Kreu Aktualitet Bllofi i PD dhe LSI me koston e Unazës së Madhe

Bllofi i PD dhe LSI me koston e Unazës së Madhe

519
0

Kostoja e aksit “Mbikalimi Shqiponja-Pallati me Shigjeta” në kuadër të Unazës së Madhe të Tiranës u përdor gjatë ditëve të fundit nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim për të karikuar qytetarët të dilnin në protesta me pretendimin se kemi të bëjmë me një aferë korruptive.

Çdokush ka dëgjuar Lulzim Bashën, Petrit Vasilin, Monika Kryemadhin apo të tjerë funksionarë të opozitës teksa deklaronin se 40 milion euro të kostos së unazës pjesëtoheshin për 2.3 kilometra dhe dilte kosto e frikshme prej 18-20 milion euro për një kilometër.

Tabela bashkëlidhur mjafton për të kuptuar se dy partitë kryesore të opozitës, në mënyrë të qëllimshme kanë dizinformuar opinionin publik duke dashur të përfitojnë për qëllime të pastra politike.

Basha, Vasili dhe Monika thonë se rruga ka vetëm 2.3 kilometra. Në fakt, kjo është tërësisht e pavërtetë pasi projekti përfshin: 2.3 kilometra rrugë kategoria A Urbane, 4.68 kilometra rrugët e shërbimit “Kategoria F”, 5 km trotuare, 5 km korsi biçikletash, nënkalime këmbësorësh, ndriçim rrugëve kategoria Urbane A, ndriçim i rrugëve kategoria F, punimet e drenazhit dhe kullimit.

Përveç kësaj, investimi përfshin mbikalim dhe nënkalim tek Sheshi Shqiponja, dy mbikalime të tjera dhe dy nënkalime përkatësisht tek Lana dhe Astiri.

Siç mund ta shikoni në tabelë, kostot zë për zë të këtij investimi e qartësojnë se vetëm veprat e artit infrastrukturore mbikalime, nënkalime në rrugët e Kategorisë A dhe ato të kategorisë F në këtë projekt kanë 75% të totalit të kostos.

Sipas po kësaj tabele rezulton se 2.34 kilometra rrugë kategoria A Urbane që është me standardet e një autostradë urbane, e para në Shqipëri, kanë si kosto në total 5.3 milion euro. Thënë ndryshe, kosto për kilometër e kësaj lloj rruge është 2.2 milion euro.

4.68 kilometra rrugë Kategoria F kanë si kosto 3 milion euro, ose thënë ndryshe 646 mijë euro për kilometër. E gjithë pjesa e zërit të rrugëve në këtë vepër është sa 21% e totalit të kostos së projektit.

Në një kohë kur Basha, Monika dhe Vasili pretendojnë se një kilometër rrugë shkon 20 milion euro, e vërteta është se 6.88 kilometra kanë si kosto totale 8.3 milion euro.

Pjesa tjetër e kostos shkon për nyjen e madhe të Sheshit Shqiponja dhe katër nënkalime dhe mbikalime të tjera që do të ndërtohen në këtë segment.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.