajtojë universiteti vetë. Nuk mund t’i bëjë qeveria. Nuk duhet t’i bëjë qeveria. Po si t’ia bëjmë ne, sepse ju përsëri do vini te Ministria.

Ndërkohë që përmendi Dekani disa pedagogë që kanë shkuar te vendet skandinave. Ka plot shembuj që tregojnë, – jo se kjo tingëllon më bukur politikisht, por se kjo është e vërteta, unë kam bindje për këtë, – se shumica e pedagogëve janë aty ku meritojnë të jenë, pavarësisht se në atë shumicë mund të ketë një pjesë pedagogësh të motivuar më shumë, një pjesë të motivuar më pak, një pjesë që mund të jenë bërë indiferentë për shkak se është atmosfera e përgjithshme negative nga ajo pjesë sharlatanësh që kanë tituj shkencorë, që i kanë marrë në mënyrë komplet të pamerituar dhe që i bëjnë të gjithë të ndihen, kur i thonë, si “këmbët e dhisë”. Efekti negativ që krijon një trup i huaj në një organizatë dhe i huaj për shkak se është aty në mënyrë fiktive dhe në mënyrë të padrejtë është i jashtëzakonshëm. Kjo duhet të ndahet dhe patjetër që duhet ta ndajë universiteti.

Dekani tha dhe është e vërtetë që është spostuar një pjesë e madhe e barrës në departament. Departamentet s’kanë pasur përpara këtë barrë që kanë. Ajo është liri, është autonomi, por është përgjegjësi e madhe, sepse si departament ke detyrën të bësh gjëra që deri dje s’je mësuar t’i bësh fare.

Kush është liria këtu e për çfarë e do lirinë?

Liria është për ta përdorur. Nuk është liri që ti të thuash çfarë të duash, bën çfarë të duash dhe kur vjen puna për të garantuar procese e për të garantuar mbarëvajtjen e asaj hapësire ku ti jeton, e ka Berlini Perëndimor. Nuk mund të funksionojë kështu.

Më vjen shumë mirë se nuk keni asnjë kontribut fare si studentë te kjo pika e parë, është kontribut i qeverisë dhe kërkesa që e kam shtuar unë si protestues diversant në qeveri, hapjen e rrugës për ata me 9-ta e me 10-ta që mos thonë  “ç’na duhet shkolla, se neve s’na hapet rruga, se futen të tjerët kështu e ashtu”. Në fakt ka qenë një shfrytëzim i protestës për të hapur një rrugë që ndryshe nuk hapej dot, sepse duhet të çanim shtegun te ligji i Shërbimit Civil që nuk e lejon.

Ligji i Shërbimit Civil, një ligj i hartuar me Bashkimin Europian dhe një nga ligjet më të rëndësishme për procesin e integrimit, thotë që të futesh në Shërbimin Civil duhet të kesh një vit eksperiencë. Vinin konkurronin dhe thonin, ku ta bëj unë eksperiencën, nëse s’më jepet mundësia. Ligji i Shërbimit Civil europian është bërë bazuar në një model ku nuk ka njerëz që mbarojnë universitetin në Francë dhe shkojnë futen në Shërbimin Civil. Nuk futen dot kurrë, sa të mbarosh shkollën direkt në shërbimin civil të Francës, d.m.th, në administratën publike të Francës, por kjo është një histori tjetër. Ndërsa për ne, kjo është domosdoshmëri për të ripërtërirë një sistem, që për shkak të ligjit të Shërbimit Civil ngriu në një situatë që ishte e pashëndetshme.

Shumë njerëz që u gjendën aty morën statusin që nuk e meritojnë dhe u hap rruga. Ne sot vetëm te financat dhe ekonomia po bëhemi gati të bëjmë një thirrje tjetër për përsëri disa qindra të tjerë, sepse duam të transformojmë komplet hetimin tatimor. Nuk mund të jetë hetimi tatimor një institucion funksional ashtu siç e duam ne, nëse ata që shfaqen te dera për të kërkuar llogari duken si njerëz në kërkim. Është e pamundur!

