Kreu Ditar Brigada e VI partizane në krijimin e saj

Brigada e VI partizane në krijimin e saj

122
0

75 vjet më parë, më 26 Janar të vitit 1944, në qytetin historik të Përmetit, u krijua Brigada e VI-të Sulmuese partizane, e para në qarkun e Gjirokastrës, dekoruar me titullin e lartë “Hero i Popullit”. Formimi i kësaj brigade të UNÇ, u përgatit me shumë kujdes në kushtet e vështira të Luftës. Por ceremonia e përurimit nuk u realizua për shkak se komanda naziste gjermane e kishte zbuluar krijimin e saj dhe angazhoi mbi gjashtë mijë forca të përgatitura e të armatosura me armatim e teknikë luftarake dhe me aviacion së bashku me 200 forca balliste për të asgjesuar forcat partizane të kësaj brigade te ardhja e tyre Berat-Këlcyrë-Përmet, Gjirokastër-Këlcyrë-Përmet dhe nga Leskoviku-Përmet.

Në këto kushte të vështira, komanda e Brigadës VI-të, organizoi zenien e mbrojtjen e pozicioneve Kuqar-Varibop-Kosinë, Petran-Mali i Bardhë dhe rrezen e fshatrave në krahun e majtë të derdhjes së lumit Vjosa. Luftimet u zhvilluan të ashpra për ndalimin e forcave naziste që vinin nga drejtimet e mësipërme të shoqëruara me autoblinda dhe me goditje me aviacion. Në këto pozicione mbrojtëse, forcat partizane të Brigadës, vazhduan tre ditë e tre net, deri sa u tërhoqën partizanët e sëmurë dhe forca të tjera të ardhura nga krahina e Zagorisë e Gjirokastrës për të kaluar Qafën e Dhembelit, në qytetin e Përmetit e në vazhdim për të kaluar në zonën e lirë Çerje-Dangëlli. Ky objektiv i komandës të Brigadës, u realizua me sukses. Në këto luftime, të gjitha forcat e brigadës treguan trimëri dhe vendosmëri ndaj forcave naziste gjermane, në veçanti forcat e batalionit të parë “Asim Zeneli”, me komandant Riza Veipin e komandantin e kompanisë Halil Ymeri; Batalioni i katërt “Naim Frashëri” me komandant Feti Bubësin, në drejtimi Petran-Mal i Bardhë. Në këto luftime, dhanë jetën Teki Gjashta, komandant kompanie e të tjerë; u plagos rëndë me goditjet e mortajave naziste, komisari i batalionit Ago Çelli etj. Forcat naziste dogjën për të tretën herë qytetin e Përmetit dhe fshatrat Kosinë, Kutal, Badelonjën, Leusen, Petranin etj.

Brigada e VI-të Sulmuese partizane, në provën e parë pas krijimit, e tregoi veten si njesi e fortë luftarake, me trimëri e me vendosmëri, përballoj sulmet e goditjet e forcave naziste gjermane, të autoblindave e goditjet me aviacion, krijoi bashkëveprim të ngushtë me repartet e tjera partizane dhe me popullin që krijoi dashuri e respekt në përballjen me sukses sulmet dhe goditjeve nga forcat naziste gjermane.

Brigada e VI-të “S” partizane, edhe pas ketij operacioni, zhvilloi luftime të përgjakshme me forcat naziste gjermane dhe bashkëpunëtoret e saj ballisto-zogist. Për t’u përmendur janë veprimet luftarake të batalionit të parë e të dytë për çlirimin e Libohovës dhe në zonën e Lunxhërisë. Me datat 6-8 të Shkurt u zhvillua edhe beteja në Kalanë e Shëndridhes, ku ranë heroikisht, komandanti i Batalionit Sadik Buzo, komandanti i komapnisë Halil Ymeri, Sejdin Minga, zv/komandant kompanie etj.

Në fundin e muajit Mars 1944, batalioni i tretë, “Baba Abas” sulmoi dhe zhvilloi betejën e përgjakshme kundër forcave naziste e balliste bnë fshatin Mavrovë të Vlorës, në terren të vështirë ku forcat gjermane kishin përgatitur trashe dhe hendeklidhje me qendra zjarri. Në këtë betejë u vranë shumë forca naziste e balliste, por edhe nga partizanët dhanë jetën 22 vetë, midis tyre zv/komandanti e zv/komisari i Batalionit, Mustafa Asllani dhe Mitat Gjoliku. Tërë efektivi i batalionit, luftoi me trimëri e me vendosmëri, por në kushte tepër të vështira për të pritur objektivin.

