Kreu Aktualitet BE dhe aleanca strategjike me SHBA alternativa jonë e vetme

BE dhe aleanca strategjike me SHBA alternativa jonë e vetme

111
0

“Shqipëria nuk ka rrugë apo alternativë tjetër përveçse të ecë në rrugën e vetme që ka piketuar historia jonë dhe që është trashëguar si amanet në gjithë vetëdijen e kombit, rruga drejt Bashkimit Europian dhe aleancës strategjike me SHBA-në” deklaroi sot kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur në konferencën mbi politikën e SHBA-së në Ballkanin Perëndimor.

Kjo sipas, kryeministrit Rama, mbetet e padiskutueshme, pasi në fund të ditës, ajo që të gjithë ne kuptojmë është se nuk i bëjmë reformat as për SHBA-në dhe as për BE-në, por për vetë shoqërinë tonë.

“Ne nuk i kërkojmë nga vetja të gjitha ndryshimet e domosdoshme dhe nuk jemi të angazhuar me aleatët tanë në këto procese të ndërlikuara, sepse na kërkohet nga ata, por sepse i kërkon destinacioni ynë historik, që është krijimi i një shteti modern europian me të gjitha standardet demokratike dhe institucionet funksionale”, tha Rama.

Në këtë aspekt, ai theksoi se “mungesa e dhënies së një vendimi të merituar për Shqipërinë, pa asnjë diskutim që na ka goditur psikologjikisht për një moment të gjithë, sepse “Po-ja” e BE-së është një burim energjie për të çuar para reformat, por në pikëpamjen faktike nuk ka ndryshuar asgjë, sepse  janë të njëjtat gjëra që Shqipëria duhet të bënte para se të merrte “Po-në”, të njëjtat gjëra duhet të bëjë pavarësisht nëse “Po-ja” vjen apo nuk vjen muajt e ardhshëm.

“Kjo nuk varet nga Shqipëria, nga çfarë bëjmë ne, por me atë që duan apo nuk duan të bëjnë ata në perspektivën e Ballkanit Perëndimor”, tha Rama.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.