Mu ankua njëherë me mesazh një shitëse, kam hetimin tatimor këtu e më bëjnë presion, por anonim të lutem. Anonim, – i thashë, – s’ka. “Anonim të lutem” shko se ka një adresë tjetër. I thashë, i dua me emër e me mbiemër. Dili për zot! Iu kishte bërë një video atyre. Unë nuk e besoja dot që ata ishin hetimi tatimor. Unë thashë se ishin aty persona në kërkim. Nuk e besoja dot! Hetimi tatimor! Nga ato çantat e vogla me rrip, pantallona të shkurtra, se pantallona të shkurtra mbaja dhe unë, por nuk isha te hetimi tatimor, por isha piktor.

Duam t’i japim një mundësi tjetër, të bëjmë një reformë atje dhe të thërrasim ekselentët. Po diskutonim që të bënim një zgjerim, sepse këtë thirrje e kemi kufizuar tek ata që kanë mbaruar vjet dhe sivjet. Tek kjo do bëjmë një zgjerim për ekselentë që kanë mbaruar në 4-5 vitet e fundit. Gjëja më e bukur e kësaj historie është që nga këta që janë punësuar në administratë kanë ardhur 10 veta nga jashtë shtetit. Do vijnë të tjerë me siguri. Ky është një transformim i madh që do të japë frytë në një afat të mesëm, sepse ka nevojë për eksperiencë, ka nevojë për të mësuar praktikën e punës e kështu me radhë, por ama do të çlirojë nga makthi një pjesë shumë të rëndësishme të rinisë që është pjesa e atyre që mësojnë më shumë. Se u bëmë si vendi ku, kush mëson më shumë është budalla, siç ishim vendi ku kush paguan energjinë ishte budalla. Kjo është një bazë e madhe transformimi.

Përsa i përket kërkimit shkencor ka një gjë tjetër që duhet përshirë te bashkëpunimi me Fakultetin e Ekonomisë dhe Financave, që është akademia fiskale. Ne kemi një të ashtuquajtur akademi fiskale, por që duhet të jetë baza e edukimit të të gjithë atyre që janë doganierë, inspektorë tatimesh, hetues tatimorë, shkollë nate e vazhdueshme. Ne do ta bëjmë pjesë të performancës. Këtu është mënyra më e mirë për të bërë një bashkëpunim me Fakultetin, sepse ka të bëjë me dijen teorike, por është interesante edhe për studentët për aspektin praktik, pra, studentët nuk e marrin dot aspektin praktik në shkollë, ndërkohë që në këtë hapësirë ndërveprimi mes atyre që vijnë nga terreni dhe atyre që vijnë nga katedra ka shumë mundësi për të ndjekur problematikat, pyetjet dhe nevojat e atyre që janë në terren. Kjo patjetër që do paguhet dhe do të jetë e ardhur për fakultetin, për universitetin, e ardhur dytësore, aq sa do jetë. Do jetë një stimul për pedagogët, do jetë një stimul për të gjithë. Fare mirë mund ta bëjmë bashkërisht, ashtu sikundër ligji e ka hapur rrugën për krijimin e kompanive e ndërmarrjeve e firmave nga ana e fakulteteve për konsulencë në treg. Edhe në këtë aspekt, ne kemi shumë mundësi. Te kontratat, marrëveshjet me universitetet, të gjitha ministritë kanë këtë komponent të kujdesit që oferta e parë t’i bëhet fakultetit, se, në fund të fundit, po këta njerëz i bëjnë, e t’iu thuhet ne kemi këto nevoja. P.sh, liberalizmi i tregut të energjisë, çfarë sjell për opinione alternative të studimeve, apo të konsulencave të bëra në kohë, për të thënë kemi këtë konsulencë, këto janë rezultat. Urdhëro bëjini një oponencë dhe të shohim se ku dalim. Është plotësisht e mundur, por kjo kërkon një angazhim më të madh tuajin, se nuk mund të jetë në mënyrë të njëanshme. Është ajo që tha Dhori, e çelësave që i hapin dyert njëri-tjetrit.

