Kreu Sociale Bjeshkët Herushtë – Qafë Vërri

Bjeshkët Herushtë – Qafë Vërri

203
0

Sylë Gosturani

Nga sheshpushimi i shkallës të Zeqanisë së poshtëm apo nga një sukë e ngritur sipër kësaj shkalle, vija shikuese e horizontit zgjerohet duke të sjellë para syve formacione e pejsazhe krejtë të ndryshme nga ato të radesheve, që përbëjnë bjeshkët Herushtë – Qafë vërri . Faqja e prapme e Radesheve ndahet nga këto bjeshkë me faqen veriperendimore  të Shkelzenit , me rudinat poshtë shkallës së Zeqanisë së epërme dhe me lugun e Herushtës . Këto bjeshkë shtrihen në të dy anët e një kurrizi , që zë fill aty ku mbaron lugu i Zeqanisë së epërme dhe vazhdon drejtimin veri-prendimor gjerë në qafë të Vërris. Ai kurriz fillimisht ka drejtim drejtëvizor por në vazhdimësi pëson shumë zig-zake majtas e djathtas duke formuar kande konkave e konvekëse, shpate rudinë të pjerrtë e shumë të pjerrtë. Kurrizi nga fillimi drejtë v.p. ka tendencë ngritje duke formuar maja të larta e qafa në mes majave, nëpërmjet të cilave bëhet lidhja në mesbjeshkëve. Shpatet v.p të  këtyre bjeshkëve përfundojne në anën e majtë të lumit të Gashit ose në pjesë përbërse të atij lumi. Shpatet v.l. përfundojnë në vendformimin e rrjedhjes së sipërme të lumit të Sylbicës për të vazhduar me butësitë e rudinave të Sulbicës , të cilat në dy apo tre raste nderpritën me vargje shkëmbenjsh të coptuar e të thepisur. Gjithë kurrizi dhe shpatet për të dy anët janë të zhveshura nga drunjët dhe në vetvete formojnë kullotë alpine të pa shoqe.

Në fillesat e kurrizit, në të djathtë të tij e gjerë në qafë të Vërrisë  gjendet bjeshkë   Herushtë, Stani i Poshtër, Cakala, Tringëllimë dhe Pribuej  ndersa në të majë të gjendet bjeshkët: Pojanë, Rreshkëz dhe Sylbicë. Nga qafa “Zeqania e poshtme” , në vijë të drejtë horizontale, duket një maje jo e lartë sa majat e tjera të vargut, që nuk gabojmë po ta quajmë maja e Herushtës. Në atë majë bashkohen tre kurrize, që vijnë nga drejtime të ndryshme. Ato kurrize ndajnë nga njëra tjetra bjeshkët: Pojanë, Herushtë dhe Tringëllimë. Kurrizi, që ka zanafill fundin e lugut të Zeqanisë së epërme, në fillim, për më shumë se 250 apo më shumë metra, mban drejtim horizontal, pastaj gjatë një shpati plot me barë, fillon një ngritje për të përfunduar në majën e Herushtës. Gjithë pjesa horizontale e këtij kurrizi ndanë Pojanën nga Herushta. Kurrizi tjetër, që zanafillin e ka afër Zallit të Kutës (pjesë e lumit të Gashit), fillimisht pjertësia e tij është mbi 40 gradësh. Në mes pjesës së poshtme dhe pjesës së sipërme kurrizi merr formën e një harku dhe pas këtij harku merr drejtim drejtvizor për në maja të majas. Këto dy kurrize veçojnë Herushtën, e cila shtrihen në hapsirën këndore  që formojnë ato krrize në majën e majës. Herushta në vetvehte përbën një pjerrtësirë të ndarë në disa rudina gjatësore nga maja e majës dhe e kurrizeve. Ato rudina ndahen nga njëra tjetra nga disa përrenj të vegjël dhe lugje Poshtë atyre rudinave të bukura gjendet tella e Herushtës me katër apo pesë stane ngjitur me njëri-tjetrin.

