Kreu Aktualitet BB: Rritja ekonomike në Shqipëri pritet të jetë 4%

BB: Rritja ekonomike në Shqipëri pritet të jetë 4%

624
0

Pas raportit të fundit të Bankës Botërore e cila konfirmon rritjen ekonomike në Shqipëri, Kryeministri Edi Rama iu drejtohet të gjithë atyre që kundërshtojnë rritjen ekonomike. Banka Botërore, në njoftimin e saj mbi raportin e ekonomisë për rajonin, vendos theksin mbi rritjen e punësimit në Shqipëri falë rritjes ekonomike. Kjo, tha Rama, ngre pyetjen për të gjithë helmnxjerrësit realë e digjitalë: “Të jetë edhe Banka Botërore jashtë realitetit vallë?” Banka Botërore konfirmoi sot se rritja ekonomike në Shqipëri pritet të jetë 4% këtë vit, duke sjellë më shumë vende pune. BB thekson se rritja e punësimit ndihmon në uljen e varfërisë në vend, ndërkohë që pritet të zvogëlohet edhe deficiti fiskal dhe borxhi publik.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.