-Kisha një sugjerim, në kuadrin e bashkëpunimit mes institucioneve. Në sektorin publik doja të theksoja diçka. Ne kemi mangësi, veçanërisht kontabilistë në sektorin publik edhe në sektorin qeveritar edhe në atë të pushtetit lokal dhe kemi menduar për një profil të masterit në kontabilitetin publik në mënyrë që të jemi më të saktë e korrektë në zbatim të standardeve ndërkombëtare. Donim të bashkëpunonim për kurrikulat, që të jenë sa më të përshtatshme, por kemi nevojë dhe për lektorë të mirë.

Kryeministri Edi Rama: Patjetër, por janë dhe 3 tema me rëndësi që ne kemi sot në diskutim brenda nesh, që do diskutohen edhe me universitetet. Tema e parë është si do nxisim harmonizimin mes universitetit dhe tregut të punës, që është folur gjithmonë e pastaj, kur vjen puna, bëhen programet e kuotat pa e parë çfarë kërkon tregu, por thjesht për të akomoduar resurset e brendshme. Ky është një problem shumë i madh. Ndërkohë që ne kemi bërë studimet tona. Jemi gati ne të themi ku janë nevojat. Kjo e kombinuar me uljen e numrit të atyre që hyjnë për t’i dalë matanë studimeve universitare, pavarësisht se në fund fare thjesht kanë harxhuar paratë e prindërve, energjitë e pedagogëve, kanë konsumuar shumë nga energjitë pozitive brenda universitetit, për t’i kanalizuar në energji negative dhe  janë thjesht të papunë me një diplomë që s’kanë asnjë besueshmëri. Ne vërtetë thamë që do t’ju bëjmë përgjysmimin e tarifës të gjithëve, por ata me 5-sa nuk do të marrin përgjysmim tarife vitin tjetër. E kemi thënë përpara që të jemi të qartë. Me 5-sa nuk mund t’ju thuash shqiptarëve që paguani taksa, se do paguani gjysmën e tarifës për ata që janë me 5-sa.

Ndërkohë, ata që janë me 5-sa mund të bëjnë fare mirë një punë tjetër dhe mund të jenë shumë të zotë, nëse shkojnë në një 2 vjeçare profesionale dhe dalin të gatshëm për të bërë një punë. Programet 2 vjeçare, ne duam që t’i forcojmë dhe jo të ulim numrin e atyre që nisen, por të ndajmë më mirë numrin e atyre që vazhdojnë me prirjen që të shkojne të mbarojnë deri në fund edhe masterin, me numrin e atyre që bëjnë 2 vjeçarin, marrin një njohuri më të thelluar në një zanat dhe vazhdojnë punën.

Tema e dytë është mesatarja.

Deri dje e gjetëm me mesataren 5.1. Kur vendosëm 6-tën, u duk sikur vendosëm ndonjë 10 me 7 yje, që ishte hata e madhe. Duhet ta rrisim mesataren për hyrjen, duhet të rrisim edhe peshën e provimeve për të pasur një kalkulim më të saktë, në mënyrë që të mos kemi rritje fiktive të notave dhe ndërkohë të kemi ekuilibër midis të dyjave. Edhe kjo është në diskutim. Nuk do t’i pranojmë më kuotat, “derr në thes”. Domethënë, duke qenë se kuotat vërtet propozohen nga universitetet, por kërkojnë një miratim, do të kemi një dialog për të dëgjuar të gjithë argumentet nga ana e universiteteve, që ja sa kuota kemi vendosur dhe që universiteti të na dëgjojë argumentet tona, pse ne duam spostime të caktuara, apo ku duam që të kanalizohet mundi tek dyvjeçari.

E fundit është anglishtja.

Sot është rregull për të shkuar në master shkencor duhet të japësh provimin e anglishtes. Kam njohur shumë me master shkencor këtë periudhë që nuk e dinë anglishten, por që kam pyetur veten si e kanë marrë gjuhën shqipe të klasës së 9-të.

