Kreu Ditar Biri trim i Shijakut

Biri trim i Shijakut

254
0

-Me rastin e 75 vjetorit të rënies gjatë luftimeve kundër gjermano-ballistëve në Fushën e Pezës së Madhe-

Fadil Vezi lindi në vitin 1910 në Shijak. Rrjedh nga një familje me tradita atdhetare.Vuajtjet gjatë rregjimit zogist e kishin revoltuar dhe për këtë arsye ai për krahu shokët me ide përparimtare. Pushtimi fashist Italian e gjeti punëtor në fermën bujqësore “Itaba” kupunonte për t’i mbajtur frymën familjes. Qënë fillim ju bashkua luftës kundër fashistëve Italian dhe bashkëpunëtoreve të tij duke shkuar në Pezë për t’iu bashkuar si luftëtar çetës së Babë Myslimit.

Për pjesëmarrjen e tij në luftë kundër fashistëve dhe spiunëve, fashistët për t’u hakmarrë dhe për ta detyruar që të largohej nga çeta e Pezës, xhandarmëria fashiste, gruan e tij, Xhevahiren me 4 fëmijë e burgosën në Durrës ku e mbajtën 6 muaj. Këtu lindi djalin që ja vuri emrin Partizan. Kjo i tërboi edhe më shumë fashistët dhe spiunët, të cilët e internuan në Mat. Me lirimin nga burgu, familja e Fadilit me të pestë fëmijët, strehohen në zonën e lire të Pezës, nga njëra shtëpi tek tjetra, ku qëndroi deri në Çlirimin e plotë të vendit.

I vendosur, trim dhe guximtar, siç ishte, Fadil Vezi që në fillimet e Luftës Antifashiste mori pjesë aktive në të gjitha aksionet që zhvillonte Çeta e Babë Myslimit kundër pushtuesve të huaj dhe bashkëpunëtoreve të tyre. Kudo që marshoi e luftoi Fadil Vezi në krye të shokëve të tij partizan, pasqyroi cilësinë më të mire si njeri dhe aftësitë më të spikatura si drejtues formacioni partizan. I komunikueshëm me të gjithë, ai bënte për vete cilindo që takonte e bisedonte. Falë aftësive që kishte, arriti të caktohejzv/komandant i Batalionit të tretë partizan të Grupit Partizan të Pezës.

Më 28 Janar 1944, Fadil Vezi luftoi kundër gjermano-ballistëve në Pezën e Madhe ku dhe bie Dëshmor. Armiku kishte forca të shumta, afro 3000 vetë ballistë e gjermanë, gati çdo ditë, nga katundet e banuara dhe nga rrugët automobilistike, futeshin në Zonën e Pezës me qëllim, që të luftonin partizanët, të cilët rrinin në Pezë më të shumtën e kohës.

Më 28 Janar, partizanët e Batalionit të tretë me komandant Fadil Vezi, i pritën forcat gjermano-balliste në Fushën e Pezës së Madhe. Ata kishin zënë pozicione në kodrën e Zgurjes dhe të Postës mbi Pezën e Madhe.

Në kohën kur po zbriste nga Çelmetja dhe nga Peza e Vogël për t’u futur në Pezën e Madhe, armiku u godit nga armët partizane. Partizanët me pushkë, mitrolozë dhe automatikë, qëlluan forcat armike, të cilat u tërhoqën të frikësuar, mbasi nuk e pritnin këtë goditje. Lufta vazhdoi më shumë se 5 orë. Partizanët të mbajtur në pozicionet e tyre, megjithë zjarrin e madh që hapi në fillim armiku, nuk paten asnjë humbje. Armiku u dëmtua rëndë dhe po tërhiqej.

Fadil Vezi i entuziazmuar prej suksesit, mori me vete katër shokë dhe shkoi poshtë pozicioneve partizane, afër përroit të Pezës me qëllim që të kontrollonte nëse armiku kishte lënë të vrarë aty. Sapo ju afrua Përroi të Pezës, një snaiper nga kodra e Çelmetjes, e qëlloi për vdekje në zemër. Kjo qe një humbje e madhe për partizanët, të cilët u betuan që do t’ia merrnin hakun dhjetë fish. Babë Myslimi në librin “Kur dhashë Besën”, shkruan:

“Mbas dy javësh u vra edhe Fadil Vezi, zevendësi i Kajos. E kam pas dashtë shumë Fadil Vezin, këtë bir trim të Shijakut! Shkonin si vëllezër me Kajanin”.

I lavdishëm qoftë kujtimi i tij!

Xh. Çelmeta

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.