Më 29 Mars të këtij viti, batalioni i katërt “Naim Frashëri”, nën drejtimin e komisarit të brigadës Mustafa Matohiti, zhvilloi betejën për marrjen e garnizonit të forcave naziste gjermane e bashkëpunëtorët e tyre, në Kalanë e Margellecit në Patos të Fierit. Edhe kjo betejë e përgjakshme në bashkëveprim me forcat partizane të grupit Mallakastër, tregoi trimëri, guxim e vendosmëri nga partizanët e kuadrot e saj. Mbas disa orë luftimesh, forcat partizane e realizuan detyrën për asgjesimin e forcave naziste e balliste në këtë garnizon të parapërgatitur. Në këtë betejë të përgjakshme, rënë heroikisht Mustafa Matohiti, komisari i Brigadës; Meleq Gosnishti zv/komandant i Batalionit; Lefter Talo komisar kompanie dhe Dinjo Kalenja, komisar batalioni në grupin Mallakastër. Të katër janë dekoruar “Heronj të Popullit”, në këtë betejë të përgjakshme, doli në pah heroizmi, vendosmëria dhe shpirti sulmues i partizanëve. Forcat e Brigadës VI-të dhe partizanët e grupit të Mallakastrës, çliruan këtë garnizon të fortifikuar të forcave naziste gjermane dhe shkroi një faqe heroizmi në historinë e kësaj brigade heroike.

Në rrugën 75 vjeçare, Brigada e VI-të “S” partizane, ka zhvilluar luftime e beteja të shumta luftarake. Kjo njesi e madhe dhe e fortë e UNÇ, përballoi me sukses Operacionin e forcave naziste gjermane në muajin Qershor të vitit 1944, në Jug të vendit, në kushte të vështira dhe doli më e fortë nga ky Operacion. Në lëvizjen e kësaj Brigade për në Shqipërinë e Mesme e në Veri të vendit, kur erdhi në fshatin Dragot të Tepelenës, komanda e Brigadës mori kërkesë nga populli i fshatit Dukaj për asgjesimin e forcave naziste e mercenare në këtë fshat. Dy batalionet e kësaj brigade, me datën 25 Korrik 1944, e asgjesuan këtë garnizon duke treguar trimëri e vendosmëri si në çdo betejë luftarake me okupatorët e bashkëpunëtorët e tyre. Në muajin Shtator të këtij viti, kjo Brigadë Heroike, zhvilloi betejën me forcat naziste gjermane në Labinot të Elbasanit. Edhe në këtë betejë, spikati trimëria, guximi dhe vendosmëria e partizanëve të kësaj brigade.

Më 20 Tetor të vitit 1944, u çlirua garnizoni armik në Shempal të Mirditës. Ky garnizon i përgatitur me pozicione dhe hendeklidhje e me qendra zjarri, u asgjesua dhe u muar nga forcat partizane të Brigadës VI-të, VII-të dhe të Brigadës XXII-të të UNÇ. Në këtë betejë u vranë 65 forca naziste e mercenarë; 85 u zunë robër dhe shumë material ushtarake të grumbulluara në këtë garnizon nga forcat e Brigadës VI-të, tre të vrarë dhe midis tyre borizani Naun Thomollari e Todi Dako. Populli i Mirditës për çlirimin e këtij garnizoni, përshëndeti partizanët për trimërine, guximin e vendosmërinë e tyre të paparë dhe krijoi bindjen për partizanët e kuadrot e saj në rrugën e tyre për çlirimin e vendit nga okupatorët dhe bashkëpunëtoret e tyre. Asgjesimi i forcave naziste e të forcavëe mercenare në garnizonin e Shempalit më 20 Tetor të vitit 1944. Shënoi çlirimin e rrethit të Mirditës e që festohet me madhështi në çdo përvjetor jubilar.