Në Herushtë ka disa burime uji të shpërndare propocionalisht në ato rudina. Kjo ndihmon  që blegtoria dhe barinjtë të gjëjnë ujë ngado që të shkojnë. Në pjesën e sipërme të rudinave, poshtë varreve  Herushtës, gjendet një liqe i vogël, që furnizimin me ujë e merr nga shkrirja e dëborës dhe nga rreshjet e shiut. Në kohëthatësire, gjatë verës shteron. Kurrizi tjetër, që fillon nga maja e majës, bënë një zbritje të bute pastaj vazhdon horizontalisht gjerë në qafë të Tringëllimës, më tej unifikohet me shpatin e bjeshkës, për të marrë drejtim majtas gjer në maje të Tringëllimës. Ky kurriz dhe ai që fillon nga Zalli i Kutës, veçojnë bjeshkën e Tringëllimës nga Herushta dhe Pojana. Në Pojanë, Herushtë dhe Tringëllimë verojnë vllazëri me afërsi gjaku prandaj nuk kanë problem kufinjsh në mes tyre. Tringëllima e merr emrin nga një burim që gjëndet sipër tellës. Ai burim gjendet buzë rrugës, e cila vijon për në bjeshkët e tjera. Uji i atij burimi para se të dali në sipërfaqe të tokës, hidhet nga një lartësi rreth 30-40 cm. duke prodhuar një zë tingëllues, prandaj kroi thirret “kroi i tringëllimës”dhe bjeshka me këtë emër. Kroni i tingëllimës ka ujë shumë të ftohtë por ai ka zë edhe si ujë kurativ. Çdo rrugëtar  që kalon andej, ulet të pushojë, ushqehet nese ka ushqim me vete dhe dy apo tri herë gjatë pushimit pin ujë në atë burim që i lehtëson tretjen e ushqimit dhe pastrimin e veshkave. Rudinat, të cilat ndodhen në mes dy kurrizeve, atij  që fillon nga qafa e Tringëllimës dhe atij  që fillon poshtë lugut të Zeqanisë, përbëjnë një perlë për gjitha bjeshkët. Ato shkëlqejnë kur bie shi me diell dhe ylberët kryqëzohen me njëri- tjetrin. Një pejsazh të tillë e kam përjetuar, e kujtoj dhe e përfytyroj atë pejsazh, i cili në ato momente nuk më lejonte të lëvizja po më mbante në vend që ta soditja me frymëmarrje të nderprerë. Sipër kroit të tringëllimës lartësohet maja me të njëjtin emër e lartë pothuajse sa Shkelzeni, me maje të shytavur dhe shpatet në vijimësi të thepisura. Shpatet perendimore të majës së Herushtës dhe gjithë vijimsia e tringëllimës drejtë qafës së Vërrinjës, janë shumë të pjerta, të coptuara dhe të ndarë nga njëri-tjetri me lugje, humnera, thepa e varg thepash. Rruga nga kroni i Tringëllimës për në bjeshkët e tjera, vazhdon shpateve të majave me zigzake të vogla, herë ulet e herë ngrihet duke farmuar qafa në mes maloreve e tatpjetave.

Shumë mahnitëse janë vijimësitë e rrugës edhe për gjatë kurrizeve. Në një vend rruga, është e formuar nga të sjellurit e erërave, të cilat fryjnë në të njëjtën kohë nga të dyja faqet e majave. Nder qafat  që mund të përmendim është “Qafa e Pribuajve”. Nëpërmjet asaj qafe bëhet lidhja e Sylbicës me Pribuejtë. Malorja më me zë është “përjetëza e Elezit”. Ajo emërtesë lidhet me njërin nga të parët e Gosturanit, i cili sipas gajdhënës është kthyer në atë vend për në shtëpi, mbasi rruga i është dukur shumë e gjatë dhe me shumë lodhje. Shpatet e majave gjer te përpjetëza e Elezit janë plot me lugje, vargëzim thepash, thepa të shpërndarë nëpër faqet e shpateve, poshtë të cilëve gjenden shpella, që ndihmojnë barinjtë e kalimtarët për t’u mbrojtur kur ka stuhi të fuqishme. Sipër përpjetëzës së Elezit gjendet një kurriz me pedencë ulje. Po të ulesh e të pushosh aty gjenë kënaqësi nga bari plot aromë, era që fryn e të freskon dhe nga hapsira pa fund që mund të soditësh. Në mesin e atij kurrizi, në krahun e djathtë të tij, gjendet një varr. Sipas gojdhënave, ai varr është  varri i një gruaje. As kund nuk mund të gjesh një vend si ai për të siguruar qetësi e prehje pas vdekjes .Poshtë atij kurrizi, fillon një faqe rudine, kurrizi i djathtë i së cilës përfundon në një nga majat e larta të atyre majave, që quhet maja e “Koritave”. Poshtë shpatit të asaj maje, diku nga mesi i gjithë gjatësisë, për shkak të rrudhosjes së tokës, shpati nderpritet duke formuar një kurriz me tri faqe, në anën e majtë të të cilit, në formë të një tarace natyrore gjendet një shesh ku janë ndertuar stanet e Pribuajve. Hapësira në mes Tringëllimës e Pribuajve është një reliev tepër i coptuar. Aty gjen lugje, të cilat fillojnë nga majat e majave e nga kurrizet. Aty gjenë lugje të ngushta plot me barë e lule, që në gjuhën dialektore thirren: ”fyte”. Aty gjenden thepa të shpërndarë e varg thepash të pashkëputur nga majat apo kurrizet. Në rrëzë të thepave të veçuar gjenden shpella ku mund të mbrohen nga shiu apo breshëri, barinjtë apo kalimtarët. Të gjitha lugjet në mes Pribuajve e Tringëllimës përfundojnë në një përrua të vetëm, në anën e djathtë të tij gjenden bjeshkët, Stani i poshtëm dhe Cakalë  Ato janë bjeshkë pranverore e vjeshtore.