Nuk është faji i tyre, është pjesërisht përgjegjësi e tyre. Është i gjithë sistemi i gjuhës shqipe për një periudhë shumë të gjatë. U hoq gjuha shqipe, ne e rikthyem, por kjo kërkon kohën e vet. Ndërkohë që për anglishten do të vendosim një sistem preciz që të mos jetë i manipulueshëm. Sepse e dini shumë mirë se si bëhen. Këtu edhe arabisht të bëhet, shqiptarët do ia gjejnë rrugën që të dalin të gjithë arabishtfolës me letra.

Ndërkohë që anglishtja duhet bërë një barrierë e sigurt që kush di realisht anglisht të marrë realisht certifikatën dhe pastaj të vazhdojë punën.

Këto janë tema diskutimi dhe do t’i ndajmë me të gjithë drejtuesit e universitetit dhe do të kërkojmë me ministrat përkatës të ndërtohen edhe komunikime me departamentet, për të dëgjuar më shumë dhe për të marrë mendime, sidomos me pjesën e dyvjeçarit, në mënyrë që të krijojmë një frymëmarrje të re në raport me tregun. Një frymëmarrje të re që të ketë më shumë.. ajo gjëja kryesore, po ta analizojmë me pak më shumë thellësi të gjithë protestën, ishte ankthi, ku do shkoj, që lidhet me faktin që po mbaroj studimet, por a ka punë për mua?

Natyrisht, një pjesë të madhe të ankthit e krijon ideja që puna është ajo në shtet. Ne kemi zgjidhur punën për ata që janë me 9-ta dhe me 10-ta. Kjo na ka dhënë mundësi që t’i mbyllim derën atyre që vijnë nga rrugë të tjera dhe t’ju themi, na falni por kjo është për këta.

Do të jetë një proces që do ta thellojmë. Ama për të tjerët duhet realisht të mendojmë që do të duhet t’i krijojmë më shumë kapacitet që jo vetëm të gjejnë një punë, por edhe të krijojnë punë. Të vetëpunësohen, të krijojnë biznesin e tyre të vogël dhe pastaj të rriten. Kështu kanë bërë të gjithë të tjerët, nuk është se po e shpikim ne këtë gjë.

Përshëndetje nga Fakulteti i Ekonomisë, departamenti i Kontabilitetit. Ju falënderojmë që na dhatë mundësinë të flasim dhe të dialogojmë, të na dëgjoni dhe pse jo të hapet rruga që të komunikojmë edhe më tej në të ardhmen sepse energjitë dhe ekspertiza jonë është shumë e madhe edhe për të na shfrytëzuar në këtë drejtim.

Unë dua të ndalem pak edhe tek problemi që kemi në marrëdhëniet institucionale me rektoratin. Është e vërtetë që një pjesë shumë e mirë e jonë pedagogë por edhe studentë kemi votuar por gjithsesi kam përshtypjen që duhet një mekanizëm ligjor që ashtu sikurse një trup mund të zgjedh një përfaqësues ashtu edhe të mund ta çzgjedh. Edhe qeveria nuk duhet të tërhiqet në këtë drejtim sepse i ka të gjitha mundësitë, mekanizmat por edhe vullnetin pse jo, për të ndërhyrë në të gjithë hapësirën ligjore. Në dijeninë tonë ekziston një raport auditimi që është kapur me shkelje rektorati i Tiranës dhe Ministria e Arsimit nuk ka marrë masa. Aty janë parë disa shkelje edhe në aspektin administrativ por edhe në aspektin penal. Nuk e di pse nuk janë marrë masat e duhura nga anaJanë thjeshtë të papunë me një diplomë që s’kanë asnjë besueshmëri. Se ne vërtetë thamë që do t’ju bëjmë përgjysmimin e tarifës të gjithëve por ata me 5-sa nuk do të marrin përgjysmim tarife vitin 6tjetër. E kemi thënë përpara që të jemi të qartë. Me 5-sa nuk mund t’ju thuash shqiptarëve që paguani taksa ju se do paguani gjysmën e tarifës për ata që janë me 5-sa.