Më pas, Brigada e VI-të “S” partizane, vazhdoi luftimet për çlirimin e Pukës, rrethin e Tropojës dhe deri në Shkodër për çlirimin e saj e të gjithë Shqipërisë më 29 Nëntor të vitit 1944. Me urdhër të Komandantit të Përgjithshëm, Brigada e VI-të partizane, kalon kufirin shtetëror, në ndjekje të forcave  naziste gjermane për çlirimin e popullit në Malin e Zi, në Sanxhak dhe në Bosnjen Jugore. Luftime të përgjakshme u zhvilluan për marrjen e zënien e Kalasë së Medunit, e fortifikuar nga forcat naziste gjermane, në Biocem në Kosor e në objekte të tjera të rëndësishme. Forcat naziste pësuan humbje në njerëz, në armatim e teknikë luftarake. Në vazhdim, luftime të ashpra u zhvilluan në lartësinë Ljeva-Reka, në Verushë të Malit të Zi. Në këto luftime u angazhua batalioni “Naim Frashëri”, ku rqnë3 heroikisht, komandanti i kompanisë Ngjeli Goga, komisari Muke Koblara, përgjegjese e rinisë Fanjo Çiçaku e partizanë të tjerë. Më pas, sulmoi batalioni i parë “Asim Zeneli”. E morën këtë objekt të rëndësishëm e vazhduan mësymjen duke u shkaktuar forcave armike të vrarë e të plagosur. Populli i kësaj zone në Verushë, i përgëzoi partizanet për asgjesimin e forcave armike, për trimërinë e guximin e tyre në kushte të vështira, në dëborë e akull.

Brigada e VI-të “S” partizane, pas fitores të arritur në lartësinë Ljeva-Reka, vazhdoi luftimet drejt Drisko e Vishegrad, në ndjekje të forcave naziste që vinin nga Podgorica. Këto luftime ishin më të vështira në Drisko e në periferi të saj, në Bosnjen Jugore. Luftimet u zhvilluan të përgjakshme nga forcat armike, vranë 50 veta e shumë të plagosur; nga forcat partizane 6 partizanë që luftuan me trimëri e guxim të paparë.

Marrja e lartësive në Drisko e përreth saj, bënë të mundur afrimin e forcave partizane për të kapur Vishegradin, ku forcat naziste patën shumë humbje. Nga forcat tona, u vra zv/Komandanti i batalionit, Lame Kanani nga fshati Dames  të Tepelenës. Në fundin e luftimeve nga Brigada e VI-të Sulmuese partizane, u vra partizani Xhemal Stroka, trim mbi trimat si askush tjetër.

Brigada e VI-të partizane, pas dy maj luftimesh të përgjakshme me forcat naziste gjermane e bashkëpunëtoret e saj çetnikë, çliroi qytetin Rudo dhe Vishegradin. Çlirimi i këtyre qyteteve të rëndësishmne u rezalizua nga luftimet e përgjakshme të Brigadës VI-të, VII-të dhe XXII-të të UNÇSH. Këto brigade partizane, fituan admirimin e popullit në  Malin e Zi, Bosnjen Jugore deri në Vishegrad. Sjelljen shëmbullore dhe frymën internacionaliste me moral të lartë dhe disiplinë të ndërgjegjshme.

Brigada e VI-të partizane, si gjithë të tjerat, përtej kufirit shtetëror, përballoi vështirtësitë për veshmbathje dhe ushqim, kushtet atmosferike në dëborë e akull dhe në terren të panjohur, por mbi të gjitha spikati trimëria, guximi dhe shpirti vetmohues i partizanëve e kuadrove të saj, duke i shkaktuar forcave armike, 680 të vrarë e robër sdhe shumë të plagosur, dëmtime në armati m e teknikë luftarake. Nga forcat tona partizane pati 53 të vrarë dhe 94 të plagosur. Kjo Brigadë partizane e UNÇSH u largua nga populli i Kosovës në javën e parë të muajit Qershor dhe mbrriti në qytetin e Ohërit të Maqedonisë më 18 Qershor të vitit 1945. Në muajin Dhjetor të këtij viti u kthye në Atdhe, në qytetin e Korçës.

Në 75 vjetorin e krijimit të Brigadës së VI-të “S” partizane, kujtojmë rrugën luftarake të saj, trimërinë, guximin, vendosmërinë, aftësitë organizuese e drejtuese të komandave e të shtabeve në aksione e beteja të përgjakshme me forcat naziste gjermane të përgatitur e të armatosur me armë moderne të kohës e në bashkëveprim me forcat ballisto-zogiste. Këto e të tjera cilësi duhet t’i kujtojmë në çdo përvjetor, pse siç dihet, LANÇ e popullit shqiptar ishte dhe mbetet më e madhja në historinë e tij, kundër okupatorëve nazi-fashistë deri në çlirimin e vendit më 29 Nëntor të vitit 1944.

Lavdi Brigadës VI “Hero i Popullit”!

QERIM MEÇO

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here