Në fillim të muajtë Prill shpatet sipër këtyre bjeshkëve, mbushen me aguliç dhe plot njerëz nga fshatrat e Gashit e të Shipshanes shkojnë për t’i mbledhur, sepse nga tregtimi i tyre sigurojnë shumë të ardhura. Shpatet e atyre bjeshkëve, luginat e vargthepat , rudinat dhe çetat plot me barë, të ushqejnë shpirtin e mendjen më bukuri të rralla, të mbushin me ajër të pastër mushkëritë, të zgjerojnë pa kufi vijën e horizontit,  kur je aty në ditët e verës me diell nuk të bëhet të largohesh. Në çdo drejtim lëvizje, gjen burime të freskëta me ujë qelibar për të shuajtur etjen. Ato maja kanë edhe një veçori moti nga bjeshkët e tjera. Ndodh, që aty veçoritë e motit (shtypja atmosferike, temperatura e ajrit, era dhe rreshjet )të ndryshojnë papritmas. Shumë herë këtë ndryshim e kam përjetuar i vetëm e me shokë. Si rezultat i ndryshimit të shtypjes atmosferike e më pastaj i të gjitha dukurive atmosferike, hapsira merr këtë tabllo: Në qiell dalin retë. Era bëhet nga çasti në çast më e fuqishme dhe më e ftohtë. Mjegulla mbulon majat e dale nga dale, zbret në lugina e rrëzë shpateve. Vetëtimat e bubullimat fillojnë pa shkëputje. Pikat fillestare të shiut kthehen në breshër. Je i detyruar të ecësh me vrap, sepse rrezikon edhe të vdesësh. I kam përjetuar disa herë këto tabllo por një herë që na rrezikoi pesë vetave, e kam shumë të freskët në kujtesë. Ishim tre adoloshentë dhe dy të rritur. Njëri nga të rriturit kishte një armë. Ai na lejonte ne të vegjëlve të shtinim me të po kur dolem në qafë të Vërrisë, natyra u egërsua. Sa kemi dale në rudinat poshtë majas së Koritave,nuk e kemi pare rrugën për të ecur. Vetëtimat shtriheshin për tokë sikur donin ta kallnin. Bubullimat të shtinin tmerrin. Kali që kishim me vete, ecte sa vetëtimat shpejt. Kur kemi arritur sipër pjetëzës së Elezit, një vetëtimë e fuqishme na u dukt sikur na përcëlloi flokët. Kam hapur sytë për të parë çfarë ndodhi. Jam habitur kur kam pare bashkudhëtarë në këmbë duke ecur. Zakonisht këto stuhira nuk zgjatin shumë dhe ndodhin në vende të lokalizura. Ato rrebeshe vrehen në mes të majave, në fillim apo në mbarim të tyre. Rrallë ato stuhira në kohë vere, mund të pushtojnë gjitha majat. Ato janë kujtime të pashlyeshme në kujtesë dhe shpesh here, kur bashkohemi me njëri-tjetërin, kujtojmë duke thënë: “A të kujtohet kur na zuni kokrrizi në këtë apo atë vend”!….

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.