Ndërkohë që, ata që janë me 5-sa mund të bëjnë fare mirë një punë tjetër dhe mund të jenë shumë të zotë nëse shkojnë në një 2 vjeçare profesionale dhe dalin të gatshëm për të bërë një punë.

Dhe këto programet 2 vjeçare ne duam që ti forcojmë dhe jo të ulim numrin e atyre që nisen por të ndajmë më mirë numrin e atyre që vazhdojnë me prirjen që të shkojnë të mbarojnë deri në fund edhe masterin me numrin e atyre që bëjnë 2 vjeçarin, marrin një njohuri më të thelluar në një zanat dhe vazhdojnë punën.

Tema e dytë është mesatarja e famshme.

Deri dje e gjetëm me mesataren 5.1 shkoje futeshe po të doje. Kur vendosëm 6-tën u duk sikur vendosëm ndonjë 10 me 7 yje që ishte hata e madhe. Duhet ta rrisim mesataren për hyrjen, duhet të rrisim edhe peshën e provimeve për të pasur një kalkulim më të saktë në mënyrë që të mos kemi rritje fiktive të notave dhe ndërkohë të kemi ekuilibër midis të dyjave. Edhe kjo është në diskutim. Nuk do ti pranojmë më kuotat, “derr në thes”. Domethënë, duke qenë se kuotat vërtet propozohen nga universitetet por kërkojnë një miratim do të kemi një dialog për të dëgjuar të gjithë argumentet nga ana e universiteteve që ja sa kuota kemi vendosur dhe që universiteti të na dëgjojë argumentet tona pse ne duam spostime të caktuara apo ku duam që të kanalizohet mundi tek dyvjeçari.

E fundit është anglishtja.

Sot është rregull për të shkuar në master shkencor duhet të japësh provimin e anglishtes. Kam njohur shumë me master shkencor këtë periudhë që nuk e dinë anglishten por që kam pyetur veten si e kanë marrë gjuhën shqipe të klasës së 9-të.

Nuk është faji i tyre, është pjesërisht përgjegjësi e tyre. Është i gjithë sistemi i gjuhës shqipe për një periudhë shumë të gjatë. U hoq gjuha shqipe, ne e rikthyem por kjo kërkon kohën e vet. Ndërkohë që për anglishten do të vendosim një sistem preciz që të mos jetë i manipulueshëm. Sepse e dini ju shumë mirë se si bëhen. Këtu edhe arabisht të bëhet shqiptarët do ia gjejnë rrugën që të dalin të gjithë arabisht folës me letra.

Ndërkohë që, anglishtja duhet bërë një barrierë e sigurt që kush di realisht anglisht të marri realisht certifikatën dhe pastaj të vazhdojë punën.

Këto tema janë tema janë tema diskutimi dhe do ti ndajmë me të gjithë drejtuesit e universitetit dhe do të kërkojmë me ministrat përkatës të ndërtohen edhe komunikime me departamentet për të dëgjuar më shumë dhe për të marrë mendime sidomos me pjesën e dyvjeçarit në mënyrë që të krijojmë një frymëmarrje të re në raport me tregun. Një frymëmarrje të re që të ketë më shumë.. ajo gjëja kryesore po ta analizojmë me pak më shumë thellësi të gjithë protestën ishte ankthi, ku do shkoj që lidhet me faktin që po mbaroj studimet por a ka punë për mua?

Natyrisht që një pjesë të madhe të ankthit e krijon ideja që puna është ajo që është në shtet. Ne kemi zgjidhur punën për ata që janë me 9-ta dhe me 10-ta. Kjo na ka dhënë mundësi që ti mbyllim derën atyre që vijnë nga rrugë të tjera dhe t’ju themi na falni por kjo është për këta.

