Kreu Aktualitet Benet Beci: Pse e pranova propozimin e Ramës

Benet Beci: Pse e pranova propozimin e Ramës

475
0

Ish-drejtori ekzekutiv prej 13 vjetësh i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, FSHZH, ka pranuar propozimin e kryeministrit Rama për të drejtuar një tjetër institucion strategjik, siç është Korporata Elektroenergjitike Shqiptare.

“E pranova me kënaqësi këtë propozim si shenjë të besimit, por edhe si mundësi që përvojën time prej shumë vitesh si menaxher dhe drejtues, ta zbatoj edhe në një sektor tjetër strategjik, siç është KESH”, ka thënë Beci pas emërimit drejtor i Korporatës Elektronergjitike Shqiptare.

Që prej vitit 2005 Benet Beci është drejtor Ekzekutiv i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, i krijuar në vitin 1993 me fonde të donatorëve të huaj me mision zbutjen e varfërisë në zonat rurale.  Sipas bilancit të këtij institucioni, Benet Beci e mori drejtimin e FSHZH në kohën kur portofoli i këtij institucioni ishte rreth 116 milionë Euro. Gjatë drejtimit të tij ky portofol u rrit në më shumë se 480 milionë euro, ose 4 herë më shumë. Nga viti në vit aktiviteti i FSHZH u zgjerua duke u transformuar nga një institucion me aktivitet kryesisht në zonat rurale, në instrumentin më të besuar të donatorëve për investime në të gjithë territorin e vendit në infrastrukturë, turizëm, bashkëpunim ndërkufitar etj.

Donatorët e mëdhenj si Banka Botërore, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Banka e Këshillit të Europës, etj., i kanë besuar FSHZH projektet madhore të zhvillimit. Rreth 20 projekte madhore dhe 2,100 nënprojekte në funksion të zhvillimit të  infrastrukturës, turizmit, kulturës janë realizuar me sukses gjatë këtyre 13 viteve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.