Do të jetë një proces që do ta thellojmë. Ama për të tjerët duhet realisht të mendojmë që do të duhet ti krijojmë më shumë kapacitet që jo vetëm të gjejnë një punë por edhe të krijojnë punë. Të vetëpunësohen, të krijojnë biznesin e tyre të vogël dhe pastaj të rriten. Dhe kështu kanë bërë të gjithë të tjerët, nuk është se po e shpikim ne këtë gjë.

 

Përshëndetje unë jam Julian Naqëllari, Fakulteti i Ekonomisë, departamenti i Kontabilitetit. Ju falënderojmë që na dhatë mundësinë të flasim dhe të dialogojmë, të na dëgjoni dhe pse jo të hapet rruga që të komunikojmë edhe më tej në të ardhmen sepse energjitë dhe ekspertiza jonë është shumë e madhe edhe për të na shfrytëzuar në këtë drejtim.

Unë dua të ndalem pak edhe tek problemi që kemi në marrëdhëniet institucionale me rektoratin. Është e vërtetë që një pjesë shumë e mirë e jonë pedagogë por edhe studentë kemi votuar por gjithsesi kam përshtypjen që duhet një mekanizëm ligjor që ashtu sikurse një trup mund të zgjedh një përfaqësues ashtu edhe të mund ta çzgjedh. Edhe qeveria nuk duhet të tërhiqet në këtë drejtim sepse i ka të gjitha mundësitë, mekanizmat por edhe vullnetin pse jo, për të ndërhyrë në të gjithë hapësirën ligjore. Në dijeninë tonë ekziston një raport auditimi që është kapur me shkelje rektorati i Tiranës dhe Ministria e Arsimit nuk ka marrë masa. Aty janë parë disa shkelje edhe në aspektin administrativ por edhe në aspektin penal. Nuk e di pse nuk janë marrë masat e duhura nga ana e ministrisë por duhet të kërkojmë nga studentët apo edhe pedagogët që të shkojnë tek zyra e rektorit, ndoshta edhe me këngë patriotike, dhe të kërkojmë dorëheqjen e rektorit kur mund të gjenden mundësitë për të vepruar edhe përmes mekanizmave ligjorë.

Gjë tjetër që doja të shtoja, është kjo pjesa e angazhimit që ka marrë qeveria për të marr studentët më të mirë më ekselentë në administratë. Do të mendoja që duheshin disa filtra për të marrë këta studentë sepse jo të gjithë mund ta meritojnë, ashtu sikurse mund të ketë edhe studentë me 8.9 që nuk e kanë këtë mundësi. Por një pjesë e mirë e këtyre studentëve ju na i hiqni për t’i rekrutuar në fakultetet tona si pedagogë potencialë. Një nga pikat ku ne nuk gjejmë edhe mbështetjen e rektorit është edhe pezullimi i procesit të rekrutimeve. Ka dy vite që është ndërprerë procesi i rekritimeve dhe ne nuk kemi stafin e nevojshëm për të përballuar të gjithë atë punë voluminoze. 

E fundit, për pjesën e hyrjes së studentëve në universitete. Kam përshtypjen që mund të jetë e nevojshme që të ketë një ndërhyrje në ligj që të ketë edhe provime hyrëse në Universitet. Disa universitete të mund të përzgjedhin përmes testimeve edhe studentë që ndoshta nuk mund të kenë mesataren më të mirë të mundshme në shkollën e mesme por mund t’i kenë mundësitë për tu testuar, përmes provimeve specifike, për të hyrë qoftë edhe në fakultetin e mjekësisë p.sh. që mund të jetë më i dëshirueshëm apo edhe në fakultete tona që janë shumë të kërkuara.

 

Kryeministri Edi Rama: Nëse do të shkoni tek rektori, ju lutem vetëm himnin kombëtar mos këndoni. Këndoni çfarëdolloj kënge tjetër, por  jo himnin kombëtar.

Është shumë e vërtetë që ka një raport shumë problematik për rektorin. Kini parasysh se si ndodh procedura. Ministrja e Arsimit ka të drejtë të kërkojë shkarkimin e rektorit dhe e bënë shkarkimin për një periudhë 30 ditore. Kohë që i jepet Presidentit të Republikës për të vendosur nëse e pranon, apo  nuk e pranon këtë gjë

Unë nuk e përjashtova dhe nuk e përjashtoj që kjo të ndodhë, por e përsëris, nuk është se dua të shkarkojmë përgjegjësinë tonë tek ju, apo t’ju themi juve shkoni atje. Kjo nuk është çështje shkoni ju atje, por kjo është realisht një çështje e qeverisjes së universitetit.

Unë nuk e di se çfarë bëjnë senatet, këshillat e të gjithë çfarë janë, nëse pengohet investimi i rikonstruksionit të një fakulteti, nëse nuk punon sistemi informatik dhe është e provuar se nuk punon sistemi informatikë për shkak të keqqeverisjes. Me çfarë problemesh merren, nëse këto probleme kaq akute nuk i shtrojnë?!

Mbi të gjitha është pjesë e nevojës për të pasur realisht një jetë demokratike në universitet, që kush është i zgjedhur të mbajë përgjegjësi dhe të jetë nën presion.

Ne jemi përmbajtur sepse është një ndërhyrje e fortë, jo se nuk ia përtojmë ndërhyrjeve të forta, por në këtë rast edhe për të shmangur të gjithë spekulimet se po ndërhyjmë këtu e po ndërhyjmë atje, po e marrin edhe këtë, se morën atë dhe për të tjera gjëra që ju i kuptoni vet nga shpjegimi që ju bëra, nuk kemi dashur të ndërmarrim një hap që, si të thuash, duhet të jetë i fundit, pasi të jenë ezauruar të gjitha të tjerat. Nuk e përjashtojmë këtë gjë, por e mira do të ishte që gjërat të zhbllokoheshin si rezultat i funksionimit të institucioneve brenda universitetit.

Nuk është përgjegjësi e ligjit që, kur ligji nuk zbatohet, nuk funksionon. Kur këshillat studentor janë bërë pa proces në shumë vende dhe s’janë reale, ku pastaj këto këshilla studentorë që s’janë realë, prodhojnë përfaqësues që shkojnë në senate dhe që s’janë realë, pastaj ato të gjitha krijojnë një situatë që nuk i bënë institucionet funksionale.

Përsa i përket asaj që po ju marrim pedagogët, se po marrim më të mirët në administratë, shyqyr që erdhi dita që më të mirët të vijnë në administratë, pastaj të shohim që si do bëhet. Por konkurrencë është edhe kjo në fund të fundit. T’i marrim edhe ne njëherë më të mirët, apo jo?

Sigurisht që ne do vazhdojmë të mbajmë këtë kontakt. Do bëjmë edhe biseda më të ngushta, duke zbritur më poshtë tek departamentet, për t’i dëgjuar dhe për t’i kuptuar më shume dhe do mundohemi që të jemi sa më në harmoni me nevojat reale dhe me shqetësimet reale të universitetit, për të marrë vendimet e duhura.

Këtë çështjen e provimeve hyrëse është një eksperiencë e kaluar, që nuk është se pati dhënë ndonjë rezultat. Sidoqoftë të gjitha opsionet janë të hapura edhe për ligjin e Arsimit të Lartë. Ne nuk është se ligjin e kemi shkruar në gur dhe nuk ndryshon. Deri tani nuk kam dëgjuar asnjë argument. Të çohet dikush e të thotë që ligji i Arsimit të Lartë mua më pengon në këtë pikë, për shkak të ligjit nuk bëhet dot kjo gjë.

Kurse kam dëgjuar mite që me këtë ligj financohet privati, paratë e popullit shkojnë tek privati. Disa histori që s’janë të vërteta dhe janë komplet pa lidhje me shqetësimet reale që ka universiteti. Ligji është shumë sfidues, sepse zbret shumë nga përgjegjësia që ishte diku lart në departament.

Faleminderit shumë nga ana ime!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.